Kakao dhe vlerat ushqyese të saj

Published On: January 9th, 2023Categories: Ushqimi0 Comments on Kakao dhe vlerat ushqyese të saj

Kakao dhe vlerat ushqyese të saj

 

Arabisht: كاكاو

Anglisht: Cacao.

Emri shkencor: Theobroma Cacao L.

Orgjina e pemës së kakaos është Amerika Qëndrore dhe Jugore. Kakao është pemë gjithmonë e gjelbër, karakterizohet për gjethen e saj të gjërë. Lartësia e pemës arrin 4-7m. Frutat e saj janë si sundukë të mbushura me fara që kanë vlera të larta për shëndetin.

Përmbajta e vlerave ushqyese të Kakaos

Kakao është e pasur me: Magnes, Bakër, Hekur, Fosfor, Kalcium, Vitaminat-A, C, D. ajo gjithashtu është një burim i mirë i fibrave, proteinave, karbohidrate, zink. Kakao përmban edhe yndyra të pangopura, acid-oleik, acid-stearik dhe acid-palmitik.

Dobitë shëndetësore të Kakaos

– Kakao ndihmon në uljen e presionit të  gjakut dhe përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut.

– Antioksidantët që përmban kakao ndihmojnë për neutralizimin e radikaleve të lira që janë të pranishme në trup.

– Kakao ndihmon sistemin nervor dhe ruan shëndetin e trurit.

– Konsumimi i kakaos ndihmon në nivelimin e sheqerit në gjak.

– Kakao ndihmon për hapjen e rrugëve të ngushta të frymarrjes, trajtimin e alergjive të ndryshme, përfshirë astmën bronkiale dhe vështirësinë në frymarrje.

– Kakao ndihmon në shërimin e plagëve.

– Konsumimi i kakaos tret yndyrat e tepërta në trup.

– Kakao është e dobishme për zemrën.

– Përmirëson gjëndjen shpirtërore, qetësues nga lodhja dhe çrregullimet nervore.

– Ndalon zhvillimin e qelizave kancerore dhe nxit prodhimin e qelizave të shëndetëshme.

– Ruan shëndetin e lëkurës.

Kujdes!!

Kakao përmban kafeinë, dhe nëse e tepron me pirjen e saj shfaq efekte anësore si: çrregullime të rrahjeve të zemrës, diarre, urinim të shpeshtë, shqetësime nervore, dhimbje koke, shqetësime në stomak, vjellje, etj.

 

Ndajeni këtë artikull me miqtë tuaj!

Na ndiqni në Facebook