Shkencëtarët paralajmërojnë se kimioterapia përhap kancerin në të gjithë trupin

 

Mjekësia konvencionale pretendon se po e lufton kancerin, por së bashku me komunitetin e shëndetit holistik, trajtimi natyral ka qenë vazhdimisht në përpjekje për të ekspozuar një prej mashtrimeve më të mëdha të njohura në historinë e njerëzimit: KIMIOTERAPIA.

“Larja e trurit” nga mjekët, onkologët, dhe mediat, kanë bërë që shumica e pacientëve të kancerit të mendojnë se shpresa e tyre e vetme  për mbijetesë është kimioterapia. Në Amerikë, trajtimi i kancerit është një biznes i madh!

A e dini se efekti anësor numër një i kimioterapisë është kanceri?!

Trajtimet konvencionale të kancerit jo vetëm që dështojnë keq, por janë të dizajnuara gjithashtu për të shtuar kancerin tek pacientët. Megjithëse kimioterapia mund të tkurrë tumorin fillestar në aparencë, ajo që ndodh në sfond është shumë më e rëndësishme. Është e vërteta e errët dhe kriminale që askush nuk duhet ta dijë.

Një studim i ri i publikuar në revistën “Science Translational Medicine” vërteton atë që kemi thënë prej shumë kohësh: “Trajtimet konvencionale të kancerit shkaktojnë më shumë kancer!” Një ekip shkencëtarësh në kolegjin “Neë York’s Albert Einstein College of Medicine” ka gjetur dëshmi sqarimi se kimioterapia është vetëm një zgjidhje afatshkurtër.

Shumë shpejt, ky trajtim i tmerrshëm e rikthen sëmundjen, duke i shtyrë pacientët drejt një raundi të dytë të trajtimeve të shtrenjta. Në vend që  të ndihmojë pacientët për të hequr qafe sëmundjen, ata përkohësisht e vënë atë në pritje.

Kimioterapia vret më shumë pacientë sesa vetë kanceri

Në vitin 2017, janë diagnostikuar rreth 1,688,780 raste të reja të kancerit dhe rreth 600.920 njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje në Shtetet e Bashkuara, sipas raportit vjetor nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

Shkencëtarët shpjeguan se kimioterapia njëkohësisht hap rrugë të reja që tumoret të përhapen në sistemin e gjakut, duke shkaktuar tumore më agresive të cilat shpesh rezultojnë në vdekje.

Hulumtuesit besojnë se trajtimi toksik kimoterapik kalon në mekanizmat e e trupit dhe lejon tumoret të rriten përsëri më shpejt. Për më tepër, Dr. George Karagiannis, autori kryesor i studimit, dhe ekipi i tij, zbuloi se dy barnat e zakonshme të kimoterapisë  rritin numrin e hapjes së “dyerve” në enët e gjakut, të cilat lejojnë qelizat e kancerit të përhapen në pjesë të tjera të trupit. Ekipi gjithashtu zbuloi se kimioterapia rriti numrin e qelizave të kancerit që qarkullojnë në trup dhe mushkëri.

Dr. Karagiannis vuri në dukje se gratë që marrin kimioterapi preoperative për të trajtuar kancerin e gjirit, nxisin zhvillimin dhe qarkullimin e kancerit në të gjithë trupin.

Departamenti i i Kërkimit të Kancerit të Gjirit shtron pyetjen nëse kimioterapia stimulon kancerin që të përhapet në trup.

PO, pacientët po vdesin nga kimioterapia, jo nga kanceri. Ajo ka treguar jo vetëm që shkakton kancer dytësor, por edhe përshpejton rritjen e tumorit dhe shkakton qelizat e kancerit të bëhen rezistent ndaj trajtimit

75% e mjekëve dhe shkencëtarëve e refuzojnë kimioterapinë për veten ose familjen e tyre.

Çfarë do të thotë ky numër rreth efektivitetit dhe rreziqeve të terapisë? A dinë më shumë këta njerëz? Dhe cila është media kryesore që fshihet prej nesh?

Për shkak të efekteve shkatërruese në gjithë trupin dhe sistemin imunitar, dhe një shkallë shumë e ulët e suksesit, tre në çdo katër mjekë dhe shkencëtarë e refuzojnë kimioterapinë, sipas sondazheve të marra nga Qendra e Kancerit McGill.

