Sekretet mjekësore të Kuminit
Arabisht: الكمون – Kemun.
Anglisht: Cumin.
Emri shkencor: Cuminum cyminum.
Familja: Apiaceae.
Kumini është bimë barishtore, njëvjeçare me gjatësi 30-50 cm, të gjitha degët e bimës rriten me gjatësi të njëjtë, me lule ngjyrë të bardhë ose rozë, frutet vezake me gjatësi 4-5 mm, me ngjyrë kafe në të verdhë, aromantik dhe me shije paksa të hidhur.
Orgjina e bimës është Mesdheu Lindor, farat e tij janë përdorur gjërësisht në mjekësinë e lashtë egjiptiane. Ai përdoret si erëz në kuzhinën Arabe dhe Indiane. Përdoret edhe në ëmbëlsira të ndryshme.
Pjesët e bimës që përdoren: Farat.
Elementët përbërës të Kuminit: Calori, fats; Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, sodium, potassium, carbohydrate, dietary fiber, sugar, protein, zink, phosphorus, magnesium, calcium, iron, vitamins; A,B1, B2, B3, B6, B9, B12, C, D,E, K, vajra esencialë, cuminaldehyde, substituted pyrazines, 2-ethoxy-3-isopropylpyrazine, 2-methoxy-3-sec-butylpyrazine, 2-methoxy-3-methylpyrazine, γ-terpinene, safranal, p-cymene and β-pinene.
Dobitë mjekësore të Kuminit
– Forcon sistemin imun dhe lufton viruset.
– Kumini ndihmon për kurimin e anemisë dhe qarkullimin e oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.
– Qetësues i sistemit nervor, largon lodhjen dhe stresin.
– Ndihmon tretjen, largon aciditetin e stomakut, qetëson dhimbjet e barkut dhe krizat, sidomos tek fëmijët e vegjël.
– Ndihmon për kurimin e hemorroideve.
– Ndihmon për kurimin e kollës kronike, infeksionet e fytit, vështirësi në frymëmarrje dhe astmën.
– Përmirëson kujtesën, shton aftësinë e të kuptuarit.
– Tret yndyrat në trup dhe ndihmon për uljen në peshë.
– Pastron veshkat dhe fshikëzën.
– Kuron infeksionet e traktit urinar.
– Lufton kanceret dhe ndihmon për kurimin e kancerit të gjirit dhe kolitit nervor.
– Ndihmon për shtimin e qumështit të gjirit.
– Ndihmon për lehtësimin e gjumit.
– Ul presionin e gjakut, dhe qetëson muskujt e zemrës.
– Furnizon trupin me energji dhe aktivizon hormonet seksuale.
– Ndihmon për kurimin e plagëve dhe djegieve.
– Ndihmon për kurimin e ekzemës dhe psoriasis.
– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë.
– Ndihmon për kurimin e Diabetit.
– Ndihmon për kurimin e puçrrave të rinisë.
– Ndihmon gratë shtatzëna në muajt e parë, largon përzierjet dhe të vjellat.
– Zvogëlon sekretimin e pështymës dhe kuron ulçërat e gojës.
Shënim!
– Kumini është i sigurtë për fëmijët dhe të rriturit, është i sigurtë për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse.
– Nuk këshillohet të përdoret pas operacioneve kirurgjikale të paktën për dy javë, sepse mund të ulë sheqerin në gjak.