Kujtesa dhe Inteligjenca

Published On: January 1st, 2023Categories: Stili Jetesës0 Comments on Kujtesa dhe Inteligjenca

Kujtesa dhe Inteligjenca; Këshilla të vyera dhe ushqime të shëndetshme

 

Çështjen e kujtesës së dobët, mungesës së të kuptuarit, dhe mungesës së absorbimit të subjektit, e vuajnë shumë njerëz të moshave dhe profesioneve të ndryshme. Shumë njerëz ankohen për kujtesë të dobët dhe harresën e gjërave për arsye të preukopimeve dhe punëve të shumta që kanë në jetën e përditëshme. Shumë prej tyre kanë frikë se kjo lloj harrese i atribuohet sëmundjes Alzheimer.

Një shëmbull i mirë që tregon dallimin mes harresës dhe sëmundjes Alzheimer:

– Nëse ju keni harruar se ku i keni vendosur syzet tuaja, kjo tregon kujtesë të dobët.

– Nëse ju keni harruar që keni vendosur syze, kjo mund të jetë shenjë e sëmundjes Alzheimer.

Harresa mund të quhet një lloj sëmundjeje dhe kurimi i saj është kërkimi dhe zbulimi i subjekteve të reja. Pu ju japim disa këshilla të çmuara në mënyrë që të keni më shumë vëmendje, kujtesë më të fortë dhe kuptimin më lehtë të subjekteve dhe qëllimeve.

Shkaku kryesor i kujtesës së dobët

Shkaku kryesor është keq ushqyerja dhe mungesa e vitalitetit në jetën e përditëshme.

Kujtesa e dobët ka nevojë për:

– Zink, vitamina, minerale, kalium, acid folik, selen dhe substanca të tjera të rëndësishme për shëndetin e qelizave.

– Duhen shmangur ushqimet e shpejta dhe të gatshme. Me ritmin e jetës moderne, janë përhapur shumë ushqime të shpejta dhe shumë të dëmshme jo vetëm për kujtesën por edhe për trupin.

Thënia e shquar thotë: Bëje ushqimin tënd ilaç për vete dhe kuroni të gjithë të sëmurët me bimë natyrale.

Por nga njerëzit ka inteligjentë dhe jo-intetligjentë. Inteligjentët e kurojnë trupin e tyre me bimë dhe ushqime të krijuara nga Zoti. Jo-inteligjentët e kurojnë veten e tyre me ilaçe kimike të cilat ndikojnë si droga në trupin e njeriut: nuk e shërojnë sëmundjen por vetëm e mpijnë atë përkohësisht, por këtë e kuptojnë vetëm inteligjentët.

Si kurohet harresa në tekstet Islame?

Devotshmëria; Allahu i madhëruar thotë: “Dhe kini frikë Zotin që Ai t’ju mësojë juve, Allahu është i ditur për çdo gjë.” [El Bekare, 282]. Devotshmëria është rrugë për të arritur tek dituria, Zoti e ka karakterizuar njeriun me mendje ndryshe nga kafshët, prandaj dhe i ka urdhërurar njerëzit për devotshmëri, që t’u mësojë atyre urtësinë dhe çdo dije të dobishme.

Dijetari i njohur, Imam Shafiu ka lënë disa vargje:

U ankova tek Vakiu për kujtesën e dobët; më drejtoi për të lënë mëkatet.

Dhe më tha që dija është dritë; dhe drita e Allahut nuk i dhurohet mëkatarit.

Përmëndja e Allahut: Allahu në Kuran thotë: “ Dhe kur harron, përmënde Zotin tënd..” [El Kehf, 24].

Rikujtimi dhe përsëritja e informacioneve të vjetra: Përsëritja promovon informacionin dhe e rinovon atë, dhe kërkuesi i dijes nuk mund të bëjë pa të. Imam Buhariu ka thënë: “Ilaçi i harresës është leximi dhe rileximi i vazhdueshëm i librave”. Disa dijetarë e shkruanin një thënie deri në 50 herë që ti ngulitesh në mendje.

Ushtrimet fizike: Praktikimi i aktivitetit fizik në mënyrë të përditshme është bazë për të aktivizuar memorien dhe është çelës për kuptim dhe perceptim.

Cilat janë ushqimet që ndihmojnë për ushqyerjen e trurit që të kryejë funksionet e tij?

Mjalti natyral; i pari dhe më i rëndësishmi, ai është ilaç për shumë sëmundje, përfshirë edhe harresën. Këshillohet që të pihet esëll dhe i tretur në ujë, dhe të hash një orë pas pirjes së tij.

Xhenxhefili; përmban lëndë dhe vlera të larta ushqyese për të gjithë trupin.

Temjani; forcon zemrën, largon harresën. Temjani përmban minerale të dobishme për shëndetin e trurit.

Rrushi i thatë; lehtëson qarkullimin e gjakut dhe ushqen trurin.

Hurma arabe; ushqimi i preferuar i profetit Muhamed (Paqja e Zotit qoftë mbi të!); forcon dhomëzat e trurit, largon marramendjen, dhe furnizon gjakun me hekurin e nevojshëm, është shumë e pasur me fosfor i cili konsiderohet stimulues për forcën e inteligjencës dhe atë fizike.

Vaj i ullirit; përmban materiale të rëndësishme për qelizat e memories; si vitamina E.

