Lulelakra; dobi të panumërta shëndetësore dhe receta të shëndetëshme gatimi

 

Arabisht: القُـنَّـبِـيط

Anglisht: Cauliflower

Emri shkencor:  Brassica oleracea var. botrytis

Familja: Brassicaceae

Lulelakra është bimë barishtore me gjatësi 50 cm, me gjethe të mëdha që mështjellin një tufë lulesh me ngjyrë të bardhë ose të verdhë, që janë të ngrënshme.

Orgjina e lulelakrës është Qipro, por sot kultivohet dhe është e njohur në të gjithë botën. Përdoret në gatime të ndryshme. Nuk është shumë e preferuar nga fëmijët por është e domosdoshme për shëndetin e tyre.

Botanisti dhe mjeku i njohur arab Ibën Bajtar ka thënë: Ajo vret krimbat e barkut, shpërbën tumoret, kuron plagët, pastron rrugët urinare, kuron shpretkën dhe mëlçinë. E kombinuar me mjalt kuron ngjirjen e zërit dhe lufton helmimet.

Elementët përbërës të lulelakrës: Calories, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potassium, Dietary fiber, Carbohydrate, Sugar, Iron, Calcium, Magnesium, Flouride, Zink, Selenium, Omega-3, omega-6, Vitamins, A, B6, B12,  D, K, Thiamin, Riboflavin, Niacin, Folate, Betaine, Pantothenic Acid, etc.

 

Dobitë shëndetësore të lulelakrës

– Forcon sistemin imun dhe lufton radikalet e lira.

– Lufton qelizat kancerore dhe ndihmon për kurimin e kancerit të gjirit, tw fshikëzës, kancerin e zorrës së trashë, te prostatës, vezores dhe të stomakut.

– Ul presionin e lartë të gjakut, stabilizon nivelin e sheqerit në gjak dhe ndihmon për kurimin e Diabetit.

– Parandalon akumulimin e yndyrës, rrit aktivizimin e gjakut, parandalon arteriosklerozën dhe mbron zemrën.

– Largon toksinat e trupit dhe parandalon ulçërën e stomakut.

– Mbron indet e kockave dhe tw dhëmbëve, lufton infeksionet e kyçeve dhe sëmundjet reumatike.

– Mbron shëndetin e syve, forcon shikimin dhe shmang verbërinë.

– Mbron membranat qelizore të trurit, forcon kujtesën, parandalon sëmundjen Alzheimer dhe sëmundjen e parkinsonit.

– Stimulon energjinë seksuale, forcon spermatozoidët dhe lufton infertilitetin.

– Mbron shëndetin e flokëve, parandalon rënien, dhe ndihmon rritjen e tyre.

– Përmirëson methylationin e ADN–se.

– Mbron fëmijët nga çrregullimet hormonale.

– Parandalon plakjen e qelizave, stresin kronik, dhe depresionin.

– Djeg yndyrat dhe ndihmon uljen në peshë.

– Pastron mëlçinë dhe nxit funksionimin e saj.

– Ruan lëkurën nga rrezet e dëmshme UV, dhe parandalon rrudhat.

Shënim!

Nëse nuk teprohet në konsumimin e saj dhe konsumohet në mënyrë të shëndetëshme, lulelakra konsiderohet e sigurtë.

Ju duhet patjetër të konsumoni lulelakër 2 herë në javë 

Ja disa receta gatimi

Lulelakër e gatuar me shafranin e Indisë

Përbërësit

– 1 lulelakër mesatare e prerë në copa.

– 1 gotë me lëng pule.

– 1 lugë shafran.

Për salcën

– 3 lugë vaj ulliri.

– 2 lugë lëng limoni.

– 1 lugë me huthra të copëtuara.

– Piper dhe kripë.

Përgatitja

Vendosni lëngun të ziejë, shtoni lulelakrën dhe shafranin dhe lëreni të ziejë për pesë minuta, vendosini në pjatë të thellë, shtoni  salcën e përzier më parë dhe pastaj mund ta servirni.

Lulelakër e zier me avull

Përbërësit

– 1 lulelakër të prerë në copa të vogla.

– 1 lugë me hudhër të copëtuar.

– 1 lugë të vogël bërzilok të freskët.

– 2 qepë të njoma të prera në copa të vogla.

– Kripë dhe piper.

– 2 lugë vaj ulliri.

Përgatitja

Vendosni  lulelakrën  dhe hudhrën në tenxheren me avull për 15 min, provojeni me pirun nëse ka zier.

Vendoseni në një pjatë dhe me ndihmën e pirunit shtypeni lakrën dhe më pas shtoni përbërësit e përmëndur më lart, përziejini mirë dhe më pas mund ta servirni.

Lulelakër e pjekur me limon dhe majdanoz

Përbërësit

– 1 lulelakër, e larë dhe e prerë në copa.

– 3 lugë vaj ulliri.

– 3 lugë  me lëng limoni.

– 1/3 e filxhanit me  majdanoz të prerë.

– Kripë, dhe piper

Përgatitja

Ngrohni furrën paraprakisht. Vendosni lulelakrën në tepsi dhe spërkateni me pak kripë,  vaj ulliri dhe lëng limoni, lëreni në furrë për 15 – 20 min, ose derisa lulelakra të jetë zbutur. Hiqini nga furra dhe lëreni të ftohet pak. Vendosini në pjatë dhe shtoni lëng limoni, vaj ulliri, kripë, piper dhe majdanozin e grirë; pastaj mund ta servirni.