Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Litchi

Litchi

Litchi Chinensis; Për fuqizimin e trupit, luftimin e qelizave kancerore, sitemin imun, mëlçinë, zemrën, lëkurën, flokët

 

Arabisht:  اللِّتشِيَّة

Anglisht: Lychee, litchi, leechee.

Emri shkencor: Litchi chinensis L.

Familja: Sapindaceae.

Litchi është pemë tropikale, me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi 10-20m, me gjethe të gjata, me lule aromatike, të vogla e të shumta me ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe rozë, me fruta ngjyrë rozë nga jashtë,  me tul të bardhë nga brenda dhe me një farë. Fruti është i ngrënshëm dhe me aromë të këndëshme.

Orgjina e Litchit është Kina, Azia Jugore dhe një pjesë e Afrikës Jugore. Kina është prodhuesi kryesor i pasuar nga India dhe Afrika. Litchi ka një histori kultivimi 2000 vjet para Krishtit. Litchi përmban sasi më të lartë të vitaminave dhe mineraleve se molla dhe rrushi. Në mjekësinë kineze konsiderohet frut i nxehtë. Studime rreth bimës kanë vërtetuar se ajo kuron aneminë e fortë tek fëmijët që janë rritur në kushte ekstreme, si dhe lufton toksinat. Frutet e Litchit mund të konsumohen të freskët, si çaj, në ëmbëlsirë, etj.

Elementët përbërës të frutit: Energy, Carbohydrates, Sugars, Fat, Protein, Vitamins; B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, E, K, Calcium, Iron, Magnesium, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink.

 

Dobitë shëndetësore të Litchit

– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore dhe lufton kancerin e gjirit dhe të mushkërive.

– Ul presionin e gjakut, ndihmon procesin e glukozës  dhe ndihmon në kurimin e çrregullimit të hormonit të insulinës.

– Mbron zemrën, normalizon rrahjet e zemrës dhe parandalon atakun kardiak.

– Ndihmon në kurimin e diabetit tipi ll.

– Lehtëson tretjen, lufton parazitët e zorrëve dhe ndihmon në pastrimin e zorrës së trashë.

– Rrit nivelin e energjesë në trup.

– Forcon kockat dhe ruan shëndetin e tyre.

– Ndihmon uljen në peshë.

– Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.

– Forcon sistemin imun, përmirëson funksionin e mëlçisë.

– Lufton pucërrat  e lëkurës, pastron fytyrën nga yndyrat lufton rrudhat dhe kancerin e lëkurës.

– Forcon flokët dhe parandalon rënien e tyre.

Kujdes!

– Mbikonsumimi i litchit mund të shkaktojë ethe.

– Në disa njerëz mund të shkaktojë alergji, rënie të presionit të gjakut, vështirësi në frymëmarrje, marramendje.

– Mbikonsumimi i tij në disa raste mund të shkaktojë dhimbje të fytit dhe plagë në gojë.

 

By | 2017-01-03T22:24:12+00:00 January 3rd, 2017|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!