You are here:---Kapsllëku; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

Kapsllëku; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

2018-03-30T21:25:37+00:00January 11th, 2018|Categories: Aparati Tretjes|

Kapsllëku; Simptomat, Shkaqet, Trajtimi Natyral

 

Normalisht, ne mund të kemi dy deri në tri lëvizjeve të zorrëve (jashtëqitje) në ditë – ose në disa raste, një herë e vetme është diçka e natyrshme. Por paaftësia për të pasur lëvizje të zorrëve, është e njohur si kapsllëk, dhe kjo mund të çojë në një shumëllojshmëri të sëmundjeve, si dhe të shkaktojë letargji, depresion, stres, ankth, trashje, gazra, pagjumësi, artrit, sëmundje të zemrës, diabet, refluks, erë të keqe të frymës dhe trupit, probleme me flokët, lëkurën dhe thonjtë, etj.

Kapsllëku është një kusht shumë i zakonshëm që prek njerëzit e të gjitha moshave. Kjo do të thotë se ju nuk nxirrni jashtë feçet aq shpesh sa zakonisht, ose tendoseni (shtrëngoheni) më shumë se zakonisht, ose nuk jeni në gjendje për të zbrazur krejtësisht zorrët tuaja.

Kapsllëku mund të shkaktojnë që feçet të jenë jashtëzakonisht të forta, me kokla, të mëdha apo të vogla. Ashpërsia e kapsllëkut mund të ndryshojë në masë të madhe. Shumë njerëz përjetojnë vetëm kapsllëk për një periudhë të shkurtër kohe, pa efekte të qëndrueshme në shëndetin e tyre. Për të tjerë, kapsllëku mund të jetë një kusht kronik (afatgjatë) që shkakton dhimbje të konsiderueshme dhe parehati, dhe ndikon në cilësinë e jetës.

SIMPTOMAT

Gjithkush ka zakonin e tij normal të zorrëve, që mund të ndryshojë në masë të madhe nga personi në person. Për shembull, disa të rritur zakonisht shkojnë në banjë më shumë se një herë në ditë, ndërsa të tjerë zakonisht shkojnë vetëm çdo tre ose katër ditë. Foshnjat dhe fëmijët kanë disa lëvizje të zorrëve në ditë, ndërsa të tjerë zakonisht kalojnë feçe vetëm disa herë në javë.

Kur jeni kaps, ndjeni se kalimi i feçeve është më i vështirë se zakonisht, dhe kjo mund të ndodhë për disa arsye, si: feçet e forta dhe me kokla, të qenët e feçeve shumë më të mëdha apo më të vogla se normalja.

Përveç që shkakton ndryshim në zakonet normale të zorrëve, kapsllëku mund të shkaktojë gjithashtu simptomat e mëposhtme:

  • dhimbje stomaku dhe dhimbje barku
  • ndjesia e fryrjes
  • ndjesia e të përzierit
  • humbje të oreksit

Kurse lëvizjet e rralla apo të parregullta të zorrëve tek fëmijët me kapsllëk mund të kenë shenjat dhe simptomat e mëposhtme:

  • humbje e oreksit
  • mungesa e energjisë
  • të qenit nervoz, i zemëruar dhe i pakënaqur
  • erë e neveritshme e feçeve
  • dhimbje barku dhe parehati
  • ndjehen vazhdimisht të sëmurë.

SHKAQET

Kapsllëku mund të ndodhë te bebet, fëmijët dhe të rriturit, dhe ndikon dy herë më shumë femrat se sa meshkujt.

Të moshuarit kanë pesë herë më shumë gjasa se të rriturit më të rinj që të kenë kapsllëk, zakonisht për shkak të faktorëve ushqimore, mungesës së ushtrimit, përdorimit të ilaçeve dhe zakonet e dobëta të zorrëve.

Përafërsisht 40% e grave shtatzëna përjetojnë kapsllëk gjatë shtatzënisë së tyre.

Kapsllëku mund të shkaktohet nga një numër arsyesh dhe mund të jetë e vështirë për të identifikuar shkakun e saktë. Një efekt anësor shumë i zakonshëm i ilaçeve kimike me apo pa recetë është kapsllëku, kështu që pikë së pari ndaloni marrjen e tyre! Megjithatë, disa faktorë të tjerë rrisin rrezikun e kapsllëkut, duke përfshirë:

– mos konsumimi i fibrave të mjaftueshme, të tilla si fruta, perime dhe drithëra

– një ndryshim në rutinën ose mënyrën e jetesës, siç mund të jetë ndryshimi në mënyrën e ngrënies

– injorimi i nevojës për të shkuar në ë.c.

