Lotusi Egjiptian; Për mendjen dhe trurin

 

Arabisht: اللوتس المصري الأزرق

Anglisht: Blue Egyptian lotus

Emri shkencor: Nymphaea Caerulea L.

Familja: Nymphaeaceae.

Me gjethe të rrumbullakosura dhe të gjera, me lule të kaltra, aromatike, me shumë petale, me lule që hapen në mëngjes dhe mbyllen në muzg.

Origjina e Nymphaea caerulea është Egjipti. Bima ka qenë e njohur që në qytetërimet e lashta egjiptjane. Ajo gjendet përgjatë brigjeve të Lumit Nil. Lulet janë vizatur shpesh në artin egjiptjan. Ato janë vizatuar në pllaka guri, piktura dhe mure të tempujve. N. caerulea u konsiderua jashtëzakonisht e rëndësishme në mitologjinë egjiptiane, e konsideruar si një simbol i diellit, pasi që lulet mbyllen gjatë natës dhe hapen përsëri në mëngjes. Disa dëshmi tregojnë efektet mjekësore të bimës. Ky lotus është përdorur për të prodhuar parfume që nga kohërat e lashta; ai përdoret gjithashtu edhe në Aromaterapi.

Lotusi i kaltër është përdorur gjerësisht për të dy veti kryesore: si psikoaktiv dhe si një temjan i këndshëm nga dinastia egjiptiane. Por studimet e kohëve të fundit kanë zbuluar se ka edhe veti kuruese.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, lulet, farat.

Dobitë mjekesore të Lotusit Egjiptian

– Trajton depresionin, stresin, ankthin – të gjitha si pasojë e mënyrës së jetesës jo të shëndetshme dhe të mbushur me lëndë toksike.

– Nxit trupin në eleminimin e toksinave.

– Qetëson çrregullimet nervore, lehtëson gjumin dhe relakson trupin.

– Ekstraktet e kësaj bime përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë trupin të mbetet i ri.

– Gjithashtu rrit fuqinë e mendjes dhe kujtesën.

– Stimulon seksin tek të dy gjinitë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse mosfunksionimi seksual rrjedh nga depresioni.

– Problemet e menstruacioneve; ndihmon në rregullimin e periudhave të parregullta dhe lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve.

– Anti-diabetik; Diabeti ka marrë proporcione epidemike sot, por ai mund të trajtohet më lehtë dhe efektivisht me këtë bimë natyrale. Ajo ndihmon në stimulimin e sekretimit të insulinës në qelizat beta.

– Trajton Problemet Gastrointestinale: Çrregullimet e stomakut si diarrea dhe dizenteria mund të kurohen duke përdorur këtë bimë të mrekullueshme. Ndihmon në trajtimin e çrregullimeve të tjera të brendshme gastrointestinale.

– Bima njihet për të ndihmuar në trajtimin e mëlçisë të dëmtuar.

– Relaksuese e muskujve dhe qetësuese e dhimbjeve; Studimet tregojnë se bima vepron si qetësues i dhimbjeve dhe gjithashtu ka veti relaksuese të muskujve.

– Hidratues Natyral; ndihmon për hidratim të menjëhershëm të lëkurës.

– Ndihmon për ushqyerjen dhe forcimin e flokëve.

Kujdes!

– Bima duhet të merret në sasi të vogël.

– Mbidoza e saj mund të shkaktojë mbi aktivitet të organeve të trupit.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë apo gjidhënies.

– Nuk është e këshillueshe për fëmijët nën 2 vjeç.