Këto ushqime të pasura me Alkaline parandalojnë kancerin
Këto ushqime të pasura me Alkaline parandalojnë kancerin, obezitetin dhe sëmundjet e zemrës
Sekreti ka dalë hapur prej vitesh që: dieta standarde amerikane është një gjë e neveritshme. Nuk është ndonjë çudi që amerikanët janë duke u rrënuar nga nivele të larta të diabetit dhe obezitetit, ju duhet ta vini re seriozisht se sa shumë sheqer, kalori dhe vajra të përpunuara keni futur në trup?
Ky lloj i të ngrënit bën kërdi jo vetëm në belin tuaj, por edhe në nivelet e pH-së së trupit. Trupi i njeriut kërkon një ekuilibër të mirë alkaline për të qëndruar i shëndetshëm.
Në qoftë se ju jeni të shqetësuar veçanërisht në lidhje me nivelet e pH-së në gjak, disa ushqime të pasura me alkaline ndihmojnë në mirëqenien tuaj të përgjithshme.
Ja ushqimet më të pasura me alkaline
– Marule/sallata jeshile; është një ushqim i lartë me alkaline, është gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës A, C dhe K.
– Shalqiri; Është i lartë me alkaine, vitaminë A, kalium dhe fantastik për pastrimin e veshkave.
– Vaj ullirit; Vaj i ullirit është burimi kryesor i yndyrës në dietën mesdhetare, dhe konsiderohet të jetë një nga vajrat më kurues në botë.
Konsumuesit e rregullit të tij kanë më pak gjasa për të zhvilluar sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe kolesterol të lartë.
– Farat e lirit; Farat e lirit janë të larta në alkaline dhe si të tilla, ju duhet të konsumoni shumë prej tyre! Vaj i lirit është shumë i dobishëm në sallatë. Ai përmban sasi të lartë të fibrave dietike dhe ushqyesve të tjerë.
– Avokado; Avokado përmban sasi të madhe të acidit folik, kalium, vitamina B5, C, K, B6 dhe E. Ai gjithashtu përmban magnez, bakër, hekur dhe zink.
– Bananet; Bananet përmbajnë disa ushqyes mbreslënës, duke përfshirë edhe kalium, fibra dietike, vitaminë C, vitaminë A dhe hekur.
– Hudhra; Hudhra është nga e njëjta familje bimore si qepa dhe është një burim i madh i kalciumit, selenit, hekurit, magnezit dhe vitaminave. Ajo ndihmon në rregullimin e pH-së së trupit dhe mund të përdoret gjithashtu për të rregulluar tensionin e gjakut.
– Limoni; Limoni është një anti-oksidant i fuqishëm dhe ndihmon në metabolizmin e trupit. Është gjithashtu i mrekullueshëm për infeksionet, të ftohtët, kollën dhe gripin.
– Lakër brukseli; Përveç balancimit të nivelit të pH-së, lakra e brukselit konsiderohet një nga ushqimet më kuruese në botë, për shkak të përmbajtjes së disa mineraleve dhe ushqyesve të tilla si vitaminë K, vitaminë C dhe fibra.
– Jonxha/alfalfa; Një nga dobitë e saj është se tretet lehtë. Ato përmbajnë kalcium, vitaminë K dhe vitaminë C. Ajo gjithashtu ka pak kalori dhe 0 gram yndyrë.