Kërpudha e shkretëtirës / Kamá; për shëdetin e syve dhe të kockave

Arabisht: الكمأ أو الترفاس

Anglisht: Desert truffles.

Emri shkencor: Terfeziaceae.

Kamá është një lloj kërpudhe që rritet në shkretëtirë. Me rrënjët zhardhok dhe me formë të çrregullt, me aromë të këndëshme, me sipërfaqe të lëmuar ose me gunga, me ngjyrë të zezë, kafe  ose të bardhë. Pesha e saj shkon nga 30-300 gram. Kjo lloj kërpudhe është nga më të dobishmet e njohura deri më sot.

Orgjina e kamás është Shkretëtira Arabe.  Konsiderohet nga kërpudhat më të shtrenjta dhe më cilësore në botë, zakonisht kushtojnë  3000 $ për kg.  për shkak të vlerave të larta kuruese. Gjithashtu konsiderohet si kërpudha jo e zakonshme për mënyrën e shumimit dhe zhvillimit të saj.

Kamá është përmëndur në shumë libra të vjetër mjekësor. Është përdorur në mjekësinë e vjetër për kurimin e osteoporosis, për shëndetin  kockave, dhëmbëve, thonjve, flokëve, për forcimin e shikimit, pastrimin e syve, lotimin e syve, shtimin e qerpikëve, shëndetin e gjithë trupit.  Sot përdoret gjerësisht për kurim. Konsumohet e freskët dhe e tharë. Shija dhe aroma e tyre ndryshon nga ajo e kërpudhave evropiane.

Ndërsa Profeti Muhamed (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërpudha kamá është nga mirësia e Allahut (mrekulli nga Allahu, si ushqimi që i zbriste Musait dhe Beni Israilëve gjatë 40 viteve të shkretëtirës); lëngu i përfitur prej saj është shërim për sytë.” [Buhariu]

Pjesët që përdoren: Rrënjët

Elementët aktiv: Energy, carbohydrates, protein, fat, fiber, minerals; calcium, iron, zink, magnes, fosfor, ascorbic –acid (vitamin C), etc.

Dobitë mjekësore të Kamás

– Pastron sytë dhe forcon shikimin.

– Ndihmon për çrregullimet në shikim.

– Parandalon ujin që del vazhdimisht nga sytë.

– Parandalon tharjen e syve.

– Ndihmon për kurimin e dobësimit të shikimit të shkaktuar nga sëmundje të ndryshme si Diabeti dhe Albinizmi.

– Nxit rritjen e qerpikëve dhe parandalon rënien e tyre.

– Ndihmon për kurimin e dobësimit të kockave.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të kockave.

– Forcon thonjtë dhe parandalon thyerjen e tyre.

– Parandalon deformimin e kockave dhe shtyllës kurrizore.

– Parandalon tharjen e lëkurës dhe tharjen e buzëve.

– Nxit dëshirën seksuale.