Lulelakra; dobi të panumërta shëndetësore dhe receta të shëndetëshme gatimi
Arabisht: القُـنَّـبِـيط
Anglisht: Cauliflower
Emri shkencor: Brassica oleracea var. botrytis
Familja: Brassicaceae
Lulelakra është bimë barishtore me gjatësi 50 cm, me gjethe të mëdha që mështjellin një tufë lulesh me ngjyrë të bardhë ose të verdhë, që janë të ngrënshme.
Orgjina e lulelakrës është Qipro, por sot kultivohet dhe është e njohur në të gjithë botën. Përdoret në gatime të ndryshme. Nuk është shumë e preferuar nga fëmijët por është e domosdoshme për shëndetin e tyre.
Botanisti dhe mjeku i njohur arab Ibën Bajtar ka thënë: Ajo vret krimbat e barkut, shpërbën tumoret, kuron plagët, pastron rrugët urinare, kuron shpretkën dhe mëlçinë. E kombinuar me mjalt kuron ngjirjen e zërit dhe lufton helmimet.
Elementët përbërës të lulelakrës: Calories, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Carbohydrate, Sugar, Iron, Calcium, Magnesium, Flouride, Zink, Selenium, Omega-3, omega-6, Vitamins, A, B6, B12, D, K, Thiamin, Riboflavin, Niacin, Folate, Betaine, Pantothenic Acid, etc.
Dobitë shëndetësore të lulelakrës
– Forcon sistemin imun dhe lufton radikalet e lira.
– Lufton qelizat kancerore dhe ndihmon për kurimin e kancerit të gjirit, tw fshikëzës, kancerin e zorrës së trashë, tw prostatës, vezores dhe të stomakut.
– Ul presionin e lartë të gjakut, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Parandalon akumulimin e yndyrës, rrit aktivizimin e gjakut, parandalon arteriosklerozën dhe mbron zemrën.
– Largon toksinat e trupit dhe parandalon ulçërën e stomakut.
– Mbron indet e kockave dhe tw dhëmbëve, lufton infeksionet e kyçeve dhe sëmundjet reumatike.
– Mbron shëndetin e syve, forcon shikimin dhe shmang verbërinë.
– Mbron membranat qelizore të trurit, forcon kujtesën, parandalon sëmundjen Alzheimer dhe sëmundjen e parkinsonit.
– Stimulon energjinë seksuale, forcon spermatozoidët dhe lufton infertilitetin.
– Mbron shëndetin e flokëve, parandalon rënien, dhe ndihmon rritjen e tyre.
– Përmirëson methylationin e ADN–se.
– Mbron fëmijët nga çrregullimet hormonale.
– Parandalon plakjen e qelizave, stresin kronik, dhe depresionin.
– Djeg yndyrat dhe ndihmon uljen në peshë.
– Pastron mëlçinë dhe nxit funksionimin e saj.
– Ruan lëkurën nga rrezet e dëmshme UV, dhe parandalon rrudhat.
Shënim!
Nëse nuk teprohet në konsumimin e saj dhe konsumohet në mënyrë të shëndetëshme, lulelakra konsiderohet e sigurtë.
Ju duhet patjetër të konsumoni 2 herë në javë lulelakër
Ja disa receta gatimi
Mënyra e parë
Lulelakër e gatuar me shafranin e Indisë
Përbërësit
– 1 lulelakër mesatare e prerë në copa.
– 1 gotë me lëng pule.
– 1 lugë shafran.
Për salcën
– 3 lugë vaj ulliri.
– 2 lugë lëng limoni.
– 1 lugë me huthra të copëtuara.
– Piper dhe kripë.
Përgatitja
Vendosni lëngun të ziejë, shtoni lulelakrën dhe shafranin dhe lëreni të ziejë për pesë minuta, vendosini në pjatë të thellë, shtoni salcën e përzier më parë dhe pastaj mund ta servirni.
Mënyra e dytë
Lulelakër e zier me avull
Përbërësit
– 1 lulelakër të prerë në copa të vogla.
– 1 lugë me hudhër të copëtuar.
– 1 lugë të vogël bërzilok të freskët.
– 2 qepë të njoma të prera në copa të vogla.
– Kripë dhe piper.
– 2 lugë vaj ulliri.
Përgatitja
Vendosni lulelakrën dhe hudhrën në tenxheren me avull për 15 min, provojeni me pirun nëse ka zier.
Vendoseni në një pjatë dhe me ndihmën e pirunit shtypeni lakrën dhe më pas shtoni përbërësit e përmëndur më lart, përziejini mirë dhe më pas mund ta servirni.
Lulelakër e pjekur me limon dhe majdanoz
Përbërësit
– 1 lulelakër, e larë dhe e prerë në copa.
– 3 lugë vaj ulliri.
– 3 lugë me lëng limoni.
– 1/3 e filxhanit me majdanoz të prerë.
– Kripë, dhe piper
Përgatitja
Ngrohni furrën paraprakisht. Vendosni lulelakrën në tepsi dhe spërkateni me pak kripë, vaj ulliri dhe lëng limoni, lëreni në furrë për 15 – 20 min, ose derisa lulelakra të jetë zbutur. Hiqini nga furra dhe lëreni të ftohet pak. Vendosini në pjatë dhe shtoni lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper dhe majdanozin e grirë; pastaj mund ta servirni.