Leucas Aspera; Bimë me veti antifungale dhe antimikrobiale

 

Arabisht:  لئوکس اسپرا

Anglisht: Thumbai

Emri shkencor: Leucas Aspera L

Familja: Lamiaceae

Leucas aspera është bimë barishtore njëvjeçare, që mund të arrijë lartësi 15–60 cm. Me gjethe të kundërta, të ngushta e të zgjatura. Epiderma e gjetheve është e mbuluar në një kuti të trashë dylli dhe përshkohet me stomata. Me kërcell shumë të degëzuar, me rrënjë të ngushta e të paketaura, me lule të bardha, të vogla.

Origjina e Leucas aspera është Malajzia, Pakistani, India, gadishulli Arabik. Edhe pse specia ka emra të ndryshëm në varësi të rajonit në të cilin ndodhet, ajo më së shpeshti njihet si Thumbai. E gjetur në të gjithë Indinë, bima është e njohur për përdorime të ndryshme në fushën e mjekësisë. Aspera Leucas zakonisht gjendet në tokë të thatë, të hapur, me rërë. E gjithë bima ka një shije të hidhur dhe aromë të këndëshme, dhe përdoret si aromatizues ose parfum.

Aspera Leucas raportohet se ka aktivitete antifungale, prostaglandin frenuese, antioksiduese, diaphoretic, sedative, stimulante,  antimikrobiale, antinociceptive dhe citotoksike.

Studimet kimike kanë nënvizuar praninë e klasave të ndryshme të komponimeve, kryesorët janë: Triterpenet, diterpenet, flavonoids dhe acidet yndyrore.

Pjesët që përdoren: Rrënjët, kërcelli, gjethet, lulet.

Dobitë mjekësore të Leucas Aspera

– Mbështet sistemin imun në luftën kundër infeksioneve.

– Është një bimë që ka aftësinë të ndihmojë në uljen e etheve të shkaktuar nga viruset dhe mikrobet.

– Qetëson dhimbjet e kokës.

– Lufton krimbat dhe parazitët e zorrëve.

– Qetëson dhimbjet e barkut.

– Ndihmon në kurimin e ulçërave të zorrëve.

– Lufton radikalët e lirë në zorrë.

– Pastron sistemin e frymëmarrjes.

– Parandalon mykun e tepërt në trup.

– Lufton mikrobet në fyt, stomak dhe zorrë.

– Pastron gjakun nga viruset në mënyrë efektive.

– Ndihmon në kurimin e sëmundje kronike të lëkurës, të tilla si psoriasis dhe zgjebe.

– Trajton ethet dhe viruset që shkaktojnë grip.

– Ndihmon në shëndetin e kockave dhe ndihmon në kurimin e simtomave të reumatizmës.

Ndihmon në kurimin e verdhëzës.

– Mbron dhe mbështet funksionin e mëlçisë.

– Ndihmon në kurim e hepatitit A,B,C.

– Ndihmon në trajtimin e Diabetit.

– Përdoret gjithashtu për infeksionet e krimbave të zorrëve te fëmijët.

– Për më tepër, bima është përdorur edhe kundër magjisë.

– Për shëndetin e flokëve dhe të lëkurës.

Shënim!

– Bima është e sigurtë në përdorim nëse merret në mënyrën dhe masën e caktuar.

– Bima është kurative dhe rekomandohet të merret për trajtimin e çrregullimeve në bark  tek  fëmijët.