Luletogëza; Terapia më Moderne për Zemrën

 

Arabisht: القمعية، قفاز الثعلب – Kam’ijeh, Dorashkat e Dhelprës

Anglisht: Foxglove.

Emri shkencor: Digitalis L.

Familja: Plantaginaceae.

Luletogëza është bimë barishtore dy vjeçare ose më shumë, me gjatësi 10-35 cm. Lulet duken si zile të varura, zakonisht janë me ngjyrë të purpurtë, të bardhë, të verdhë, apo të kuq. Lulëzon në fillim të verës dhe frekuentohet shumë nga bletët. Fruti ngjason me një kasulë dhe përmban fara të shumta brenda tij. Gjenden deri 20 lloje të Luletogëzës.

Orgjina e bimës është Evropa Perëndimore, Azia Perëndimore dhe Maroku.

Pjesët e bimës që përdoret janë: gjethet dhe lulet, të cilat përdoren në vitin e dytë të lulëzimit

Përmbajtja aktive e bimës: përmban lëndën, digitoxin kardiak glycoside, Crystodigin, Lanoxin, hidroxyl, lactone,  kompleksin me proteina, kalium,  sodium, etj.

 

Përdorimet mjekësore të bimës

– Studimet e kryera rreth kësaj bime kanë treguar se ajo kuron çrregullimet dhe të gjitha sëmundjet e zemrës.

– Punon si një agjent për rregullimin e rrahjeve të zemrës.

– Marrja e saj në mënyrë të rregullt kuron dobësinë e zemrës.

– Forcon muskujt e zemrës.

– Parandaluesi më i mirë i atakut kardiak.

– Është përdorur  për të sëmurët me dridhje atriale.

– Parandalon infarktet.

– Parandalon dështimet e zemrës.

– Terapia me këtë bimë është konsideruar  si terapia më moderne për zemrën.

– Kjo bimë ka dhënë efekte pozitive edhe në parasympathetic nervous system.

Kujdes!!

– Këshillohu me mjekun  para përdorimit të bimës.

– Nuk duhet të përdoret në doza të larta.

– Nëse meret me doza të larta mund të shkaktojë impuls të dobët, të përziera, të vjella, çrregullime në zemër.

– Nuk është e këshilluedhme për gratë shtatzëna as gjatë gjidhënies.