Rozmarina; është përdorur që në kohët e lashta për përmirësimin dhe forcimin e kujtesës. Në Greqi vazhdon të përdoret gjerësisht sidomos për studentët para provimit.

Mënyra e përgatitjes: merr një lugë me rozmarinë dhe e vendos në një filxhan çaji, pastaj i shton ujin e sapovaluar, lëreni të mbuluar për 10 min dhe mund ta pini dy herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Pelini; forcon kujtesën dhe parandalon humbjen e kujtesës; merr një lugë çaji me esencë pelini dhe e vendos në një filxhan çaj, apstaj i shton ujin e sapovaluar, lëreni të mbuluar për 10 min dhe mund ta pini dy herë në ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Mendra; është e njohur gjerësisht tek arabët dhe në perëndim; konsiderohet aktivizues i memorjes.

Mënyra e përgatitjes: shtoni një lugë të vogël temjan, dhe një lugë të vogël me mendër të tharë në një gotë me ujë dhe lëreni në ujë për 12 orë, më pas e pini në mëngjes me stomakun bosh. Ky çaj ka shumë veti: relakson nervat, redukton yndyrat e trupin dhe ndihmon për uljen në peshë.

Sherebela; forcon kujtesën e dobët dhe ul enzimat përgjegjëse që mund të shkaktojnë sëmundjen Alzheimer.

Fara e zezë; elementët aktiv që përmban fara e zezë forcojnë sistemin imun dhe ushqejnë trurin në mënyrë natyrale dhe efektive.

Portokalli; i njohur për përmbajtjen e lartë të vitaminës C, e cila mbron nga sëmundjet vaskulare cerebrale, një anti-oxidant që aktivizon performancën mendore. Kjo vitaminë aktivizon performancën mendore te të gjitha moshat dhe mbron trurin nga goditjet dhe përkeqësimi si dhe nga sëmundja Alzheimer.

Midhjet; ndihmojnë për rritjen e aktivitetit të punës mendore, për shkak se midhjet i sugurojnë trupit sasi të larta të zinkut.

Xhinko biloba; kjo është bima e ashtuquajtur edhe me emrat “pema e harresës” dhe “pema e inteligjencës”. Rrit presionin e gjakut në tru dhe në të gjithë trupin, kuron problemet e trurit dhe të qarkullimit të gjakut. Kjo bimë mund të përdoret në formë kapsule.

Piperi i bardhë; përmban sasi të lartë të fibrave, pastron trupin dhe forcon kujtesën.

Poleni; ka treguar sukses të lartë në trajtimin e çrrregullimeve neurologjike, tensionin nervor, lodhjet ekstreme, dhe çrregullimet në memorje.

Kanella; lufton harresën, forcon kujtesën, qetëson dhimbjet e stomakut, dhimbjet e muskujve dhe dhimbjet e lindjes.

Arra; ndihmon për kurimin e çrregullimeve nervore, përfshirë edhe kujtesën e dobët. Rekomandohet të hahet çdo ditë.

Trumza; bimë e njohur për dobitë e saj të shumta. Trumza punon si alarm për trurin dhe e ndihmon atë në perceptimin dhe kuptimin e informacionit, këshillohet në mëngjes.

Uthulla e mollës; ka përdorime të shumta duke përfshire edhe forcimin e kujtesës. Mënyra e përdorimit: merrni një lugë uthull molle, shtojeni në një gotë ujë, dhe pijeni para buke, 3 herë në ditë.

Kamomili; kamomili është i njohur për dobitë e tij të shumta. Ai është ushqyes i trurit sepse përmban sasi të lartë të vitaminave dhe mineraleve.

Bajamja; eshtë shumë e rëndësishme për qelizat e memorjes. Ajo është në gjëndje të aktivizojë qelizat e kujtesës.

Banane; zhvillon mendjen, inteligjencën dhe aktivizon memorjen sepse pëmban fosfor dhe vitamina të rëndësishme për shëndetin e gjithë trupit.

Karrota; e dobishmë për shëndetin fizik dhe mendor. Ajo aktivizon metabolizmin në tru, nëse do që të mësosh dicka përmëndësh, ha sallatë karrote dhe shtoi pak vaj ulliri.

Këto ishin disa nga ushqimet dhe bimët e njohura që janë të dobishme për kujtesën. Përmbajuni ushqimeve të freskëta, përfshi perime dhe fruta deti, për shëndetin e trupit dhe forcimin e kujtesës. Rrini larg ushqimeve të konservuara dhe të gatshme për të qëndruar të shëndetshëm në mëndje dhe në trup.

Bimët e Shkretëtirës për Shëndetin e Trurit dhe Kujtesën


Shëndeti i Trurit, veçanërisht shëndeti i kujtesës, përqëndrimit dhe mprehtësisë na jep fuqinë për të fuqizuar veten dhe për të arritur sukses në fusha të ndryshme. Këto ditë, njerëzit janë më të prirur të marrin suplemente bimore për të përmirësuar shëndetin e kujtesës në mënyrë natyrale.

Për të ofruar produktet bimore më të dobishme për kujtesën dhe përqendrimin, ne kemi kombinuar bimë të shkretëtirës me bimë të tjera që përmirësojnë shëndetin e kujtesës, përqëndrimin dhe mprehtësinë mendore, në produktet bimore të mëposhtme. (Shtypni mbi foto)

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook