You are here:---Kanceri nuk ndodh vetëm për shkak të gjeneve tuaja

Kanceri nuk ndodh vetëm për shkak të gjeneve tuaja

2018-01-25T23:50:56+00:00January 25th, 2018|Categories: Tumoret|

Kanceri nuk ndodh vetëm për shkak të gjeneve tuaja

 

Sipas studimeve, deri në 90% e rasteve të kancerit ndodh për shkak të mënyrës së jetesës. Mënyra e jetesës luan një rol të madh që tek një person të zhvillohet kancer. Si e tillë, ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe mos pirja e duhanit janë faktorë kyç në parandalimin e kancerit. Në fakt, më shumë se 90% e njerëzve mund të bëjnë  vetë një zgjedhje të jetesës së sëmurë ose të shëndetshme.

Shumë ekspertë thonë se zhvillimi i kancerit është i lidhur kryesisht me mutacionet e rastësishme që përfshijnë një ‘korrelacion të fortë midis indeve specifike dhe numrit të ndarjeve të qelizave’.

Kanceri nuk shfaqet vetëm për shkak të gjeneve

Ky është “lajm i mirë”, sepse kjo do të thotë se shumë nga kanceret janë të parandalueshëm. Nëse njerëzit do të bëjnë ndryshime të rëndësishme të jetesës, duke përfshirë ngrënien e ushqimeve të shëndetshme, duke mbajtur një peshë të duhur dhe të ndalojnë nga pirja e duhanit, kanë më shumë shanse që të jetojnë një jetë të shëndetëshme dhe pa u rrezikuar nga sëmundjet.

Faktorë të tjerë të identifikuar si mënyra për të ndihmuar në zhdukjen e rasteve të kancerit përfshijnë: reduktimin e konsumit të alkoolit dhe shmangjen e ajrit të ndotur.

Si mund të zvogëloni rrezikun e kancerit

– Shmangni ushqimet e përpunuara

Dieta luan një rol të rëndësishëm në parandalimin  e kancerit. Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin, ka lëshuar informacion më herët këtë vit duke deklaruar se mishi i kuq është “kancerogjen për njerëzit”. Gjithashtu, mishi i përpunuar është “kancerogjen për njerëzit.”

– Mbani peshën nën kontroll

Përsa i përket mbajtjes së peshës tuaj nën  kontroll, kjo bëhet duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe duke shmangur ushqime të dëmshme. Mënyra e duhur e ushtrimit gjithashtu ka rëndësi në luftën për të mbajtur peshën nën kontroll.

Është gjetur se pesha e tepërt është e lidhur me zhvillimin e të paktën 1 në 10 kancere, duke përfshirë kancerin e gjirit, kancerin e zorrës së trashë, të ezofagut, vezoreve dhe të mëlçisë. Është vlerësuar se një në gjashtë prej këtyre kancereve, mund të parandalohen me mbajtjen e një peshë të shëndetshme.

– Ndalo pirjen e duhanit

Kur është fjala për pirjen e duhanit, nuk është sekret se ndalimi i tij zvogëlon shanset e zhvillimit të kancerit. Pirja e duhanit shkakton goditje dhe sëmundje të zemrës, gjithashtu një shumëllojshmëri të kancerit të tilla si; kanceri i gojës, fytit, stomakut, mëlçisë dhe rektumit.