Lakra e bardhë; Kuruese dhe ushqyese

 

Arbisht: الملفوف

Anglisht: Cabbage

Emri shkencor: Brassica oleracea var. capitata

Lakra e bardhë apo kokëlakra është një bimë barishtore, me gjethe të mbështjella, me ngjyrë të gjelbër nga jashtë dhe të bardhë nga brenda. Orgjina e lakrës  është Maroku, Azia dhe Evropa.

Mjekësia natyrale në Evropë, Azi, dhe kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshme, kjo për shkak të përmbajtjes së lartë të  kalorive. Lakra mund të hahet ashtu siç është, e freskët, dhe mund të gatuhet duke u zierë me kujdes.

Elementët përbërës: Energy, carbohydrates, sugars, dietary fiber, fat, saturated, monounsaturated, polyunsaturated, protein, vitamins, thiamine(B1), riboflavin(B2), niacin(B3), pantothenic acid (B5), vitamin(B6), folate(B9), vitamin C,minerals, calcium, iron, magnesium, phosphorus, potassium, sodium, magnese, zinc.

Dobitë shëndetësore të lakrës së bardhë

– Forcon sistemin imunitar, mban larg viruset dhe infeksionet.

– Parandalon përhapjen e qelizave kancerore në trup.

– Parandalon rritjen e kancerit të gjirit.

– Parandalon kancerin e prostatës.

– Ul rrezikun e kancerit të trurit.

– Parandalon degjenerimin molekular të syve dhe forcon shikimin.

– Ndihmon për uljen në peshë.

– Lakra është shumë efektive për shëndetin e kockave, parandalon osteoporozën dhe dobësinë e përgjithshëm të kockave.

– Parandalon ulçërën e stomakut dhe ndihmon për kurimin e saj.

– Ndihmon tretjen dhe largon kapsllëkun.

– Vitamina K që përmban lakra mbron trurin nga sëmundja Alzheimer dhe humbja e kontrollit, qetëson nervat dhe largon depresionin.

– Lakra është ushqim i shëndetshëm për zemrën, mban nën kontroll presionin e gjakut, parandalon rrezikun e sulmit në zemër, infraktin, zgjeron venat dhe lehtëson qarkullimin e gjakut.

– Largon dhimbjet e kokës dhe migrenës; pini lëngun nga lakra e zier një herë në ditë.

– Rekomandohet për gratë shtazëna, sepse ndihmon zhvillimin e fëmijës.

– Parandalon bllokimin dhe largimin e qumështit të gjirit.

– Anti-plakje; parandalon acarimin e lëkurës, tharjet, rrudhat, puçrrat e rinisë, ekzemën dhe çrregullime të tjera të lëkurës; vendosni një gjethe lakre në mes të një cope të hollë pambuku dhe vendoseni në lëkurë për 2-3 orë.

– Stimulon rritjen dhe forcimin e flokëve; ndihmon shëndetin e flokëve dhe nxit mbirjen e tyre, ½ gote me lakër të zier dhe të grirë, 1/8 e gotës me lëng limoni, vendoseni në grirëse dhe këtë përzierje aplikojeni mbi lëkurën e kokës dhe lëreni për 30min. Mund ta bëni këtë maskë 2 herë në javë.

Shënim!

– Lakra është bimë pa efekte anësore nëse nuk teprohet me konsumin e saj.

Disa receta gatimi të lakrës

– Sallatë me lakra

Përbërësit

– 300 gr lakër të grirë.

– 100 gr lakër të kuqe të prerë.

– 2 karrota të prera.

– 1 gjethe kopër e grirë.

Për salcën

– 2 lugë uthulll molle.

– 2 lugë vaj ulliri.

– Kripë + piper.

– 2 lugë mustardë organike dhe pa lëndë ruajtese.

Përgatitja

Vendosini përbërësit në një pjatë sallate, shtoni salcën e përzier më parë, përzijini të gjithë bashkë dhe mund ta servirni.

– Supë me lakër

Përbërësit

– 300-400 gr lakër të prerë.

– 3 patate të mesme të prera.

– 2 karrota të prera.

– 100 gr mish pule organic pa kocka.

– 6- 8 qepë të njoma të prera.

– 5 lugë gjalp.

– 3 lugë miell.

– 2 gota ujë.

– Piper, kopër, kripë.

Përgatitja

Në një tenxhere shkrini gjalpin jo deri në shkrirje të plotë dhe shtoni patatet, karrotat, qepën dhe mishin e pulës përzijini për reth 5 min.

Shtoni miellin dhe përzijini për 1 min.

Shtoni lakrën, ujin, koperin, piper dhe kripë; i përzieni dhe lërini të ziejnë në temperaturë mesatare për 20 min, i përzieni herë pas here. Vendoseni në pjatë dhe mund ta servirni.