– efektet anësore të ilaçeve të caktuara

– mospirja e lëngjeve të mjaftueshme

– ankthi apo depresioni

– funksioni i ulët i tiroides mund të çojë në një sistem të ngadaltë të tretjes, duke rezultuar shpesh në probleme gastro-intestinale.

TRAJTIMI NATYRAL I KAPSLLËKUT

Ushqimi

Konsumoni një dietë të lartë në fibra, për shembull; kokrra të plota-gruri, krunde të plota, fasule, bishtajore dhe fruta e perime të freskëta organike. Farat e lirit mund të jenë gjithashtu të dobishme.

– Mos konsumoni asnjë ëmbëltues artificial.

– Mos konsumoni shurup misri të lartë në fruktozë ose glutamate mono-sodium.

– Mos pini pije të gazuara.

– Shmangni të gjitha ushqimet e shpejta.

– Shmangni të gjitha ushqimet e konservuara.

– Eliminoni produktet konvencionale të qumështit.

– Shmangni viçin konvencional.

– 50% e përbërësve të çdo vakti duhet të jënë ushqime të freskëta, të papërpunuara.

– Përtypeni ushqimin me kujdes.

– Ndryshoni ushqimet nga dita në ditë.

– Vakti më i madh i ushqimit duhet të jetë në mesditë.

– Mos shkoni për të fjetur me stomakun plot.

Aromaterapia

Vajrat e mëposhtme mund të përdoren për lehtësimin e kapsllëkut

– Vaj i piperit të zi është shumë i rekomanduar. Ky vaj mund të përziehet me vaj kopëri esencial dhe një vaj vegjetal (vaj ulliri) dhe të aplikohet rreth kërthizës. Kjo do të ndihmojë kurimin e kapsllëkut në mënyrë graduale.

– Përdorni një përzierje të vajit esencial të rozmarinës, borzilokut, dhe manxuranës, të përzierë me një vaj vegjetal si vaj ulliri ose vaj jojoba.

– Vaj esencial e Gingerit është provuar të jetë efektiv, duke stimuluar stomakun për lëvizje peristaltike, për tretje efektive dhe lëvizje të shpejtë dhe të rregullt të zorrëve.

– Aplikimi i vajit esencial të limonit heq gjithashtu kapsllëkun.

Deri në 10 pika të çdo vaj esencial mund të vendosen në një banjë të ngrohtë. Është provuar gjithashtu se fërkimi i këmbëve me këto vajra mund të jetë efektiv. Vajrat më të mirë të përdorur në këtë mënyrë janë vaj i mendrës dhe i rozmarinës.

Bimët mjekësore

Xhenxhefili, kardamom, kopër, farat e lirit, fenugreek, Senna, dhe aloe vera. Ne ju rekomandojmë që të konsultoheni me një Herbalist të licencuar, i cili është në gjendje të përshkruajë bimët e duhura dhe përdorimin e saktë të tyre për gjendjen dhe kushtin tuaj të posaçëm.

Të tjera

– Kumbullat e thata janë një nga agjentët më të mirë natyrorë për kapsllëkun. Një grusht me kumbulla të thata do të bëjë ndryshim të madh.

– Molla përmban disa komponime kimike natyraletë njohura si phytochemicals, polyphenols, ose flavonoids, disa prej të cilave janë provuar që kanë aktivitet antioxidant që pengon, ose pastron, veprimtarinë e radikaleve të lira në trup. Dëmi qelizor nga radikalet e lira mund të jetë një faktor në disa lloje kanceresh, sëmundje të zemrës, goditje në tru, dhe kushte të tjera të tilla si diabeti dhe kapsllëku.

– Spirulina e algave blu të gjelbra; Spirulina ka një proteinë të plotë më të pasur se bifteku, minerale komplekse të bollshme organike, një shumëllojshmëri të gjerë me vitamina esenciale dhe shumë enzimeve të dobishme. Spirulina është më shumë se vetëm një ushqim.

– Alga e gjelbër Chlorella: Për shkak se është aq e lehtë për t’u tretur, qelizat marrin përfitimin e plotë të këtij ushqyesi të fuqishëm. Algat ofrojnë ushqim të zorrëve dhe kanë një efekt qetësues dhe shërues në membranën e mukozës. Ato punojnë për të çhelmuar dhe pastruar sistemin e tretjes.

– Bari i Elbit dhe Grurit: Të hash bar elbi dhe gruri të njomë është njësoj si të hash një pjatë me perime të gjelbra. Këto kanë rreth 25% proteina dhe përmbajnë të gjitha amino acidet esenciale, vitamin të përqendruara, minerale dhe fibra.