Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Kalërimi

Kalërimi

Kalërimi, sport i kurajos, guximit, fisnikërisë

 

Kalërimi është aftësia e zotërimit të kalit, kontrolli i lëvizjeve të tij dhe aftësia  e homogjenitetit me të në unitetin e lëvizjeve.

Kalërimi është sport botëror nga më të vjetrit që ka njohur njerëzimi. Kalërimi lidhet në të gjitha gjuhët me kurajon, shpirtmadhësinë, vetë-besimin, fisnikërinë, etj.

Kalërimi është nga sportet më të dobishme për njeriun sepse ai bëhet në ajër të hapur, dhe ndihmon trupin të marrë sasi të mjaftueshme oksigjeni, i cili luan rol në aktivizimin e gjakut dhe frymëmarrjes dhe normalizon rrahjet e zemrës.

Ky sport gjithashtu përmirëson përqëndrimin, kontrollon lëvizjet e trupit dhe aktivizon sistemin nervor.

Disa kërkime Gjermane kanë dalë në përfundimin se kalërimi trajton sëmundjet e shpinës, kyçeve dhe disavantazhet e qëndrimit.

 

Kalërimi ka dobi trupore dhe psikologjike

Dobitë trupore të kalërimit:

– Përmirëson ekuilibrin dhe forcon muskujt.

– Përmirëson koordinimin ndërmjet muskujve dhe përshpejton reagimin e tyre.

– Shton kontrollin e trurit mbi muskuj.

– Shton kontrollin mbi gjëndjen e trupit.

– Zvogëlon  mpiksjet.

– Shton lëvizjen e kyçeve.

– Zgjat muskujt e ngrirë dhe konvulsive dhe i qetëson ato.

– Rrit qëndrueshmërinë dhe rezistueshmërinë.

– Përmirëson shikimin.

– Kuron shqetësimet në shtyllën kurrizore.

– Problemet e ndërgjegjësimit.

– Ndihmon për paralizën cerebrale.

– Forcon të gjithë muskujt e trupit, në veçanti të barkut.

– Kuron vonimin mendor.

– Pasjellshmërinë që shkaktohet nga moszhvillimi i trurit dhe varësitë nga alkooli apo droga.

– Kuron dobësinë në dëgjim, në të folur dhe në shikim.

– Forcon kockat.

Përfitimet psikollogjike dhe shoqërore

– Promovon vetë-besim.

– Promovon dhënien e mendimit tënd.

– Kontrollon ndjenjat.

– Zhvillon aftësinë për të qënë i durueshëm.

– Përmirëson kapacitetin e vlerësimit të rrezikut.

– Ul presionin e stresit dhe ankthit.

– Forcon ndjenjat që kanë të bëjnë me shoqërinë.

Ndikimi arsimor i kalërimit tek fëmijët

Në bazë të praktikuesve të kalërimit, ata kanë dalë në rezultatin se “Kalërimi është mjet edukativ shumë i çmuar për fëmijët”.

Fëmijët që praktikojnë këtë lloj sporti fitojnë virtyte

– Moral të mirë.

–  Personalitet të veçantë.

– I mëson ata të jenë të guximshëm.

– Aftësi për të marrë vendime.

– Pranimin e gabimit dhe kthim në të drejtën.

– I mëson atyre moralin e durimit.

– I mëson fëmijëve që ti duan kafshët.

Islami e ka inkurajuar këtë lloj sporti për përfitimet e shumta që zotëron

Allahu i madhëruar i ka përmendur kuajt në Kuran, madje një sure e ka quajtur me emrin e tyre: el Adijat – Kuajt vrapues; në të cilën thotë:

  1. Betohem për ata (kuaj) që vrapojnë duke dihatur,
  2. që nxjerrin xixa nga thundrat
  3. dhe trokojnë për sulm në mëngjes,
  4. duke çuar re pluhuri…

Muhamedi (Paqja dhe mëshira eAllahut qofshin me të!) ka thënë: “Në baluket e kalit është e lidhur begatia deri në Ditën e Kiametit.” [Buhariu dhe Muslimi].

Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Mësojini fëmijëve tuaj kalërimin, notin dhe harkun.”

Ata që e praktikojnë Hipizmin sot në botë i përkasin më shumë shtresave fisnike të shoqërisë në vende të ndryshme të botës, dhe kjo sepse vetë kali është kafshë fisnike dhe kalërimi është sport i fisnikëve, i princërve.

Pra, kalërimi nuk është thjesht sport, dhe nuk është thjesht sport fisnik, por ai është i dobishëm për shëndetin, për shërimin, për mbajtjen e trupit në formë, për shëndetin mendor dhe për karakterin.

Kalërimi është ART, prandaj kërkojeni dhe praktikojeni atë!

By | 2017-01-07T15:22:00+00:00 January 7th, 2017|Arti Jetesës|Comments Off on Kalërimi
error: Alert: Content is protected !!