You are here:---Ilaçe që dëmtojnë trurin

Ilaçe që dëmtojnë trurin

By | 2017-11-19T22:04:58+00:00 November 19th, 2017|Categories: Të ndryshme|0 Comments

Ilaçe kimike që dëmtojnë trurin dhe shkaktojnë humbje kujtese

 

Medikamentet kimike të rekomanduara  shkaktojnë mbi 100,000 vdekje në vit dhe shkaktojnë 1,5 milionë njerëz që të përjetojnë efekte anësore aq të rënda, saqë duhet të shtrohen në spital.

Efektet  negative të ilaçeve janë shkaku i katërt kryesor i vdekjes në SHBA. Çdo ilaç mbart disa rreziqe, dhe humbja e kujtesës është një efekt anësor shumë i zakonshëm.

Këtu është një listë e ilaçeve më të njohura që shkaktojnë humbje të kujtesës si një efekt anësor:

– Medikamentet që fillojnë me “Anti-”

Nëse jeni duke marrë ndonjë nga këto ilaçe kimike me recetë, ato kanë treguar se shkaktojnë humbje të kujtesës dhe probleme të tjera të trurit pothuajse në të gjithë pacintët:

– anti-histamines,

– anti- depresion,

– anti-psikotikë,

– anti-biotikët,

– anti-spasmodics,

– anti-hipertensivët.

Këto medikamente  ndikojnë në nivelin e acetilkolinës.
Acetilkolina është neurotransmetuesi kryesor që përfshihet me kujtesën dhe të mësuarit. Acetycholine në nivel të ulët mund të çojë në simptoma që janë të ngjashme me dementinë, konfuzionin mendor, jerm, vizionin e paqartë, humbjen e kujtesës, dhe hallucinacione.

Pilulat e gjumit

Pilulat e gjumit janë të njohur për shkaktimin e humbjes së kujtesës.
Medikamentet më të përdorur dhe më të njohur  janë: Ambien, Lunesta, Sonata;  shumë pacientë i kanë quajtur “Ilaçe të amnesisë’.  Disa përdorues përjetojnë tmerret e natës, fjetje  në këmbë, ecje në gjumë, dhe hallucinacione.
Pilulat e gjumit shkaktojnë  gjendje të ngjashme me një të dehur ose gjendje kome, duke anashkaluar gjumin restaurues që ka nevojë truri.

– Ilaçet për uljen e kolesterolit

Ilaçet që përdoren për uljen e kolesterolit mund të jenë grupi më i keq i ilaçeve për trurin tuaj. Humbja e memories që shkaktojnë këto ilaçe tani kërkohet të renditet si një efekt anësor në etiketë.

Një e katërta e trurit përbëhet nga kolesteroli. Kolesteroli është i nevojshëm për kujtesën, për të mësuar dhe për të menduar më shpejtë. Pra, nuk është surprizë e përgjithshme që barnat e uljes së kolesterolit të ndikojnë negativisht në tru.

  • Ilaçet që merren për sëmundjen e Parkinsonit – scopolamine, atropine, glycopyrrolate.
    • Për epilepsinë – Fenitoin ose Dilantin.
    • Ilaçet kundër dhimbjeve – heroinë, morfinë, kodeinë.
    • Benzodiazepinat – Valium, Xanax, Ativan, Dalmane
    • Kinidin
    • Naproxen
    • Steroidet
    • Antibiotikët
    • Antihistaminet
    • Interferonët
    • Insulina
    • Bllokuesit beta (sidomos ato që përdoren për glaukomën)
    • Methyldopa
    • Antipsikotikë – Haldol, Mellaril
    • Ilaqet kundër depresionit -triciklik
    • Litium
    • Barbiturates – Amytal, Nembutal, Seconal, fenobarbital
    • Ilaçet kimioterapike.

Çfarë mund të bëni?

– Ju mund të zvogëloni  ngarkesën në trurin tuaj duke marrë hapa proaktiv, të tilla si:

– Të kujdeseni për dieten tuaj ushqimore.

– Konsumimi i ushqimeve të shëndetëshme per trurin.

– Zgjidhni fruta dhe perime organike.

– Kryeni rregullisht ushtrimime fizike, në mënyrë që të nxisni aktivitetin e trurit.

– Jetoni në mjedis të pastër dhe larg zhurmave.

– Gjeni mënyra natyrale për të larguar stresin nga jeta juaj.

Truri i njeriut dhe shumë organe të tjera të trupit janë projektuar që të jetojnë shumë gjatë, por jeta moderne është e mbushur me një sërë elementesh që janë dëmtuesit më të mëdhënj të trupit të njeriut. Por gjithmonë ka shpresë dhe mënyrat natyrale janë gjithmonë zgjidhja më e mirë dhe e shëndetëshme. Në vend të këtyre ilaçeve kimike dhe me efekte anësore aftagjata, ju mund të gjeni opsione të shëndetëshme dhe pa efekte anësore.