Karrota

 

Arabisht: الجزر  – El Xhezer

Anglisht: Carrot.

Emri shkencor:  Daucus Carota Subsp. Sativus

Familja: Apiacea.

Karrota është bimë me rrënjë të ngrënshme; rrënjët e saj janë me ngjyra të ndryshme si; portokalli, vjollcë, të kuqe, të verdhë, të bardhë, etj. Sa më e kuqe të jetë ngjya e tyre aq më shumë eshtë e pasur me Beta carotene. Orgjina e Karrotës është  Afrika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Azia, sot është e përhapur në të gjithë botën.

Vlerat ushqyese të karrotës: Karrota është e pasur me; Kalori, Saturated fat, Polyunsaturated fat, Monounsaturated fat, Sodium, Potasium, Carbohydrate, Fibra dietike, Calcium, Iron, vitamins, A, B6, C, D, Beta carotene.

 karrota

Dobitë shëndetësore të Karrotës

– Karrota ka veti antibiotike, ajo shkatërron bakteriet që gjenden në zorrë.

– Ndihmon për kurimin e infeksioneve të zorrëve dhe ulçërën e stomakut.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve të mëlçisë.

– Parandalon dhe ndihmon për kurimin e kancerit.

– Karrota ka dhënë sukses për të sëmurët me Alosithonama (shtimi i Acetoneve në gjak).

– Mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme të diellit dhe ndihmon shërimin e shpejtë të saj.

– Përdoret si ushqim dhe ilaç për kurimin e infeksioneve të veshkave dhe gurëve të tëmthit.

– Hormonet e karrotës ndihmojnë për kurimin e Diabetit.

–  Ndihmon për kurimin e kollës dhe sëmundjet e shkaktuara nga të ftohtët.

– Forcues natyral i imunitetit.

– Rrit sekretimet biliare dhe nxit urinimin.

– Ndihmon për shëndetin e lëkurës dhe përmirësimin e ngjyrës së saj.

– Forcon sytë dhe shikimin.

– Forcon flokun dhe thonjtë.

– Ndihmon për çregullimet seksuale.

– Ndihmon për uljen në peshë.

 carrots_of_many_colors1

Këshilla të ndryshme

– Nuk duhet hequr lëvorja pasi ajo përmban shumë vlera ushqyese.

– Karrota e pagatuar tretet  më shpejt se karrota e gatuar.

– E dobishëm për gratë shtazëna dhe gjidhënëse.

– Mund të përdoret si lëng, supë, sallatë, në ëmbëlsira, buding, etj.

– Pacientët që vuajnë nga Diabeti duhet të mos e teprojnë me konsumimin e saj.

– Fëmijët që vuajnë me  diarre duhet ta konsumojnë me sasi të vogël.