Ja Çfarë thuhej për Gripin e Derrave A/H1N1  në Vitin 2009

Të vërteta dhe iluzione

 

Dr. Ahmed bin Abdurrahman el Umer, doktor konsultativ dhe  drejtor i repartit të sëmundjeve të brendshme, në spitalin e fëmijëve, në Kompleksin Mjekësor “Mbreti Saud”.

Këto rreshta janë shkruar gjashtë muaj pas kurimit të shumë rasteve të prekura nga gripi i ri i derrave dhe pas dëgjimit të dialogeve të njerëzve dhe mënyrës se si e trajtojnë mediat këtë çështje, ndaj edhe vendosëm t’i shkruajmë këto për të hedhur dritë mbi të vërtetën e kësaj çështje.

Iluzione


Të vërteta


1. Sëmundja e gripit të derrave është shumë e rrezikshme. 1. Sëmundja e gripit të derrave në shumicën e rasteve është e lehtë, ndonjëherë e mesme dhe rrallë herë është e rrezikshme.


2. Fjala “epidemi” do të thotë rrezikshmëri e madhe. 2. Fjala “epidemi” do të thotë përhapje e gjerë e çdo lloj sëmundje ngjitëse dhe nuk është kusht që të tregojë se të gjitha sëmundjet epidemike janë të rrezikshme.


3. Prekja nga gripi i derrit do të thotë vdekje e pashmangshme. 3. Prekja nga kjo sëmundje shërohet plotësisht në shumicën dërmuese të rasteve, falënderuar qoftë Zoti, kurse rastet që kanë humbur jetën deri më sot (28-10-2009) në botë, sipas statistikave të flucount.com, janë vetëm 0.6 % e rasteve të prekura nga A/H1N1, d.m.th. vetëm 6 vdekje në çdo një mijë të prekur (dhe ndoshta mund të rritet pak kjo përqindje në javët e ardhshme sipas parashikimeve). Megjithatë, numri më i madh i të prekurve nuk janë diagnozuar dhe nuk janë publikuar, sepse prekjet janë të lehta dhe të prekurit nuk janë vizituar në spitale, dhe sikur të llogariteshin edhe ata në statistika, përqindja e rasteve që kanë përfunduar me ndekje do të ishte shumë herë më e vogël, falënderuar qoftë Zoti.


4. Komplikacionet janë të shumta dhe të rrezikshme. 4. Komplikacionet e rrezikshme janë të rralla.


5. Ekzistenca e vdekjeve dhe bërja publike e tyre tregon se sëmundja është shumë e rrezikshme. 5. Qëllimi nga publikimi i vdekjeve është që të ndiqet zhvillimi i sëmundjes dhe të vërtetohen rezultatet e saj. Vdekjet e shkaktuara nga gripi i derrave në botë është rreth 7 mijë raste për shtatë muaj, shumë herë më pak se vdekjet që shkaktohen nga gripi i zakonshëm stinor i cili vret vetëm në Amerikë 50 mijë njerëz në vit, dhe megjithatë, ne nuk na zë paniku për këtë. Rrezikshmëria e çdo sëmundje matet nga vdekjet dhe komplikacionet e forta të saj të cilat tejkalojnë një kufi të caktuar. Ky është edhe shkaku i regjistrimit të rasteve të rënda dhe vdekjeve. Ne mjekët shohim me sytë tanë vdekje të pacientëve nga sëmundje të lehta e të thjeshta, të cilat sikur të regjistroheshin dhe të publikoheshin, do të përhapnin panik. Si do të mendonit sikur të publikoheshin vdekjet e përditshme nga disa sëmundje të rënda si mëlçia, koronaret, tromboza, etj. Atëherë njerëzit do të vdisnin nga frika dhe meraku! Pyet veten: A njeh ndonjë të afërm apo komshi që të ketë vdekur nga gripi i derrave?! Edhe pse shumë prej tyre janë prekur prej tij, e dinë apo nuk e dinë. Por nga që i ka zënë lehtë, nuk shqetësohen dhe nuk vizitohen.


6. Prekja nga kjo sëmundje kërkon fjetje në spital dhe kujdes të veçantë. 6. Prekja nga kjo sëmundje kërkon qetësim dhe pushim në shtëpi për disa ditë (më poshtë do të gjeni disa këshilla për trajtimin e sëmundjes në rast të prekjes nga ajo)


7. Të gjithas simptomat e gripit të zakonshëm kërkojnë analiza dhe mjekim me antivirus kundër gripit. 7. Shenjat që tregojnë prekje të rrezikshme të sëmundjes shfaqen vetëm tek një pjesë e vogël e të prekurve dhe përfshijnë vështirësi në frymëmarrje, gjak me gëlbazë, humbje të plotë apo të pjesshme të vetëdijes, dhembje e vazhdueshme e kokës për katër ditë rresht ose më shumë. Shenjat e rrezikshmërisë shfaqen zakonisht tek të sëmurët kronikë të zemrës, mushkrive, mëlçisë, veshkave, imunitetit të dobët, sëmundje të cilat mund ta bëjnë të rëndë prekjen nga gripi i derrave. Vetëm këro raste kërkojnë analiza dhe mjekim të posaçëm.


