Kikiriku; zbulo veçoritë e tij të pazakonta

Kikiriku; zbulo veçoritë e tij të pazakonta

 

Arabisht: فول سوداني  – Ful Sudani

Anglisht: Peanut.

Emri shkencor:  Arachis hypogaea.

Familja: Fabaceae.

Kikiriku është bimë barishtore, me gjethe të gjelbëra të cilat kanë një veçori të pazakontë; në kohën që errësohet apo kur fryn erë e fortë, ato mblidhen menjëherë. Lulet i ka të verdha -gjithashtu me veçori të pazakontë, sepse pasi dalin mbi tokë lëvizin dhe kthehen përsëri në tokë për të përfunduar zhvillimin e farave ta cilat në kohën e pjekjes janë me ngjyrë kafe të zbehtë, me lëvore të fortë ose të butë në varësi të llojit, dhe me gjatësi 3-3.5 cm.

Orgjina e bimës është Amerika e Jugut (në veçanti Brazili), në Siri është mbjellë për herë të parë në vitin 1922.

Kikiriku mund të konsumohet i freskët dhe i përpunuar.

Kikirikët janë të pasur me: Energy,Carbohydrates, Sugars, fibra dietike, Fat,Saturated, Cholesterol, Monounsaturated, Polyunsaturated, Protein,Vitamins; B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, D, E, minerals; Calcuim, Iron, Magnesium, Phosphrus, Potassium, Zinc .

Dobitë shëndetësore

– Kikirikët janë burim i shkëlqyer energjish.

– Ul nivelin e kolesterolit të dëshëm dhe rrit kolesterolin e dobishëm në trup.

– Acidet yndyrore që përmban kikiriku veçanërisht acid-oleik, parandalon sëmundjet koronare.

– Ndihmon zhvillimin dhe rritjen e trupit.

– Lufton kancerin e stomakut.

– Luftojnë radikalet e lira tumorale që prodhon trupi.

– Mbrojnë nga sëmundjet e zemrës dhe ul nivelin e sheqerit në gjak.

– Mbrojnë nga sëmundjet nervore, sëmundja Alzheimer, goditjet në tru dhe lufton depresionin.

– Mbrojnë trupin nga infeksionet virale.

– Kikiriku është stimulus i të gjitha organeve të trupit.

– Konsumimi i disa kokrrave të kikirikut apo gjalp kikiriku, ndihmon për kurimin e sëmundjeve të fshikëzës dhe tret gurët në tëmth.

– Zvogëlon rrezikun e ngritjes në peshë.

– Zvogëlon rrezikun e kancerit të kolitit sidomos tek gratë.

– Mbron fëmijët nga rreziku i sëmundjeve të fertilitetit.

– Ndihmon për kurimin e disa sëmundjeve të lëkurës si; ekzemën dhe psoriasis.

– Mbron integritetin e mukozës dhe qelizat e lëkurës, zbut lëkurën, largon skuqjet e saj, etj.

– Largon rrezikun e kancerit të lëkurës.

– Largon rrudhat dhe shenjat e plakjes nga fytyra. (Masazhon fytyrën me gjalp kikirikësh dhe e lë mbi fytyrë deri sa të thahet, më pas e lan fytyrën me ujë të vakët dhe nuk e than me peshqir).

– Forcon flokët, i shkëlqen, nxit mbirjen dhe rritjen e tij, largon zbokthin dhe thatësirën e lëkurës së kokës. ( Masazhon flokët me gjalp kikirikësh dhe e lë për 20 min, më pas i lan me ujë të vakët dhe shampo natyrale e përshtatshme për llojin e flokut).

Kujdes!!

– Para se të përdorësh kikirikët apo gjalpin e tyre sigurohu që nuk ke alergji prej tij.

– Sigurohu që edhe fëmijët e tu nuk kanë alergji prej tij.

– Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji të fortë.

– Lloji i alergjisë që mund të shkaktojë mund të jetë: vështirësi në frymëmarrje, acarim fyti, ashpërsi lëkure, ulje e tensionit, etj.

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook