Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Lakërishtë

//Lakërishtë

Lakërishtë

Lakërishtë; Për shëndetin seksual, shëndetin e kockave, kujtesën, radikalet e lira dhe një recetë e thjeshtë dhe e shëndetshme

 

Arabisht:  الجرجير

Anglisht: rugula, colewort, roquette , arugula.

Emri shkencor: Eruca sativa L

Familja: Brassicaceae.

Lakërishta është bimë barishtore me gjatësi 20-50 cm, me lule të bardha në vjollcë.

Orgjina e bimës është India, Egjipti. Sot ëshët e përhapur në shumë vende të botës. Përdoret si sallatë dhe në gatime të ndryshme, zakonisht përdoret e freskët dhe e papërpunuar.

Pjesa e bimës që përdoret: kërcelli dhe gjethet.

Elementët përbërës; Energy, Carbohydrates, Sugars, Dietary fiber, Fat, Protein, Vitamins; Thiamine (B1), Riboflavin (B2), Niacin (B3), Pantothenic acid (B5), B6, Folate (B9), C, K, Minerals; Calcium, Iron, Magnesium, Manganese, Phosphorus, Potassium, Sodium, Zink, Water, Fluoride.

 

Dobitë shëndetësore të lakërishtës

– Ndihmon për të ruajtur shëndetin e kockave.

– Parandalon fryrjen e gushës së shkaktuar nga gjëndrrat teroide sepse përmban jod.

– Ul nivelin e yndyrës në gjak, dhe nivelin e kolesterolit.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të zorrës së trashë.

– Ndihmon tretjen dhe pastron trupin nga toksinat.

– Parandalon dhe lufton sëmundjet kancerore.

– Forcon kujtesën dhe fuqizon aftësinë e trurit për ruajtjen e të dhënave.

– Forcon trupin dhe nxit hormonet seksuale.

– Ndihmon për uljen në peshë dhe parandlon shkaqet që çojnë në shtimin e peshës.

– Përmban elementë që janë të shëndetshëm për gratë shtazëna dhe për fetusin.

– Lufton radikalet që çojnë në plakje të lëkurës.

– Ndihmon duhanpirësit të largohen nga duhani dhe lufton efektet e dëmshme të duhanit.

– Kontribon ndjeshëm në parandalimin e rënies së flokëve.

– Përmirëson qarkullimin e gjakut.

– Ruan lëkurën nga infeksionet dhe rrezet e dëmshme UV.

 

Shënim

Nëse nuk e tepron me konsumimin e saj, lakërishta konsiderohet e sigurtë.

 

Si mund të përgatitni sallatë me lakërishtë në mënyrë të thjeshtë dhe të shëndetshme?

– 100 gram lakërishtë.

– 2 domate të prera.

– 2 tranguj të prerë.

– ½ e gotës me arra.

Për salcën

– 3 lugë vaj ulliri.

– 2 lugë uthull molle.

– 2 lugë lëng limoni.

– Kripë dhe piper.

– 1 lugë me sumak

Mënyra e përgatitjes

Vendosni lakërishtën, domatet dhe trangullin në pjatën e sallatës, shtoni salcën e përzier më parë, i përzieni dhe mbi përbërësit shtoni arrat. Më pas mund ta servirni.

 

By | 2017-09-18T23:01:48+00:00 January 7th, 2017|Bime dhe Peme|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!