Lëndë Kimike të lidhura me kancerin janë zbuluar në pijet komerciale të portokallit

 

Pse glyphosate (herbicid) përfundon në ushqimin tonë??

Është konfuze që shumë organizata shpenzojnë aq shumë kohë dhe burime për ngritjen e të ardhurave për informatat rreth kancerit, por lënë plotësisht jashtë kërkimeve të tyre lidhjet mes kancerit dhe pesticideve të dëmshme, metaleve të rënda, mishit të përpunuar, rrezatimit elektromagnetik, detergjenteve të ndryshme shtëpiake, produkteve kozmetike si dhe disa burime të tjera që shkaktojnë kancer!

Hulumtimi i kancerit në perëndim organizohet si një biznes motivimi themelor i të cilit është fitimi, dhe është bërë subjekt i shumë librave dhe dokumentarëve të shkëlqyeshëm. Mjekësia kimike perëndimore ka të ngjarë që asnjëherë të mos e kurojë  kancerin dhe gjithashtu të injorojë tërësisht shkaqet e tij.

Një shkak i kancerit, në mesin e disa sëmundjeve të tjera, është ‘glyphosate’, përbërës kryesor aktiv në lloje të ndryshme të pijeve të portokallit dhe pijeve të tjera komerciale të cilat kanë shumë shtesa si: shtesë portokalli, mango, ananasi, limoni, etj. Dhe për fat të keq, për mijëra njerëz që i pijnë çdo ditë, markat më të njohura janë ndër ato që janë më të prekurat.

Këto produkte në fakt nuk janë pije, por janë prodhime tërësisht kimike komerciale dhe në to nuk gjendet asnjë frut real, përveç shtesës dhe emrit.

Përbërsit e këtyre pijeve janë: shije, ngjyroës, ruajtës, ujë dhe shumë e shumë sheqer të rafinuar dhe komponentë të sheqerit që dëmtojnë shëndetin e të rriturve dhe të fëmijëve.

Shumica e këtyre llojeve të pijeve thonë se një gotë ofron nevojën e trupit për vitaminën C, për shembull, ose i jep trupit kalcium apo vitamina dhe minerale të tjera.

Por konsumimi i tyre më shumë dëmton se sa bën mire, për shkak të përbërjes së tyre të përpunuar dhe vitaminave që janë shtuar, të cilat trupi nuk mund t’i thithë, gjë që e bën këtë pije një barrë të rëndë mbi sistemin e tretjes.

Kur bëhet siç duhet (sidomos i freskët dhe organik), lëngu i portokallit mund të jetë tepër i shëndetshëm për një sërë arsyesh.

Është i pasur me vitaminë C, fibra, dhe përmban antioksidantë që ndihmojnë në mbrojtjen dhe ushqimin e lëkurës në mesin e shumë përfitimeve të tjera.

Por nëse pini lëng portokalli komercial, mund të merrni shumë më tepër sesa keni kërkuar – një dozë befasisht të lartë të një prej kimikateve më të diskutueshme në botë, që ndodh të jetë e lidhur me kancerin dhe gjithashtu shërben si përbërës kryesor në pije.

Testet laboratorike zbulojnë në mostrat e lëngut të portokallit përmbajtje të glyphosate.

Ekzistojnë shumë të dhëna shkencore që tregojnë se si glyphosate është i dëmshëm si për shëndetin e njeriut ashtu edhe për mjedisin. Kjo është arsyeja pse është e ndaluar plotësisht në dhjetra vende, pasi kanë zbuluar shqetësime të shumta shëndetësore dhe mjedisore. Është shumë e qartë se nuk është e sigurtë dhe kjo nuk mund të jetë e debatueshme.

Shkenca e vetme që tregon se glifosati është i sigurt është shkenca që nxitet nga vetë prodhuesit dhe aksionarët, e cila është në kundërshtim të zjarrtë me të gjithë shkencën e pavarur, si dhe me shkencën që vjen nga vende të ndryshme.

Korporatat nuk mund të besohen këto ditë, për fat të keq. Kjo është arsyeja pse njerëzit e zakonshëm po kthehen drejt organizatave që nuk përfitojnë nga këto produkte dhe janë krejtësisht organizata jofitimprurëse, të udhëhequra nga qytetarë.

Zbulimi i mbetjeve glyphosate në lëngun e portokallit është i papranueshëm. Përdorimi i këtyre plehrave kimike ose pesticideve i bëjnë këto fruta të ndryshuar gjenetikisht, veçanërisht pasi një degë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e përcaktoi glyphosate si kancerogjen të mundshëm. OBSH ka pasur kohë të mjaftueshme për të revokuar licensën e këtij kimikati dhe të kufizojë përdorimin e tij në kulturat tona të ushqimit dhe pijeve. Siç është konfirmuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, fëmijët tanë (të cilët shpesh pijnë lëng portokalli për mëngjes) janë veçanërisht të pambrojtur ndaj pesticideve dhe duhet të merren menjëherë masat për t’i mbrojtur.

Dy mostra të pijeve janë testuar për të dy herbicidet glifosat dhe AMPA. Rezultatet pozitive shkonin nga 4.33 pjesë për miliard (“ppb”) në një shifër alarmuese prej 26.05 ppb. Kërkuesit e bujqësisë kimike do të pretendojnë se këto nivele janë shumë të ulëta për të shkaktuar dëm dhe janë patjetër më të ulëta se niveli i lejuar i EPA-së për mbetjet e glyphosate prej 30 ppm në agrume, por këto pretendime janë të parëndësishme në krahasim me të dhënat e reja.

Studimet kanë treguar se vetëm 0.1 ppm (100ppb) të glifosatit shkatërron bakteret e dobishme të zorrëve, duke dobësuar sistemin imunitar, gjë që mund të çojë në një shumëllojshmëri të gjerë të shëndetit dhe çështjeve neurologjike.

Në vend të kësaj, kërkoni alternativa dhe mos blini ushqime konvencionale. Provoni dhe kaloni te produktet organike dhe jo-OMGJ.

Në fund të ditës, qëniet njerëzore janë burimi i fitimeve të këtyre korporatave. Ne duhet të edukojmë veten dhe të kërkojmë informacionin në mënyrë të pavarur.