8. Është e detyrueshme dhënia e antivirusit (p.sh. Tamiflu) të gjithë të prekurve nga gripi i derrave. 8. Antivirusi jepet vetëm në rastet e rënda tek të cilat shfaqen shenjat e rrezikshmërisë së sëmundjes, sepse më shumë se 90% e të prekurve shërohen plotësisht me lejen e Allahut, pa pasur nevojë për antivirus, i cili në fakt përmban gjithashtu disa efekte anësore, si dhe përdorimi i shumtë i tij shkakton rezistencë te virusi kundrejt këtij antivirusi, dhe raste të tilla të regjistruara janë të shumta.


9. Të afërmit dhe shokët e të prekurit nga gripi i derrave janë të kërcënuar me rrezik vrasës. 9. Të afërmit e të prekurit nga gripi i derrit janë njësoj sit ë afërmit e prekurit nga gripi stinor.


10. Virusi i gripit të derrave është prodhuar në laborator me qëllim të ndonjë intrige dhe  komploti me qëllime interesi dhe përfitimi në masë të gjerë. 10. Epidemia është ligj universal i caktuar nga Allahu dhe për të cilën Ai krijon kushtet. Gripi i derrit përsëritet afërsisht një herë në çdo 20 vjet (10-40 vjet) dhe prek disa shtete apo kontinente të veçanta, madje mund të përhapet edhe në më shumë se një Kontinent. Gjatë shekullit të kaluar, gripi është shfaqur më shumë se katër herë: në vitin 1889 në Rusi, gripi H2N2, në vitin 1900 në Hong Kong, gripi H3N8, në vitin 1918 në Spanjë, gripi H1N1 (por që ndryshon për nga përbërja me gripin e derrave), në vitin 1957 në Azi, gripi H2N2, përsëri në Hong Kong në vitin 1968, gripi H3N2. Kërkuesit shkencor kanë qenë në vëzhgim të epidemisë së gripit këto dhjetë vitet e fundit dhe të gjithë u frikësuan nga përhapja e gripit të pulave për shkak të ngritjes së numrit të vdekjeve në 40% e rasteve të prekura, por shyqyr që na shpëtoi Zoti dhe bëri që gripi i pulave të mos kalonte nga njeriu te njeriu dhe kështu që rastet e prekura ishin të kufizuara te shpendët dhe te një numër i vogël njerëzish që zakonisht ishin nga ata që jetonin bashkë me to. Kurse gripi i derrave kalon nga njeriu te njeriu, prandaj edhe përhapet me shpejtësi, por shyqyr Zotit që është me dëme të lehta e të pakta. Por megjithatë, këtu nuk përjashtohet mundësia e ndonjë komploti, siç e ka përmendur Allahu në Librin e Tij, në Kuran: “Ata thurin kurthe, por edhe Allahu thur kurthe kundër kurtheve të tyre.” Por duhet të kemi parasysh dy gjëra: E para: Keqadashësit përfitojnë politikisht dhe ekonomikisht nga këto ngjarje, por kjo nuk do të thotë se janë ata që i prodhojnë ato (viruset), sepse ata nuk janë zotër të kësaj toke që bëjnë çfarë të duan me një fjalë goje! E dyta: Duhet të kemi parasysh pjesën e dytë të ajetit Kuranot të mësipërm “edhe Allahu ngre kurthe kundër tyre, e Allahu është planifikuesi më i mirë.” [El Enfal, 30]. Dhe fjalën e Allahut: “Por kurthi i keq nuk zë veçse autorët e tij.” [El Fatir, 43].


11. Vaksina kundër gripit stinor e rrit mundësinë e prekjes nga gripi i derrave.

 

11. Një studim i ri i publikuar në revistën mjekësore Britanike BMJ, e cila njihet në mbarë botën, thotë se vaksina kundër gripit stinor ka efekt pozitiv në mbrojtjen nga gripi i derrave qoftë edhe pjesërisht. Por që nuk e rrit mundësinë e prekjes nga gripi i derrave.


12. Duhet të vendoset maska mbrojtëse në hundë dhe gojë kur del nga shtëpia për në punë apo shkollë.

 

12. Maska e njohur që gjendet nëpër farmaci ka rol mbrojtës të kufizuar, sepse përmasat e virusit e lejojnë atë që të depërtojë në vetë vrimëzat e maskës nëse ajo mbahet më tepër se 30 minuta për shkak të lagështisë së frymës që del jashtë. Po kështu edhe vendosja e maskës në mënyrë të parregullt dhe të pashtrënguar mirë mbi hundë dhe gojë, mund të rrisë mundësinë e prekjes nga sëmundja më tepër se në rastin kur nuk e vendos fare atë. Nuk ndalohet vendosja e maskës për atë që dëshiron, kur kalon nëpër vende publike të ngarkuara me qarkullim njerëzish, apo ata që shërbejnë në ambulance dhe spitale. Në fakt, ai që këshillohet në radhë të parë që të vendosë maskë është i prekuri nga sëmundja, me qëllim që të mos ia ngjisë të tjerëve me anë të pështymës apo kollës dhe teshtimës.


