Këshilla për një bel perfekt
Zona e belit është zona e parë që preket nga mbipesha, dhe kjo gjë kthehet në ankth tek shumë njerëz. Ja disa këshilla natyrale për një bark të shesht dhe perfekt.
Gjëra që duhet të bëni
– Në mëngjes konsumoni nga bima Forskohlii, kjo bimë ndihmon në tretjen e shpejtë të yndyrave në të gjithë trupin. Gjithashtu duhet të konsumoni ushqime që përmbajnë magnez.
– Gjatë ditës duhet të përdorni bimë natyrale që ju ndihmojnë për tretjen e yndyrave si; kanellë, karafil, shafran indian, xhenxhefil, etj.
– Pirja e çajit jeshil me limon ndihmon shumë për tretjen e yndyrave.
– Zgjidhni fruta që ju ndihmojnë tretjen dhe që kanë pak sheqer si: Limoni, portokalli, avokado, banane, mollë, luleshtrydhe, lulelakër, karrotë, etj.
– Pirja deri 2 litër ujë në ditë ndihmon trupin të pastrohet nga helmet, ose pini 6 gota me ujë dhe limon (pa sheqer) në ditë.
– Bëni çdo ditë ushtrime fizike, ecja është ushtrim shumë i mirë fizik për tretjen e yndyrave të barkut.
– Hani vaktet kryesore sa më të lehta dhe mes tyre hani fruta, perime të pagatuara dhe fara bimësh.
Gjëra që nuk duhen bërë
– Largojuni erëzave djegëse dhe të shumta në ushqim sepse ato shkaktojnë acarim të sistemit tretës dhe ndalojnë tretjen e ushqimit në mënyrë natyrale.
– Ndaloni së piri qumësht më shumë yndyrë, sepse yndyrat e tepërta të tij dëmtojnë mëlçinë dhe stomakun, dhe vështirësojnë tretjen.
– Shmangni kripën e tepërt, konsumimi i ushqimeve me shumë kripë jo vetëm që dëmton shumë organe të brendëshme të trupit, por e bën trupin që të rezervojë ujin dhe kjo gjë e bën trupin të ndihet i fryrë dhe i plogësht.
– Shmangni ushqimet e skuqura dhe yndyrat e tepërta në ushqim, për të lehtësuar tretjen dhe për të ruajtur shëndetin e organeve të brendëshme të trupit.
– Ndaloni së piri pije me gaz dhe pini sa më pak ujë gjatë ngrënies.
– Mos e teproni me ngrënien e ushqimit .
– Mos u ulni direkt pas ngrënies por bëni një ecje të lehtë për disa minuta.
Vendosmëria dhe mosdëshpërimi për gjëndjen që jeni, janë çelësi i suksesit jo vetëm për një shëndet të mirë por edhe për arritjen e suksesit në jetë.