Përveç kësaj, rreth 97 % e kancereve nuk i përgjigjen kimioterapisë, por megjithatë ajo mbetet trajtimi i gatshëm për çdo lloj kanceri.

Mendoni për këtë! Kur trupi është duke luftuar kancerin, gjëja e fundit që ka nevojë është që të fusë më shumë kancer-nxitës dhe kimikate shtypës imuniteti! Është ironik fakti se të gjithë shkencëtarët dhe mjekët e dinë se kimioterapia është helm i pastër dhe mund t’i bëjë gjërat më keq.

Mjekët tanë parashtrojnë për pacientët e tyre që të zgjedhin rrugë jo-kimike për trajtimin e kancerit dhe jo vetëm.

Viteve të fundit, kanë dalë shumë studime që kanë lidhur kimioterapinë me përhapjen dhe stimulimin e kancerit. Megjithatë, autoritetet nuk po bëjnë thirrje të shëndetshme.

Për sa prova dhe sa sutudime kanë nevojë ata para se të fillojnë të pranojnë se ky trajtim nuk është i duhuri?!

Spektri Autizmit (eBook)

SKU eb000113
€50.00
In stock
1
Product Details

Spektri Autizmit - Udhëzues i Plotë i Trajtimit Natyral për Prindërit me Fëmijë Autikë (eBook - 84 Faqe)

Për faktin se ashpërsia dhe llojet e autizmit ndryshojnë, plus shkaqeve dhe manifestimeve të
ndryshme të njerëzve, trajtimi do të ndryshojë nga personi në person dhe shpesh duhet të jetë i
shoqëruar me porosi për individin.

Trajtimi natyral profesional mbështetet në 3 shtylla kryesore:

1. Kura Bimore Profesionale. Paketa e Mbështetjes së Trurit dhe Kurimit Natyral të Fëmijëve Autik kombinon 3 produkte bimore në një paketë për të siguruar shërimin dhe ushqyesit kryesorë që fëmijët autik kanë nevojë për funksionim optimal të trurit dhe përpunimin njohës.

2. Ndërhyrja dietike. Të ushqyerit është një përbërës jetik në zhvillimin e trurit. Disa ekspertë kanë sugjeruar se raste të caktuara të autizmit mund të jenë si rezultat i mangësive ushqyese ose keqpërvetësimit të ushqyesve nga dieta. Ka edhe sugjerime se simptomat me autizëm mund të shkaktohen si rezultat i keqpërvetësimit dhe intolerancës ndaj ushqimeve të caktuara, veçanërisht produkteve të qumështit, sheqerit, dhe glutenit të përfshirë te gruri dhe produktet e drithërave.

3. Qasjet terapeutike Arsimore. Kjo përfshin edukim të specializuar, si dhe fizioterapi, terapi profesionale, integrim ndijor, modifikimin e sjelljes, dhe terapinë e të folurit. Në varësi të simptomave dhe fushave të vonesës në zhvillim, këto terapi mund të jenë tepër efektive dhe të kombinuara në planin e përgjithshëm të trajtimit. Është e rëndësishme të kuptohet se asnjë nga këto terapi nuk janë ‘zgjidhje të shpejta', por kërkojnë këmbëngulje dhe kohë.

Ky udhëzues elektronik për prindërit me fëmijë autikë përfshin gjithçka duhet të dini për kushtin e fëmijës suaj, trajtimin natyral të padëmshëm dhe pa ilaçe kimike, dhe përgatitjen e fëmijës për një jetë normale, të shëndetshme dhe kreative.

Libri ka 84 Faqe me dimension (Letter: 816x1056) dhe gjendet në 4 formate elektronike:

1. .EPUB - për Smartphone, iPad dhe Kompjuter (Kërkohet instalim aplikacioni Epub Reader)

2. .MOBI - për Amazon Kindle (Kërkohet instalim aplikacioni Kindle for Amazon)

3. .PDF – për të gjitha aparatet elektronike (Kërkohet instalim PDF Reader)

4. .HTML FlipBook për të gjitha aparatet (Nuk kërkohet kërkohet asnjë aplikacion)

Save this product for later