You are here:---Kajsia

Kajsia

2018-08-10T18:48:18+00:00August 10th, 2018|Categories: Fruta Perime|

Dobitë e Kajsisë

 

Arabisht: المِشْمِش

Anglisht: Apricot

Emri shkencor: Prunus armeniaca L.

Familja: Rosaceae.

Kajsia është pemë e vogël me lartësi 2-3m, me gjethe ovale, me lule të bardha e aromatike. Me fruta të verdhë e të tultë, me barthamë të madhe dhe me erë të mirë.

Origjina e kajsisë është  Kina dhe Armenia, por më pas u kultivua në shumë vende të botës, kryesisht me klimë të butë. Futja e saj në Greqi i atribuohet Aleksandrit. Farat e kajsisë janë të ëmbla dhe mund të zëvëndësojnë bajamet. Turqia zë vendin e parë në botë për prodhimin e kajsisë, e pasuar nga Irani dhe Uzbekistani. Frutat e kajsisë përdoren në sallatë, reçel, marmelatë, shurup dhe ëmbëlsirë.

Avicena (Ibën Sina) ka thënë për kajsinë: Largon etjen, ndihmon në kurimin e hemorroideve, lehtëson dhimbjen e stomakut, largon ftohjet e rënda.

Dobitë shëndetësore të kajsisë

– Rrit fuqinë mbrojtëse të trupit.

– Zbut nervat dhe eliminon pagjumësinë.

– Stimulon rritjen e fëmëjve.

– Ndihmon tretjen dhe lufton kapsllëkun.

– Parandalon kancerin e mëlçisë.

– Mbron lëkurën nga rrudhat.

– Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, redukton LDL.

– Ndihmon në luftimin e qelizave kancerore.

– Mbron zgavrën e gojës nga qelizat tumorale.

– Mbron shëndetin e syve, sidomos çrregullimet e lidhura me moshën.

– Kontribon në rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e kockave, si dhe parandalimin e osteoporozës.

– Mbron trupin nga inflamacioni afatgjatë.

– Ndihmon në formimin e rruazve të shëndetshme të gjakut që mund të shkaktojë anemi.

– Farat e kajsisë përmbajnë vitamin B17 dhe ndihmojnë në kurimin e disa llojeve të kancerit.

Shënim!

– Kajsia është frut i sugurtë dhe pa efekte anësore, nëse nuk e tepron me konsumimin e saj ( 2-3 kokrra në ditë).

– Farat e kajsisë duhet të merren me dozë të caktuar ditore; Për fëmijët 12 deri 18 vjeç:  50 mg. Për të rriturit mbi 18 vjeç: 200 mg. Për të sëmurët me Kancer: 500 mg.