You are here:-, Bota Bimore-Livanda

Livanda

By | 2017-11-14T15:18:06+00:00 November 14th, 2017|Categories: Aromaterapia, Bota Bimore|0 Comments

Livanda dhe vetitë kuruese të saj dhe të vajit të saj

 

Arabisht:  الضرم ose  الخزام ose  اللاوندة

Anglisht: Lavandula

Latinisht: Lavandula Angustifolia Vera

 

Përshkrimi dhe orgjina e Livandës

Livanda është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjatësi deri në 1 m,  me degë të shumta e të thjeshta, me lule ngjyrë vjollcë, me aromë të këndëshme dhe shije të athët. Pjesa e bimës që përdoret janë lulet. Orgjina e Livandës është Afrika e Veriut dhe zonat malore të Mesdheut, por  për vetitë e saj të shumta shëndetësore, kultivimi i saj sa vjen e shtohet në  vende të ndryshme të botës. Në botë njihen rreth 39 lloje të Livandës.

Përdorimi në mjekësinë e lashtë

Livando është përdorur që në kohët e lashta për kurim. Kryesisht përdoresh për kurimin e e çrregullimeve të sistemit nervor, duke përfshirë rastet me depresion, lodhjet mendore, stresin psikologjik,  apatinë fizike, dhimbjet e kokës, pastrimin e plagëve dhe disa raste të astmës. Livanda sot ka përdorim të gjërë në idustrinë e parfumit dhe kozmetikës.

Përbërja e Livandës

Pjesa më e rëndësishme e Livandës është vaji aromantik i cili ka një aromë të vecantë dhe shije të athët. Përbërësit  më të rëndësishëm të livandës janë; Acetat Linalyl, Linalool, Pinene, Borneol, Cinoel, Tannin dhe kripëra minerale.

Livanda është e dobishme edhe për fëmijët (6 muajsh e lart)

– Çaji i Livandës është qetësues për fëmijët që kanë dhimbje barku, dhimbje stomaku dhe çrregullime në tretje, etj. Mjafton të pijë disa lugë çaj të Livandës dhe mund të japë rezultat pozitiv të menjëherëshm.

Dobitë shëndetësore të Livandës

– Forcon sistemin imunitar dhe e bën atë më rezistencë ndaj sëmundjeve.

– Livanda është tonik për zemrën, mëlçinë, shpretkën, veshkat, etj.

– Ndihmon në eliminimin dhe kurimin e disa tumoreve si; kancerin e zorrës së trashë dhe pankreasit.

– Ndihmon në kurimin e disa llojeve të hepatitit.

– Livanda ndihmon në trajtimin e problemeve të  shëndetit mendor, depresionit, ankthit, pagjumësisë dhe melankolisë.

– Ndihmon në kurimin e disa gjendjeve të astmës, gripit dhe sinusitit.

– Vaj i Livandës është i dobishëm për reumatizmën dhe dhimbjet e kyçeve.

– Çaj i Livandës është i dobishëm për problemet e tretjes, dhimbjet e stomakut, diarrenë dhe të vjellat.

– Vaj i Livandës ndihmon për shplodhjen e muskujve të trupit.

– Vaj i Livandës kuron djegiet e lehta.

– Vaj i Livandës  qetëson dhimbjet e kokës, ethet dhe temperaturën.

– Çaj i Livandës është qetësues i dhimbjeve të menstruacioneve.

– Vaj dhe çaji  Livandës është locion anti-bakterial.

– Vaj i Livandos qetëson dhimbjet e veshit.

– Vaj i livandos kuron pezmatimin e lëkurës dhe djegiet nga dielli.

– Vaj dhe çaji i Livandës ndihmon në kurimin e Lisë së dhenëve, Tifon dhe Tuberkulozin.

– Vaj i Livandës kuron tharjen dhe kruajtjen e lëkurës.

– Vaj i Livandës është i dobishëm për lëkurën e yndyrshme dhe parandalon puçërrat e rinisë.

– Vaj i Livandës është i dobishëm për mbirjen dhe ushqyerjen e flokut.

Kujdes!

– Vaj i Livandës nuk merret nga goja por përdoret vetëm nga jashtë, për lyerje ose nuhatje.

– Vaj i Livandës mund të shkaktojë alergji tek personat me lëkurë të ndjeshme.

– Çaj i Livandës mund të përdoret nga të gjitha moshat (nga 6 muajsh e lart) me masë  të caktuar.