13. Njerëzit e shtëpisë së të sëmurit dhe ata që kanë qëndruar me të duhet të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi me qëllim që të mos përhapet sëmundja.

 

13. Ata nuk janë të detyruar të qëndrojnë mbyllur, por mund të lëvizin me liri të plotë dhe të shkojnë në punët apo shkollat e tyre normalisht. Vetëm në rast se tek ata shfaqen simptomat e gripit të derrave, atëherë duhet të qëndrojnë në shtëpi ashtu si të sëmurët e tjerë.


14. Frika dhe paniku botëror është për shkak të rrezikshmërisë së sëmundjes.

 

14. Frika dhe paniku kanë qenë prezente në fillim të shfaqjes së kësaj epidemie për shkak se ishte e re dhe nuk ishte e qartë se deri ku shkonte rreziku dhe komplikacionet e saj, duke shtuar këtu edhe stërmadhimin e çështjes nga mediat e ndryshme me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së lexuesve dhe shikusve siç është puna dhe interesi i tyre, por tani është qartësuar gjithçka: sëmundja është e lehtë në shumicën e rasteve dhe nuk ka shkak për panik, madje edhe përqindja e vdekjeve është ulur në disa vende si Meksika.


15. Duhen mbyllur shkollat me qëllim që ta mbajmë epideminë nën kontroll. 15. Është e vërtetë se parashikohet që rastet e prekura të shtohen për shkak të shkollës dhe fërkimit të nxënësve me njëri-tjetrin, porn ë shumicën e rasteve sëmundja është e lehtë dhe nuk ja vlen që të mbyllen shkollat për shkak të saj. Përveç kësaj, virusi është përhapur dhe ekziston edhe jashtë shkollave, kështu që mbyllja e shkollave nuk do ta pengojë shtimin e tij, kurse mbyllja e shkollave ka dëme edukative dhe shoqërore të mëdha. Në këtë rast duhen bërë krahasime mes dëmeve dhe dobive për të marrë vendime të tilla, siç na e kërkon Islami.


16. Rritja e merakut dhe frikës nga epidemia rrit mbrojten dhe zvogëlon mundësinë e te prekurit prej saj. 16. Është vërtetuar shkencërisht se meraku i tepërt dobëson sistemin imun të njeriut dhe e përball atë edhe më shumë me epidemitë dhe tumoret e ndryshme. Prandaj, bëhu optimist dhe jeto jetë normale duke i marrë shkaqet mbrojtëse ekzistuese pa e tepruar dhe pa i kaluar kufijtë.


17. Asgjë nuk mund të mbrojë nga prekja e kësaj sëmundje. 17. I Dërguari i Allahut, Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Kushdo që e fal namazin e sabahut me xhemat (në xhami), ai është në mbrojtjen e Allahut.” Po ashtu ka thënë: “Kushdo që kur gdhihet thotë tre herë: “Me emrin e Allahut, me të cilin nuk të dëmton asgjë, qoftë në qiell apo në tokë, dhe Ai ëhstë Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri.”, atë nuk e zë asnjë sprovë befasuese deri sa të ngryset, dhe kush e thotë atë tre herë në mbrëmje, nuk e ze asnjë sprovë befasuese deri sa të gdhijë. Po kështu, i Dërguari ynë na ka mësuar shumë lutje të tjera që bëhen në mëngjes e në mbrëmje dhe të cilat muslimani i bën për vete dhe për familjen e fëmijët e tij. Gjatë punës sonë kemi vënë re se rastet e prekjes nga epidemitë tek ata muslimanë që falen dhe i bëjnë rregullisht lutjet e mëngjesit e të mbrëmjes, janë shumë të rralla, dhe nëse na ka ardhur ndonjë rast, ka qenë në përgjithësi i lehtë.


18. Ndjehemi të pasigurtë dhe nuk e dimë se kë dhe çfarë të besojmë!

18. Bëj jetën tënde të përditshme dhe të zakonshme dhe thith ajrin e pastër pa maskë. Merr abdes për çdo namaz, sepse larja vazhdimisht e pjesëve të trupit që janë në kontakt me ajrin është masë parandaluese dhe mbrojtëse e mirë. Qëndro me njerëz optimist dhe pozitivë dhe mos e angazho veten me ndjekjen e lajmeve dhe mediave të cilat e mbështesin suksesin e tyre në tërheqjen e vëmendjes së publikut, qoftë edhe në llogari të njerëzve. Fale namazin e Sabahut në Xhami dhe mundohu të bësh lutjet e posaçme pas namazeve dhe në mëngjes e mbrëmje. Nëse ndjen simptomat e gripit (temperaturë, dhimbje koke, këputje në trup, dhembje të kyçeve), apo të ftohjes, qëndro në regjim shtrati në shtëpi dhe pi lëngje dhe qetësues natyral për disa ditë, pa qenë nevoja të bësh analizat e gripit të derrave, sepses ë shpejti do të kthehesh në gjendjen tënde normale të shëndetshme me lejen e Allahut.