You are here:-, Bota Bimore-Kanella

Kanella

2018-04-02T21:19:38+00:00 December 7th, 2017|Categories: Aromaterapia, Bota Bimore|

Njihuni me vlerat e paçmueshme të Kanellës dhe Vajit të Kanellës

 

Emri shkencor: Cinnamomun Zeylanicum Nees. (Laurus cinnamomum L. -Persea cinnamomum spreng).

Familja: Lauraceae.

Anglisht: Common cinnamon tree.

Frëngjisht: Cannellier de Ceylan, Cinnamone

Gjermanisht: Zimtbaum.

Italisht: Cannella, C. del Ceylan, Lauro aromatico, Cinnamo.

Turqisht: ‎Tarçin ağ., Kurfa ağ.

Njohuri rreth kanellës

Kanella  është bimë shumëvjeçare e vendeve tropikale. Vendlindja e kësaj bime është Srilanka por ajo kultivohet edhe në Azi, Amerikën e Jugut dhe Indinë Perëndimore. Lulet i ka ngjyrë të verdhë, frytet i ka të ngjashme me të karafilit, është bimë gjithmonë e gjelbër. Nga rrënjët e kanellës dalin shumë trungje.  Lartësa e kanellës arrin 10 deri 40m, me lëvore që mund të hiqet, lëkura e tharë e kësaj bime, që ka erë të këndshme, përdoret në mjekësi dhe në  pije ose ëmbëlsira  për tu dhënë erë e shije të mirë.

Përmbajtja ushqyese e kanellës dhe dobidë e saj shëndetësore

Kanella ka dobi  të habitshme shëndetësore, ajo është përdorur ndër shekuj dhe në vende të ndryshme të botës. Kanella ka antioksidantë më shumë se disa bimë  të ashtuquajtura ushqime antioksidante. Kanella është gjithashtu e pasur në komponime natyrore të quajtur polifenole. Këto komponime imitojnë veprimin e insulinës në trupin tuaj dhe mund të ndihmojë për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak. Kanella është e pasur me polifenole, proantocianide, me veprimtari antioxidante, ajo gjithashtu është e pasur me një burim të konsiderueshëm mangani, hekuri, fibrash dhe kalciumi.

Përfitimet shëndetësore të kanellës vijnë nga tri lloje komponentesh themelore në vajin e saj esencial që gjendet konkretisht në lëvoren dhe në gjethet e kanellës.  Ata përmbajnë komponentë aktiv të quajtur cinnamaldehyde, acetate cinnamyl dhe alkool cinnamyl.

Pjesët e kësaj bime që përdoren në mjekësi janë lëvorja e brendshme e tharë dhe vaji i distiluar nga lëvoret dhe gjethet.

Si rezultat, përfitimet shëndetsore të kanellës përfshijnë një shumëllojshmëri problemesh të shëndetit, ajo është përdorur në mënyrë efektive për mjekimin e këtyre sëmundjeve:

  1. Parandalon kancerin

Sipas zbulimeve më të fundit kanella zvogëlon përhapjen e kancerit të gjakut, avancimin e leucemisë dhe qelizat kancerore. Kanella përmban Enzima të cilat luajnë rol të rëndësishëm në ndarjen e qelizave.

  1. Rregullator i sheqerit në gjak

Lënda Polyphenol që përmban  kanella ka efekt rregullator në sheqerin e gjakut, sidomos për personat që vuajnë nga tipi 2 i diabetit dhe hypoglycemi. Ajo mund të zëvëndësojë insulinën nëse kombinohet nga mjeku herbalist me përvojë.

  1. Ul kolesterolin në gjak

Kalciumi dhe fibrat që gjenden në kanellë ndihmojnë në uljen e kolesterolit” Low-density lipoprotein”në gjak.

  1. Përmirëson qarkullimin e gjakut

Kanella ka përmbajtje të lartë të lëndës “Coumarin”, kjo lëndë është e mirënjohur për ndalimin e trombozës e cila është shkaktare për sëmundjet e zemrës.

  1. Çlirues nga Artriti

Duke parë veçantinë e saj anti-inflamatore, kanella ndihmon në pakësimin e ngurtësimit të muskujve dhe dhimbjet e kyçeve.

