Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Hudhra

Hudhra

Hudhra; për zemrën dhe të gjithë aparatin e qarkullimit të gjakut

 

Arabisht: الثوم – Theum

Anglisht: Garlic.

Emri shkencor: Allium Sativum L.

Familja: Amaryllidaceae.

Hudhra është bimë barishtore njëvjeçare. Gjatësia e saj mund të arrijë deri 1.2 m,  gjethet në formë shiritash, rrënjë të rrumbullakëta me thelpinj të shumtë të ruajtur me shtresa,  me  shije djegëse dhe aromë të fortë.

Historia e përdorimit të hudhrës është më shumë se 7.000 vjeçare. Orgjina e bimës është Azia Qëndrore, por ajo prej kohësh ka qënë element kryesor në guzhinën Mesdhetare, Azi, Afrikë dhe Evropë. Egjiptjanët e lashtë e përdornin për dy qëllime, në gatim dhe në mjekësi. Kina zë vendin e parë në botë për prodhimin e hudhrës, e pasuar nga India dhe Egjipti.

Hudhra është e pasur me: Energji, Karbohidrate, sheqerna, fibra dietike, Fat, Protein, vitamina; A, B1, B2, B3, B5, B6, B12, C, D, Kalcium, Iron, Magnesium, Magnese, Fosfor, Potasium, Sodium, Zink, Selenium, etj.

 hudhra

Hudhra ndihmon për kurimin e këtyre sëmundjeve

– Ndihmon për uljen e kolesterolit dhe redukton goditjet në zemër.

– Ul presionin e gjakut; 6 pika nga lëngu i hudhrës + 4 lugë me ujë, dy herë në ditë.

Dhimbjet e kokës dhe migrenën; vendosim hudhër të bluar tek vendi i dhimbjes, ose përtypim thelbin e hudhrës.

– Dhimbjet e stomakut; 1 lugë nga lëngu i hudhrës + gjysëm gote uji mesatare, e pi  para gjumit.

– Lëshimi i gjoksit; ngrënia e 5 thelbinjve të hudhrës në ditë për  3 javë rresht jep rezultat.

– Ndihmon për shëndetin e kockave.

– Ndihmon për kurimin e reumatizmës; masazhon vendin e dhimbjes çdo ditë me vajin e hudhrës.

– Hudhra vret baktieret, viruset  dhe kërpudhat e trupit.

– Forcon sistemin imun; elementët përbërës që gjenden tek hudhra janë pozitive për sistemin imun, dhe si rrjedhojë për kurimin e shumë sëmundjeve.

– Ndihmon për kurimin e tuberkulozit.

– Lufton qelizat tumorale dhe parandalon zhvillimin e tyre.

– Ndihmon për kurimin e kancerit të stomakut.

– Ndihmon për kurimin e arterio-sklerozës.

– Ndihmon tretjen, largon gazrat e barkut dhe forcon sistemin tretës.

– Hudhra ndihmon për kurimin e zmadhimit të prostatës.

– Ndihmon për infeksionin e mishrave të dhëmbëve, dhimbjet e dhëmbëve dhe vështirësitë në frymëmarrje.

Stresi dhe ankthi; 4 thelpi hudhre + ½  e gotës me qumësht të ngrohtë, e përsërit këtë recetë për disa ditë.

– Për astmën, gëlbazën,  kollën dhe infeksionin e fytit; një lugë nga lëngu i hudhrës e shton në një gotë uji të ngrohtë. Kjo recetë largon edhe dhimbjet e gjoksit.

– Ndihmon për paralizën e pjesëshme; hudhër me qumësht.

– Ndihmon për epilepsinë; hudhër me qumësht.

– Ndihmon për kurimin e Histerisë.

– Ndihmon për kurimin e Ekzemës.

– Trajton shurdhimin; skuq 8 thelbi hudhre në 60 ml vaj susami, e lë të ftohet, dhe nga ky vaj hedh 2 pika ne vesh, dy herë në ditë.

– Ndihmon përmirësimin e shëndetit të flokëve, rënien, zbokthin, etj: një kokërr hudhër e shtypur+ vaj arrë kokosi+ vaj bajame+ vaj ulliri+ vaj ricini, në masa të barabarta, i përzien dhe i ngroh pak, pastaj masën e vendos mbi flokë për 8 orë; ndryshimi dallohet menjëherë.

 

Si ta hamë hudhrën?

– Hudhra e freskët ka dobi shëndetësore më shumë se hudhra e thatë.

– Mund të hahet e gatuar me perime të ndryshme.

– Era e bezdishme e hudhrës mund të largohet duke përtypur mendër ose majdanoz.

Doza e rekomandueshme: Dozat që rekomandohen zakonisht në literature janë 4 gr në ditë për të rriturit, ose një tabletë 300 mg (2 ose 3 herë në ditë), ose 7,2 gr tretësirë hudhre në ditë.

 

Kujdes!!

– Tek disa njerëz mund të shkaktojë djegie të forta në gjoks, mund të shkaktojë puçërra, prandaj nuk duhet të përdoret gjatë dhe me tepri.

 

By | 2016-12-07T09:10:11+00:00 November 18th, 2016|Bimë Mjekësore|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!