Dobitë shëndetësore të Karafilit
Karafili njihet me emrin shkencor “Dianthus Caryophylus”. Pjesa që përdoret më shumë janë farat e karafilit që dallohen për aromën e tyre të fortë. Farat e karafilit përdoren të thara në ushqim dhe në mjekësi.
Origjina e karafilit janë Ishujt Andonosah Seram dhe në Filipinet Jugore. Sot ai kultivohet në Tanzani, Madagastar, Brazil dhe Malet Ande.
Karafilët janë zakonisht lule të thara nga pema e Karafilit.
Karafili është nje pemë me gjelbërim të përjetshëm dhe rritet në pyjet me klimë tropikale. Njihet për vetitë e tij të shëndetshme që prej qindra shekujsh.
Gjithashtu karafili është i njohur si bimë afrodiziake.
Karafili është: Anti-bacterial, anti-viral, anti-fungal dhe anti-septik.
Trajtimet dentare e kanë përdorur për shekuj si qetesues.
Karafili përmban vitamin C dhe K, kalcium, magnes, fibra dhe lëndën eugenol, e cila ndihmon në pakësimin e dhimbjeve dhe vrasjen e mikrobeve. Përmban vajra avullues, Aleorginol gati 80%, Steel Aleorginol, Methylcellulose salicylate, Benin, Vanlen, acid- tannin dhe phenol.
Përmbledhje me dobitë shëndetësore të Karafilit
– Përmirëson tretjen dhe çrregullimet e sistemit tretës.
– Kuron ulçerën e stomakut.
– Kuron ngrirjen muskulare.
– Është Anti-bacterial.
– Lufton tumoret.
– Forcon imunitetin.
– Qetësues i dhimbjeve.
– Përdoret në ushqime dhe pije si erëz.
– Karafili është i dobishëm për sëmundjen e diabetit.
– Karafili është i dobishëm për sytë.
– Ul presionin e gjakut.
– Ul temperaturën e lartë.
– Pastrues.
– Kuron dhimbjen e kokës.
– Ruan nga epidemitë.
– Qetëson dhimbjet e dhëmbëve.
– Zvogëlon infeksionet alergjike.
– I dobishëm për ftohjet, asmën dhe kollën.
– Hapës oreksi.
– Ruan nga dirreja dhe vjellja.
– Nxitës i urinës.
– Kuron veshkat dhe fshikësën e urinës.
– Bën dobi për lëkurën dhe flokët.
– Forcon zemrën dhe mëlçinë.
– Kuron puçërrat e rinisë dhe infeksionet e lëkurës.
Kujdes!
– Karafili duhet të meret në masë të caktuar si nga të mëdhenjtë edhe nga të vegjëlit.
– Karafili nuk duhet të përdoret gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.
– Nuk duhet të përdoret shpesh mbi lëkurë sepse shkakton djiegie.
– Konsultohuni me mjekun herbalist per perdorimin e tij si ilaç për një sëmundje të caktuar.
– Ashtu si dhe me vajet e çdo bime apo peme tjeter që tregtohen sot, kërkoni atë organik dhe të prodhuar në mënyrë tradicionale natyrale, dhe jo atë industrial, i cili ka humbur shumicën e vlerave kuruese dhe vajrave avullues, dhe si pasojë nuk jep rezultatet e shpresuara.