Kamfuri, pema e parajsës

 

Arabisht: الكافور

Anglisht: Camphor tree, camphorëood or camphor laurel

Emri shkencor: Cinnamomum camphora

Familja: Lauraceae

Kamfuri është pemë shumëvjeçare, me gjelbërim të përjetshëm, me lartësi deri 20-30 m.  Me trung të trashë, me gjethe ovale dhe me shkëlqim, me lule të bardha, me frute të rrumbullakët me ngjyrë vjollcë në të zezë . Orgjina e Kamfurit është Gadishulli Arabik, prej aty u përhap në shumë vende të botës. Austria është një nga vëndet e para që ka kultivuar  pemën e Kamfurit, produktet farmaceutike Austriake përmbajnë kryesisht lëndë Kamfuri.

Të veçantat e pemës së Kamfurit

– Pema e kamfurit është nga pemët e parajsës dhe është përmendur në Kuranin e shenjtë ku thuhet: Sigurisht, të ndershmit besimtarë do të pinë (në Xhenet) kupa me pije të përzier me Kafur.” [El Insan, 5].

– Konsiderohet nga pemët me rritjen më të shpejtë në botë, kjo pemë mund të rritet 10 m brenda vitit.

– Mund të kultivohet në vende të ndryshme të botës, kryesisht të ngohta.

– Pema e kamfurit është aromantike dhe mjekësore.

– Pema e kamfurit kultivohet kryesisht për nxjerrjen e vajit të tij, i cili është me veti të larta kuruese. Është përdorur në mjekësinë e vjetër për kurimin e Astmës, epilepsisë, crregullimet psikike, dhimbjet e rumatizmës, sëmundjet e gripit, dhimbjet e kokës, tumoret, malarien, turbekulozin, etj.

– Përdoret në industri për prodhimin e ilaçeve, parfumeve dhe në kozmetikë.

Pjesët e bimës që përdoren: Gjethet si caj, dhe lënda e bardhë që nxirret vaj dhe parfum.

Mjekët e vjetër arab kanë thënë për kafurin

Ibën Bajtar: Qetëson dhimbjen e kokës, ul temperaturën, lehtëson gjumin, ndalon gjakderdhjen nga hundët, kuron reumatizmën.

Ibën Sinna: Kamfuri parandalon tumoret e nxehta, parandalon gjakderdhjen, dhimbjen e kokës, depresionin, pastron veshkat, kuron ethet, forcon shikimin.

Daud al- Antaki: Kuron tuberkulozin, dhimbjet e kokës, kuron hepatitin, sëmundjet e veshkave dhe të shpretkës.

Elementët aktiv të kamfurit: Thujene, pinene, Camphene, Sabinene, pinene, myrcene, phellandrene, Limonene, ocymene, terpinene, terpinolene, Linalool, Camphor, borneol, Terpinen, terpineol, citronellol, isobornyl acetate, elemene, caryophyllene, humulene, germacrene D, Bicyclogermacrene, Elemol, nerolidol, Spathulenol, Safrol, globulol, cadinol, etj.

Dobitë mjekësore të kamfurit

– Ndihmon për uljen e tensionit.

– Qetëson dhimbjet e shpinës dhe shtyllës kurrizore.

– Ndihmon për kurimin e sëmundjeve reumatike.

– Ndihmon për kurimin e astmës, bronkitit dhe kollës.

– Kuron çrregullimet e rrahjeve të zemrës.

– Lufton depresionin, stresin, ankthin dhe frikën.

– Qetëson dhimbjet kronike dhe të forta të kokës.

– Aktivizon qarkullimin e gjakut nëpër arterie.

– Ndihmon për kurimin e celulitit dhe variçeve.

– Ndihmon për kurimin e Diabetit.

– Kuron dhimbjet e dhëmbëve dhe ulçërat e gojës.

– Infeksionet e mëlçisë.

– Lufton viruset.

– Ndihmon për kurimin e kancereve malinj.

– Kuron infeksionet e jashtme dhe të brëndëshme të trupit.

– Ndihmon për kurimin e epilepsisë dhe ngrirjet muskulare.

– Çrregullimet e sistemit nervor.

– Kuron kërpudhat dhe bakteriet e kokës dhe të lëkurës.

– Ndihmon për kurimin e hemorroideve.

Kujdes!

– Nëse merret me doza të larta mund të shkaktojë çrregullime në stomak dhe në zorrë.

– Përdorimi i vajit të kamfurit është kryesisht për përdorim të jashtëm.

– Për përdorim të brëndshëm dy pika vaji i përzien në një gotë me ujë.

– Nuk është i këshillueshëm për gratë shtatzëna as gjatë gjidhënies.