Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Koktej per Tumoret

/, Ushqimi/Koktej per Tumoret

Koktej per Tumoret

Koktejet më efektive të frutave që luftojnë tumoret

 

Lëndët përbërëse të frutave punojnë në pastrimin e trupit nga helmet dhe e ushqejnë atë me lëndë të rëndësishme anti-okside, të cilat luajnë rol në mbrojtjen nga tumoret dhe luftimin e qelizave kancerore.

Këshilla paraprake të domosdoshme

Duhet përkujdesje  për frutat që përdoren për pije. Disa frutave u duhet hequr lëkura si psh: Pjeshkës, portokallit, manderinës, kivit, papajës, ananasit, etj. Lëkura e portokallit është shumë e hidhët dhe përmban lëndë helmuese, prandaj nuk duhet tepruar me të. Kivi dhe Papaja duhet  hequr lëkura sepse përmbajnë lëndë të dëmshme. Lëkura e Ananasit është shumë e fortë dhe nuk mund të përdoret në asnjë lloj pije. Farat e mollës përmbajnë lëndë helmuese, prandaj duhet të hiqen para se ti bësh pije. Gjithashtu duhet patur kujdes në heqjen e gjetheve të karrotës sepse ato përmbajnë lëndë helmuese. Gjithashtu këshillohet të përdoren fruta dhe perime bio.

Nga koktejet më të rëndësishme për luftimin e tumoreve dhe parandalimin e tyre përmendim

  1. Koktej i Kivit

– Merret një kokërr Kivi.

– Një vesh rrushi të kuq.

– Një kokërr mollë e jeshile.

E qëron kivin, lan mirë rrushin dhe mollën, i pret, i vendos në shtrydhësen e frutave, vendos 3 kube akulli dhe i shtrydh së bashku, më pas e pi menjeherë pa u vonuar.

Ky koktej ka veprim anti–oksid, i jep trupit vitaminat dhe mineralet e nevojshme, paranndalon prekjen nga tumoret dhe lufton qelizat kancerore.

  1. Koktej i vitaminës C

Përbërësit e kësaj pije janë:

– Një kokërr Kivi.

– Një kokërr Mango.

– Gjysëm kokrre bostan i vogël; apo ¼ e nje bostani mesatar.

– Gjysëm gote me kokrra lyleshtrydhesh.

– Tre kuba akull.

Pasi të heqësh lëkurën e kivit, mangos dhe bostanit, i vendos përbërësit në shtrydhësen e frutave derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme, dhe e pi atë menjëherë të freskët.

Kjo pije e furnizon trupin me vitaminën C, e cila luan rol të madh në luftimin anti-oksid dhe ngre imunitetin. Kjo pije mund të përdoret edhe kur të kapin sëmundjet e ftohjes.

  1. Koktej që i jep trupit Acid-Folik

Përbërësit:

– Një kokërr portokall.

– Tre karrota.

– Një dorë majdanos.

Qërohet portokalli, pritet dhe vendoset me përbërësit e tjerë në shtrydhësen e frutave derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme dhe më pas e pi menjëherë.

Kjo pije është e dobishme edhe për gratë shtatzëna dhe për gratë që përdorin ilaçe për ndalimin e shtatëzanisë.

  1. Koktej i pasur me Kalcium

– Një gotë e mbushur me Brokli.

– Tre gjethe të rrepës (turnip)

– Katër karrota.

– Gjysëm kokrre molle.

I pret dhe i vendos në shtrydhëse duke i shtuar 3 kube akulli, derisa të përfitohet një pije e lëngshme, freskuese dhe shumë e shëndetshme, dhe më pas e pi menjëherë.

Kjo i pije i plotëson mineralet dhe kalciumin e nevojshëm atyre personave që nuk pëlqejnë qumështin.

  1. Koktej i pasur me Potasium

Përbërësit:

– Gjysëm kokrre bostan i vogël.

– Tre karrota mesatare.

– Një banane.

– Një portokall.

Qërohet portokalli, banania dhe bostani, priten në copa të vogla dhe vendosen në shtrydhësen e frutave derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.

Kjo pije rregullon gjithashtu  nivelin e mineralit të potasiumit në trup pas diarresë, ose nëse ke marrë medikamente nxitës të urinës.

  1. Koktej me përmbajte të lartë Hekuri

– Merret një tufë mesatare prej majdanozit të freskët.

– Një spec i kuq romak.

– Një gotë me brokoli të prerë.

– Tre karrota.

– Një portokall.

Vendosen përbërësit në shtrydhësen e frytave, derisa të fitohet një pije e lëngshme freskuese dhe shumë e shëndetshme.

Kjo pije i jep trupit hekur të mjaftueshëm, është i dobishëm edhe për të sëmurët me Anemi.

  1. Koktej kundër të përzierit dhe vjelljes

– Një copë xhenxhenfil i freskët.

– Një kokërr limon.

– Një kokërr mollë.

– Një gotë me lëng xhenxhenfili.

Tre të parat i vendos në shtrydhëse dhe lëngut të përfituar i shton edhe lëngun e xhenxhenfilit dhe e pi.

Kjo pije ndihmon edhe gratë shtatëzëna që kanë përzierje dhe ata që i zë makina apo çdo mjet tjetër udhëtimi në Tokë apo në det.

Përmbledhje me frutat më të rëndësishme

Frutat më të dobishme, lëngu i të cilave ndihmon për luftimin e tumoreve të ndryshme janë: Shalqini, bostani, panxhari i kuq, karrota, molla, kajsia, luleshtrydhet, manaferrat, limoni, portokalli, manderina, nerënxa, kivi, rrushi,  dardhat, e shega.

Nga pijet e këtyre frutave mund të pihen 2 deri në 4 gota në ditë.

 

By | 2016-12-24T15:16:40+00:00 December 24th, 2016|Kanceri & Tumoret, Ushqimi|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!