  1. Kundër infeksioneve mykotike dhe baktiereve

Kanella ka aftësi të jashtëzakonshme në kurimin nga bakteri Candida Albicans. Ky lloj bakteri shumohet në stomak dhe përhapet në të gjithë trupin. Studimet kanë treguar se kanella i parandalon infeksionet mykotike që janë rezistente ndaj medikamenteve kimike.

  1. Ndihmues në tretje

Kanella ka shumë ndikim në përmirësimin e tretjes. Ajo ndihmon në heqjen e gazrave të padëshiruara dhe ushqimet e patretshme prej stomakut. Ajo i jep fund aciditetit, diarresë dhe të përzierit në mëngjes. Kanella është quajtur edhe me emrin “stimulues tretës”.

  1. Zvogëlon dhimbjet e menstruacioneve

Nxitës i menstruacioneve nëse pihet si çaj, por edhe pas lindjes ndihmon në zvogëlimin e dhimbjeve të mitrës.

  1. Kuron dhimbjet e dhëmbëve

Kanella është shumë e dobimshme për dhimbjet e dhëmbëve, duke e përdorur pluhurin e kanellës për lyerje 2-3 herë në ditë.

  1. Ndihmues në fuqizimin e sistemit  imun të njeriut

Kanella ka veti që ndihmojnë në fuqizimin e imunitetit, largon lodhjen. Kanella ka veçori anti-plakje.

  1. Largon erën e keqe të gojës

Studime rreth kanellës kanë treguar se kanella vret baktieret që ndodhen në mishin e dhëmbëve. Nëse bën gargarë me çajin e kanellës ndihmon për të pasur frymëmarrje rifreskuese gjatë ditës.

  1. Shëndeti i trurit

Kanella është e dobishme për shëndetin e trurit dhe të memories. Kanella cilësohet si një ushqim i përkryer për të. Aroma që ka kanella është si një lloj rizgjimi për trurin, qartëson shikimin.

  1. Kuron migrenën

Kanella është e dobishme për kurimin e migrenës që ndodh për shkak të të ftohtit. Duke lyer vendin ku të dhemb koka me kanellë të përzier me ujë.

  1. Zvogëlon infeksionet urinare

Personat që hanë kanellë në mënyrë të rregulllt nuk kanë asnjë problem me infeksionet urinare.

  1. Për shëndetin seksual

Kanella është nxitës i mardhënieve seksuale.

Dobitë e vajit të kanellës

Për flokët

Vaji i kanellës është i dobishëm për aktivizimin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës, ndalon rënien e flokëve, dhe ndihmon mbirjen e flokut të ri.

Puçërrat e rinisë

Nëse përzien vajin e kanellës me disa pika limoni, jep rezultate të mira për puçërrat dhe pikat e zeza.

Për lëkurën e trupit

Vajii kanellës aktivizon qarkullimin e gjakut në lëkurë duke masazhuar trupin me të.

Për qukat dhe njollat e lëkurës

Përdoret vaji i kanellës si lyerje për heqjen e qukave dhe njollave të fytyrës.

Për buzët

Vaji i kanellës i jep buzëve shkëlqim, plotësim, dhe fryerje natyrale. Mund të konsiderohet si Botox natyral.

Fsheh rrudhat dhe shenjat e plakjes

Nëse përzien vaj kanelle me vaj ulliri jep efekt në mbushjen e vijave të holla dhe të trasha.

Për lëkurë të shëndetëshme dhe të pastër

Nëse përzien vaj kanelle+vaj trëndafili+një lugë kanelle pluhur + një lugë vazelinë, i përzien në një enë qelqi dhe e vendos në mbrëmje në fytyrë, do kesh një lëkurë të butë dhe të shndritëshme.

Kujdes!

– Nuk duhet tepruar me përdorimin e kanellës, ajo duhet të përdoret me rregull dhe masë të caktuar, mund të jetë toksike në doza të mëdha.

– Vaj i kanellës nuk duhet të përdoret gjatë shtatzanisë.

– Vaj i kanellës është shumë i fortë prandaj nuk duhet të teprohet në përdorim.

– Është e preferueshme që vajin e kanellës ta përziesh me vaj tjetër pasi ai mund të shkaktojë djegie në lëkurë.

– Para përdorimit të vajit duhet të sigurohesh që nuk ke alergji prej tij.