Rreziqet e konsumimit te tepërt të kripës dhe shenjat që tregojnë se ju konsumoni shumë kripë

 

Kripa përdoret në  ushqimin tonë në bazë ditore. Moderimi është sugjeruar gjithmonë, por shumë njerëz e teprojnë me masën e përdorimit të saj.
Kripa e tavolinës përmban 40% natrium dhe 60% % klorid, që do të thotë se çdo lugë çaj me kripë përmban rreth 2000 miligram sodium.
Në përgjithësi, është e rekomanduar të konsumohet jo më shumë se 2300 miligram sodium në ditë (pak më shumë se një lugë çaj kripë). Megjithatë, konsumi mesatar i kripës është të paktën dy herë sa kripa e rekomanduar ditore.

Kripa e tepërt mund të çojë në efekte shëndetësore afatgjata.
Ju duhet ti kushtoni  vëmendje shenjave  paralajmëruese të mbi konsumimit të kripës.

Shenjat paralajmëruese të konsumimit të tepruar të kripës

– Etja e tepërt; Sodiumi ju bën të etur, sepse mbisasia e tij prish balancën e lëngjeve në qelizat tuaja. Kur konsumojmë kripë, organet tërheqin ujë nga qelizat e gjakut. Në këtë proces, truri ynë thotë që ne kemi nevojë për ujë dhe na bën të ndihemi shumë të etur.

– Fryrja; Ndjenja e fryrjes që keni pas konsumimit të natriumit të tepërt ju bën të ndjeheni të pakëndshëm dhe ju rrit volumin e gjakut, duke e bërë zemrën të punojë më shumë.

Edema; Konsumi i tepërt i kripës është një nga arsyet kryesore për fryje të këmbëve, kofshëve, fytyrës dhe duarve.
Kripa e tepërt  rrit nivelet e natriumit dhe trupi në këtë rast do të grumbullojë ujë. Lëngjet shtesë ndërtohen deri në inde, dhe simptoma që shfaqet është ënjtja. Kjo ënjtje, e  quajtur edema, ndikon në pjesë të ndryshme të trupit, por shpesh ndodh në fytyrë, duar, këmbë dhe kofshë. Një nga  truket për ulje në peshë është për të reduktuar konsumin e kripës.

– Dëshira për ushqime të kripura; Merrni shënim dëshirat për ushqime të kripura, pasi kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese për konsumin e tepërt të kripës. Këto dëshira mund të jenë tregues se ka shumë kripë në dietën tuaj.

– Presioni i lartë i gjakut; Kripa punon në veshkat tuaja duke e bërë trupin të mbajë më shumë ujë. Ky ujë shtesë i ruajtur, ngre tensionin e gjakut dhe  vë tendosje në veshkat tuaj, arteriet, zemrën dhe trurin. Presioni shtesë i gjakut i shkaktuar nga kripa, vë tendosje shtesë në brendësinë e arterieve tuaja.

Osteoporoza; Ushqimi dhe tretja  luajnë një rol thelbësor në parandalimin dhe shërimin e osteoporozës.
Kripa e tepërt rrit humbjen e kalciumit në urinë, ku një pjesë e saj është marrë nga kockat.

Gurët në veshka; Veshkat janë përgjegjëse për mbajtjen  dhe lëshimin e ujit. Konsumi i lartë i kripës mund ta pengojë këtë proces. Gurët në veshka shkaktohen nga kalciumi urinar. Kalciumi urinar rritet nga konsumi i lartë i kripës.
Konsumi i tepërt i natriumit është gjithashtu një nga  zakonet e zakonshme që mund të dëmtojë veshkat tuaja.

Kanceri në stomak; Kripa e shumtë në ushqim mund të rrisë rrezikun e kancerit të stomakut, dhe kjo është gjithashtu një nga ushqimet  që shkaktojnë kancer dhe që duhet shmangur.
Kjo mund të shpjegojë pse ka një normë të lartë të kancerit të stomakut në Japoni, ku turshitë dhe ushqimet e kripura janë shumë të njohura. Një dietë e lartë në kripë mund të rrisë rrezikun e kancerit të stomakut deri në 10%.
Sasia e lartë e kripës në stomak nxit aktivitetin e gjeneve që shkaktojnë ulçër, Helicobacter pylori, duke e bërë atë më virulent dhe duke rritur gjasat e një personi të infektuar për zhvillimin e një sëmundje të rëndë të stomakut dhe madje edhe kancer.

Këshilla për zvogëlimin e konsumit  të kripës

– Shmangni ushqimet e  përpunuara.
– Shiko përmbajtjen në etiketat e ushqimeve, dhe duhet t’i kushtoni vëmendje sasisë së  natriumit.
– Eksploroni shije të tjera. Kripa nuk është opsioni juaj i vetëm. Ju mund të shtoni lëng limoni për të rregulluar shijen e ushqimit, ose shtoni pak piper të kuq.