You are here:-, Bota Bimore-Jojoba dhe vaji i saj i mrekullueshëm

Jojoba dhe vaji i saj i mrekullueshëm

By | 2017-12-03T17:26:26+00:00 December 3rd, 2017|Categories: Aromaterapia, Bota Bimore|0 Comments

Jojoba dhe vaji i saj i mrekullueshëm

 

Anglisht: Jojoba, goat nut, quinine nut.

Emri shkencor: Simmondsia chinensis

Familja: Simmondsiaceae.

Jojojba është bimë shumëvjeçare, me gjatësi 1-2 m, me kurorë të gjërë dhe të dendur. Gjethet ovale, me ngjyrë të gjelbër në gri, me luletë vogla, me ngjyrë të verdhë në të gjelbër. Fruta vezakë, me ngjyrë kafe të errët. Jojoba është rezistuese e temperaturave të larta dhe shkretinore.  Orgjina e bimës është Amerika Jugperëndimore dhe Veriore. Është kultivuar për të prodhuar vajin Jojoba. Janë përdorur në të shkuarën si balsam për kurimin e sëmundjeve të lëkurës dhe të flokëve, për kurimin e murtajës etj.

Farat e Jojobës përmbajnë vajra esencialë të cilat janë laksativ për njerëzit. Përdoret në shumë produkte kozmetike dhe mjekësore.

Elementet aktive të  jojobës: Palmitic, Palmitoleic,  Oleic, Gadoleic, Erucic, Nervonic.

Dobitë mjekësore të Vajit të Jojobës

– Hidratues i lëkurës në mënyrë të shpejtë.

– Ndihmon për kurimin e ekzemës dhe psoriasis.

– Kuruesi më i mirë për puçrrat e rinisë.

– Pastron lëkurën nga puçrrat dhe pikat e zeza.

– Mbyll poret e zgjeruara dhe nuk lë shënja në lëkurë.

– Largon rrudhat dhe ruan lëkurën nga faktorët e jashtëm.

– Kuron djegiet e diellit, kruajtjet dhe iriqat që shfaqen në lëkurë.

– Pastruesi më i mirë i makiazhit.

– Zbutës i këmbëve dhe carjeve të tyre.

Mund të përdoret për lyrjen e gjithë trupit pas larjes.

Vaji i Jojobës për flokët

– Ndihmon qarkullimin në lëkurën e kokës dhe nxit mbirjen e tij.

– Pastrues i lëkurës së kokës nga baktieret që dobësojnë flokët.

– Pastron flokët e yndyrshëm pa shkaktuar tharjen e flokëve.

– Shkëlqen dhe zbut flokët.

Shënim!

Ajo çfarë mund ta bëjë të vështirë përdorimin e vajit të kësaj bime është se ai është nga vajrat më të shtrenjtë në botë.