MIRESEVINI TE MJEKESIA BIMORE ARABE
Zgjedhja perfekte për nevojat e shëndetit tuaj.
Trajtim Natyral Shkencor, Shpresë Jete, Shkollë Shëndeti për të gjithë
Përgjegjësia
Ne jemi njerëz seriozë dhe me përgjegjësi ndaj pacientëve që trajtojmë
Zbulimi
Ne jemi të pasionuar në zbulimet më të fundit mjekësore
Cilësia
Ne jemi të vendosur për ruajtjen e cilësisë më të lartë të produkteve tona bimore
Gjithçka që ju nevojitet për të jetuar shëndetshëm dhe me art
Mjekësia Bimore Arabe është një organizim profesional në fushën e mjekësisë natyrale me bimë shkretinore për kurimin e sëmundjeve, e mbështetur në kërkimet shkencore mjekësore më të fundit.
MBA është themeluar në vitin 2009 në vendet arabe, por aktiviteti ynë shtrihet kudo që arrin interneti dhe produktet tona bimore arrijnë në cdo skaj të botës.
Mjekësia Bimore Arabe ka një histori suksesi të vërtetuar tashmë. Ajo është e para e llojit të vet në këtë fushë, dhe ne jemi lider në mënyrën e trajtimit të sëmundjeve, në sherbimin që i ofrojmë të sëmurëve dhe në këshillat profesionale dhe shkencore që i ofrojmë të gjithë publikut, në lidhje me shëndetin dhe mënyrën e të jetuarit.
Besimi dhe mbështetja te Zoti duhet të jetë prezent në cdo njeri, sepse besimi e nxjerr shpirtin e njeriut në dritën e ekzistencës dhe e ngre atë në majat e optimizmit, lumturisë dhe shërimit në këtë botë, dhe përjetësisë së lumtur në botën tjetër, kur të kthehemi te Krijuesi ynë.
Ti apo njeriu yt i dashur mund të shërohet dhe mund të bëjë një jetë më të mirë, cilado që të jetë semundja dhe sado që ajo të ketë avancuar, vetëm se duhet të bësh zgjedhjen e duhur, të cilën sapo e keni gjetur!
MBA është themeluar në vitin 2009 në vendet arabe, por aktiviteti ynë shtrihet kudo që arrin interneti dhe produktet tona bimore arrijnë në cdo skaj të botës.
Mjekësia Bimore Arabe ka një histori suksesi të vërtetuar tashmë. Ajo është e para e llojit të vet në këtë fushë, dhe ne jemi lider në mënyrën e trajtimit të sëmundjeve, në sherbimin që i ofrojmë të sëmurëve dhe në këshillat profesionale dhe shkencore që i ofrojmë të gjithë publikut, në lidhje me shëndetin dhe mënyrën e të jetuarit.
Misioni ynë është të ofrojmë zgjidhje dhe trajtim natyral me bimë shkretinore të studiuara në mënyrë shkencore, efektive dhe pa efekte anësore, për cdo sëmundje të lehtë apo të rëndë, të shërueshme apo të pashërueshme nga mjekësia konvencionale.
Nisur nga aktualiteti i hidhur i njeriut të botës së sotme moderne, ku me gjithë zhvillimet teknologjike të mjekësisë bashkëkohore, shumica e sëmundjeve, për të mos thënë të gjitha, janë kthyer në kronike dhe për to nuk ka ilac efektiv përfundimtar, por qëllimi final i mundshëm është trajtimi i simptomave deri sa sëmundja të shpërthejë dhe të dalë jashtë kontrollit, pa llogaritur efektet anësore të trajtimeve moderne dhe barnave kimike që i shkaktohen pacientit, të cilat në fakt janë sëmundje të tjera që i shkaktohen atij; nisur nga ky aktualitet dhe nga fakti se ne mund të bëjmë dicka për ndryshimin dhe përmirësimin e tij, sado modest që të jetë, e kemi marrë këtë inisiativë duke u mbështetur në baza të forta dhe të sigurta shkencore, duke gërshetuar mes kulturës mjekësore të përcjellë në mënyrë tradicionale dhe mes asaj që ka ardhur në burimet Islame në lidhje me mjekësinë nga njëra anë, dhe mes arritjeve të kërkimeve shkencore mjekësore nga ana tjetër.
Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar të shëroheni në mënyrë natyrale dhe të jetoni sa më shëndetshëm, qoftë në aspektin fizik apo atë mendor dhe shpirtëror: duke filluar me parandalimin e sëmundjes dhe deri në rikthimin e shëndetit të plotë të trupit të sëmurë, me udhëzime dhe trajtime të caktuara për cdo sëmundje, me programe të caktuara ushqimore dhe me ilace e kura bimore shkretinore, për të cilat kanë nevojë më së shumti njerëzit në kushtet bashkëkohore.
Kurat me bimë Shkretinore janë kthyer sot në qendër te vëmendjes si mundësia më inkurajuese për trajtimin më të suksesshëm të sëmundjeve të renda bashkëkohore, dhe kjo për disa arsye të forta, ku më kryesoret janë:
• Efektet e forta kurative të bimëve shkretinore kundër sëmundjeve të rënda degjenerative si kanceri dhe sëmundjet gjenetike dhe autoimune, për shkak të lendëve aktive dhe metabolitëve dytësorë të vecantë që i bëjnë ato të afta për t’i mbijetuar kushteve ekstreme të thatësirës dhe nxehtësisë.
• Rritja e rezistencës dhe imunitetit të pacientit për të luftuar sëmundjen dhe për të ruajtur shëndetin njëkohësisht; si rezultat i përmbajtjes së lëndëve aktive të caktuara të këtyre bimëve.
• Efektet që kanë bimët shkretinore për luftimin dhe reduktimin e dëmeve dhe efekteve anësore të trajtimeve konvencionale si kimioterapia dhe radioterapia.
• Janë krejtesisht të sigurta dhe pa efekte anësore për të gjithë njerëzit, qe në lindje e deri ne moshën më të thyer, edhe për gratë shtatzëna apo gjidhënëse.