You are here:---Kallot

Kallot

2018-03-29T18:04:12+00:00December 27th, 2017|Categories: Lëkura|

Si të trajtoni Kallot e duarve dhe këmbëve në mënyrë natyrale të shpejtë

 

Kallo është pjesa e lëkurës në dorë ose në këmbë, që është forcuar nga fërkimi ose nga të vrarët (kur punojmë me vegla dore, kur na vret këpuca etj.).

Termi mjekësor për lëkurën e trashë që formon kallo është hyperkeratosis. Kallo  i referohet zakonisht një zone të lëkurës. Kallo, e njohur edhe si helomas ose clavi, nganjëherë ka një pamje të thatë, të lëmuar ose të tejdukshme. Një kallo njihet edhe si tyloma.

Zakonisht ndodh tek njerëzit me lëkurë të brishtë ose qarkullim të dobët të gjakut në këmbë. Kallot janë të përhapura shumë në mesin e pacientëve me sëmundje të tilla si: Diabeti dhe  sëmundja arteriale periferike.

Simptomat dhe shenjat përfshijnë

– Një copë lëkure e trashë dhe e fortë në sipërfaqe të lëkurës

– Çarje e lëkurës

– Zonë e zbehtë dhe e thatë e lëkurës

– Dhimbje ose ndjeshmëri në zonën e prekur

– Sipërfaqa e ngurtësuar e lëkurës

– Lëkurë me luspa

– Dhimbje në këmbë gjatë ecjes ose aktivitete të tjera.

Shkaqet e kallove të këmbëve

Kallot janë thjesht trashje e lëkurës. Kjo trashësi ndodh si një mekanizëm mbrojtës natyral që forcon lëkurën në zona të fërkimit ose gjatë presionit të tepruar. Anatomia jonormale e  këmbëve, duke përfshirë deformimet e këmbëve ose deformime të tjera të shputës, mund të çojnë në formimin e kallos.

Kallot e këmbëve  kanë treguar të ndikojnë 20% -65% të njerëzve. Disa nga faktorët  e rrezikut janë:

  • Anomali (çrregullim) në anatominë e këmbëve.
  • Anomali në ecje.
  • Deformim i kockave të këmbëve.
  • Këpucë të parehatshme.
  • Përdorimi i paisjeve, mjeteve ose instrumenteve që ushtrojnë presion në vende të caktuara në gishta.
  • Profesione të caktuara, siç janë: Sportistët, fermerët apo punëtorët e kopshtit.

A është i mundur parandalimi i kallove?

Në shumë situata, mund të parandalohen duke reduktuar ose eliminuar rrethanat që çojnë në presion të duarve dhe këmbëve. Masat parandaluese potenciale përfshijnë:

– Mbajtja e këpucëve të rehatshme dhe të përshtatshme. Ideja është që të shmangësh shtypjen e xhirimeve në pjesën e jashtme të gishtit të pestë ose të shtypësh gishtat e katërt dhe të pestë së bashku për të parandaluar kallot në këto zona.

– Vendosni jastëkë në mes të këmbëve kur flini.

-Lani gjithmonë këmbët dhe duart me ujë të vakët e sapun.

– Ka shumë shkaqe të zakonshme të dhimbjeve të këmbëve. Trajtimet për dhimbjen e këmbëve varen nga shkaku i veçantë.

– Mos ecni zbathur nëpër vende ku përdoren detergjentë pastrimi, sepse ato mund të dëmtojnë lëkurën e këmbëve dhe të deportojnë në gjak.

– Kujdesuni për këmbët tuaja, mbajini të thata dhe të pastërta.

Mënyra natyrale që ndihmojnë për trajtimin e kallove

  1. Jamballi

Për rezultatet më të mira gjatë përdorimit të jamballit, përzieni një lugë gjelle jamball me vajin e mustardës derisa të keni një ngjitës të trashë, pastaj vendoseni në zonën e prekur për 2 orë. Përsësiteni çdo ditë për 10-15 ditë.

  1. Ananasi

Pasi të shijoni ananasin, do të gjeni një përdorim të shkëlqyer edhe për lëvoren e tij.

Lëvorja e ananasit është e ngarkuar me enzima që zbutin kallot dhe lehtësojnë largimin  e tyre. Vendosni një pjesë të lëvores nga ana e brëndëshme dhe lërëni për 2-3 orë, më pas lani zonën me ujë të vakët, thajeni dhe aplikoni vaj kokosi ose ulliri. Përsëriteni këtë proces çdo ditë dhe kallot do të zhduken brenda një jave, varësisht nga sa të rënda janë.

  1. Shafrani i Indisë dhe Aloe Vera

Shafrani i Indisë është i mirë për gjithçka që ju shqetëson nëse problemet tuaja janë të brendshme apo të jashtme. Përziejeni shafranin e Indisë dhe aloeveran me mjalt (i cili gjithashtu bën mrekulli në lëkurën tuaj) dhe aplikojeni mbi lëkurë, lëreni mbi të 2-3 orë. Përsëriteni procesin disa herë dhe do të vëreni se kallo do të jetë zhdukur plotësisht.

  1. Soda e bukës

Soda e bukës punon si një antifungal dhe një antibakterial dhe ndihmon në detosifikimin e kallos. Mënyra më e mirë është përzierja e disa lugë gjelle me ujë të ngrohtë në një enë. Pastaj vetëm zhytni këmbët për rreth 20 minuta.

Gjithashtu mund të bëni një paste me sodë buke dhe lëng limoni, pastaj aplikojeni në një fashë dhe vendoseni mbi kallo. Bëjeni këtë rregullisht, dhe kallot do të jenë një gjë e së kaluarës.

  1. Uthulla e mollës

Uthulla e mollës është një nga mjetet më të vjetra dhe më efektive për kallot në këmbë. Ajo ka një aciditet shumë të lartë që zbut lëkurën e fortë dhe i bën kallot më të lehta për t’u hequr.

Mbani në mend se shumica e uthullave janë shumë të forta për aplikim direkt, kështu që mos harroni ta holloni me ujë, zhytni në të një top pambuku dhe lëreni për 1-2 orë mbi kallo.

Bëni vazhdimisht këto veprime

– Që kallot të shërohen sa më shpejt, aplikoni rregullisht në mes të trajtimeve  vaj kokosi, gjalpë kakao, vaj ulliri dhe buter shea për t’i mbajtur të butë.

– Hidhni këpucët e këqia dhe të ngushta dhe zgjidhni një palë që ju përshtaten mirë.

– Thani këmbët plotësisht pas çdo larje për të parandaluar ndërtimin e baktereve që mund të vonojnë shërimin e tyre.

– Mos përdorni objekte për të hequr kallot, sepse kjo është e dhimbshme dhe mund të çojë në marrjen e ndonjë infeksioni.

Kur duhet të kërkoni trajtim profesional

Nëse kallot janë të mëdha dhe kanë dhimbje e  gjakderdhje, atëherë duhet të  shihni një mjek për të bërë alazitat e nevojshe që të zbuloni shkakun e avancimit të sëmundjes.

Nëse nuk trajtohen, kallot mund të rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës dhe sëmundje të tjera serioze.