Kimioterapia aktivizon mekanizmin e rritjes së kancerit në trup

Kimioterapia aktivizon mekanizmin e rritjes së tumoreve kancerore në trup, shumëzon kanceret gjithandej, dhe zakonisht vret pacientin

 

Megjithëse konsiderohet trajtimi më efektiv për të luftuar kancerin, kimioterapia mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, sipas një studimi të ri tronditës të botuar në “Science Translational Medicine”.

Terapia jashtëzakonisht agresive, që vret qelizat kanceroze dhe ato të shëndetshme, është gjetur që rrit mundësinë e qelizave të kancerit që migrojnë në pjesë të tjera të trupit. Kur kjo ndodh, sëmundja quhet kancer metastatik, që është forma më vdekjeprurëse.

Kimioterapia u jep njerëzve përshtypje të rreme për “shërimin” e sëmundjes. Për fat të keq, kjo është vetëm gjysma e historisë. Ndërsa ndodh tkurrja e tumoreve primare për disa pacientë në afat të shkurtër, barnat e kimioterapisë nxisin një mekanizëm në trup që lejon qelizat e kancerit të rriten përsëri më shpejt dhe më të forta. Shumica e pacientëve që marrin kimioterapi janë në thelb duke blerë një kancer të një tjetër forme vdekjeprurëse të sëmundjes. Megjithatë, kimioterapia mbetet trajtimi standard.

Për studimin e tyre, studiuesit në Kolegjin Albert Ajnshtajn të Mjekësisë në Nju York, analizuan efektin e barnave të zakonshme të kimioterapisë në pacientët me kancer të gjirit. Dr. George Karagiannis dhe kolegët e tij zbuluan se dy barna të zakonshme kimike shtuan numrin e “portave” në enët e gjakut. Nëpërmjet këtyre pikave të vogla të hyrjes, qelizat e kancerit mund të migrojnë lehtë në qarkullimin e gjakut dhe në organet e tjera në trup.

Gjithashtu, testimi shtesë në minj tregoi më shumë qeliza të kancerit qarkullues në trup dhe mushkëri pas administrimit të barnave. Autori kryesor Dr. George Karagiannis tha për “The Telegraph” se duke pasur parasysh këto rezultate, çdo pacient me kancer që merr kimioterapinë duhet të monitorohet nga afër për të kontrolluar nëse sëmundja po përhapet.

Megjithëse hulumtimi i ekipit shqyrtoi vetëm efektin e rritjes dhe përhapjes së qelizave të kancerit të shkaktuar nga kimioterapia në kancerin e gjirit, ata aktualisht po eksperimentojnë në kanceret e tjera për të parë nëse ndodhin efekte të ngjashme.

Kimioterapia është biznes i madh

Ndërkohë që nuk janë më të panjohura gjobat me shumë miliardë dollarë për neglizhencë, industria e kancerit gjeneron kufij më të lartë fitimi se çdo industri tjetër. Industria përbëhet nga korporatat kriminale, organizatat, agjencitë, mjekët dhe onkologët që duhet të besojmë. Për fat të keq, këta njerëz nuk kanë interes të gjejnë një kurë ose të nxisin strategjitë parandaluese. Disa doktorë shkojnë deri në diagnozën false të njerëzve me kancer për të mbajtur paratë të rrjedhin.

Për më tepër, kimioterapia dështon në rreth 98 % të të gjitha rasteve të kancerit, duke i bërë njerëzit më të sëmurë sesa janë tashmë. Meqenëse industria e kancerit kontrollon botën mjekësore, trajtimet alternative që mund të kurojnë mijëra njerëz në mbarë botën pa asnjë efekt anësor të dëmshëm mbahen të fshehura nga publiku.

Që kur Nixon deklaroi “luftën kundër kancerit” në vitet 1970, miliarda dollarë janë dhënë për hulumtimin kimik të kancerit, por shumë pak është përmirësuar. Ku shkuan të gjitha paratë? Dhe pse nuk kemi gjetur një kurë pas gjithë këtyre viteve?

E vërteta është se ne të gjithë kemi qenë të gënjyer, duke lejuar që industria e kancerit të abuzojë me trupin tonë. Ndaloni rënien preh të premtimeve boshe të një industrie kriminale dhe filloni të kërkoni zgjidhje reale, natyrore. Ato ekzistojnë.

Bimët e Shkretëtirës në mbështetje të pacientëve me Kancer


Trupi i njeriut është krijuar për ta kapërcyer kancerin. Ai është i pajisur me sistem imunitar të fuqishëm dhe sistemin e mbrojtjes intracellulare anti-oxidante. Krijuesi ynë nuk ka zbritur ndonjë sëmundje në Tokë, veçse ka krijuar edhe ilaç për të.

Një nga sfidat me kancerin është se ai nuk është pushtues i jashtëm që vjen për të bërë kërdi. Në vend të kësaj, janë qelizat tona që nuk ndjekin më udhëzimin kryesor për funksionimin e duhur, rritjen e qelizave dhe ciklin e jetës / vdekjes qelizore. Është zhvillimi i qelizave mashtruese që egoistikisht vendosin të grumbullojnë lëndë të para dhe nuk dëgjojnë më rregullat dhe rregulloret e vendosura nga organet e inteligjencës së lindur, të krijuar nga Zoti.

Kontrolli master i trupit e njeh pamjen e madhe të asaj që është më e mira për mbijetesën afatshkurtër dhe potencialin afatgjatë. Ky kontroll duhet ta mbajë pjesën tjetër të trupit në mënyrë të vazhdueshme të informuar dhe në përputhje me këtë skemë të madhe. Ky proces komunikimi zhvillohet përmes sistemit neuro-endo-imun. Kjo do të thotë që trupi komunikon me veten përmes sistemit nervor, sistemit hormonal dhe sistemit imunitar.

Për të stimuluar dhe fuqizuar sistemet mbrojtëse dhe luftuese të trupit, për luftimin e qelizave kancerore burimore dhe metastazike, dhe për përkrahjen e shëndetit të pacientëve, ekipi i Kërkimit dhe Zhvillimit të Wild Arabic Herbs (WAHRD) ka identifikuar bimët e egra shkretinore më të fuqishme, të kombinuara në lloj dhe sasi, për të zhvilluar produktet bimore më efektive në mbështetje të pacientëve me lloje të ndryshme të kancerit, që i gjeni në kategoritë përkatëse.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook