You are here:---Hixhamja

Hixhamja

By | 2017-12-05T12:58:45+00:00 December 5th, 2017|Categories: Të ndryshme|0 Comments

Hixhamja – Terapia e kupave; Llojet, Kushtet e praktikimit, Udhezime te rendesishme, Dobite shendetesore

 

Ç’është Hixhamja

Hixhamja apo terapia e kupave është tërheqja e gjakut të keq nga trupi që ka shkaktuar një sëmundje të caktuar ose mund të shkaktojnë sëmundje në të ardhmen për shkak të akumulimit dhe mbushjes së tij me përzierje të dëmshme.

Hixhamja pastron gjakun nga përzierjet e dëmshme që janë qeliza gjaku të plakura dhe të dobëta që nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrën e kërkuar, si furnizimi i trupit me ushqyes të mjaftueshëm dhe mbrojtja e tij nga sëmundjet. Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.

Hixhamja është një praktikë e vjetër mjekësore, e njohur për shumë shoqëri njerëzore, duke filluar nga Egjipti i lashtë që nga viti 2200 para Krishtit, në Asiri që nga viti 3300 para Krishtit, deri në Kinë. Hixhamja së bashku me akupunkturën kineze janë shtyllat më të rëndësishme të mjekësisë tradicionale kineze deri më sot.

Arabët e vjetër e njohën Hixhamen dhe Islami e miratoi këtë praktikë; Vetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të!), e ka praktikuar atë.

Në një transmetim të saktë, të përmendur në dy Librat e Saktë të Haditheve Profetike, të Buhariut dhe Muslimit, thuhet se Profeti (paqja qoftë mbi të!) u trajtua me hixhame dhe i dha hixhame-bërësit pagesën e tij.”

Po kështu, i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) e ka lavdëruar këtë praktikë, duke thënë, siç thuhet te Buhariu, se: “Mënyra më e mirë që mund të kuroheni, është hixhamja.”

Hixhamja ka përfaqësuar një pjesë thelbësore të praktikave tradicionale mjekësore për shumë prej shoqërive të botës, por që pas përhapjes së mjekësisë perëndimore “koloniale” në të gjitha vendet e botës, dhe konsiderimit të saj si “mjekësia e vetme” që duhet praktikuar, kurse të gjitha të tjerat u quajtën bestytni dhe mashtrim, dhe pasi u përhapën me forcë kompanitë farmaceutike, të gjitha sistemet dhe praktikat tradicionale mjekësore u zmbrapsën në hije, duke mbetur vetëm disa mbetje të vogla këtu e atje në disa vende të Gjirit – si një praktikë tradicionale informale – dhe në Kinë dhe në shoqëritë e Azisë Lindore –si një pjesë për të ruajtur trashëgiminë tradicionale mjekësore.

Vazhdoi kështu deri sa njerëzit në Perëndim filluan të shfaqin mosbesim te mjekësia perëndimore, dhe filluan të tërhiqen nga “shenjtërimi” i saj, dhe të shohin se mund të ketë sisteme të tjera të mjekësisë tradicionale natyrale alternative.

Dhe tani, praktikat tradicionale kanë filluar të përhapen përsëri me vrull në vendet e Perëndimit dhe të Lindjes.

Hixhamja gjithashtu, si një mjet i mjekësisë tradicionale, ka filluar të përdoret fuqishën në disa prej shoqërive, kryesisht ato me popullsi muslimane.

Në vijim, do të njihemi më nga afër me këtë praktikë të mjekësisë tradicionale, dobitë dhe kushtet e praktikimit të saj.

Mjetet që nevojiten për të praktikuar Hixhamen

– Kupë (ose një kavanoz të vogël) me diametër 5 cm, me një vrimë në anën e saj, e lidhur me një tub, i cili ka një valvul.

– Pjesa e hapur e kupës mbulohet me një balonë llastike.

– Eksperti i hixhames përdor doreza mjekësore dhe një bisturi të sterilizuar.

Llojet e Hixhames dhe mënyra e kryerjes së secilit lloj

Ka dy lloje të hixhames: Hixhame të thatë dhe Haxhame të lagësht.

Së pari: Hixhamja e thatë

Hixhamja e thatë është formimi i i një kongjestioni të gjakut në zonat e dëshiruara me anë të kupës së ajrit pa përdorur bisturinë, dhe përdoret zakonisht për disa sëmundje të grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Mënyra e kryerjes së hixhames së thatë:

A – Vendoset kupa në vendin e duhur mbi trup (sipas llojit të sëmundjes ose simptomës).

B – Thithet ajri përmes tubit deri sa kupa të zbrazet plotësisht nga ajri.

C – Një pjesë e sipërfaqes së lëkurës thithet brenda kupës.

D – Bllokohet ajri brenda kupës duke mbyllur valvulën.

E – Lihet kupa në këtë mënyrë për një periudhë prej 3-5 minuta.

F – Pastaj hiqet kupa, dhe ne gjejmë një rreth të kuq në sipërfaqe të lëkurës ku ishte kupa.

Kjo metodë quhet “Kupa e ajrit”.

*Ekziston edhe një nënlloj i hixhames së thatë, që quhet hixhamja e fërkimit apo e rrëshqitjes:

Kjo kryhet duke lyer zonën e caktuar të trupit ku do të bëhet hixhamja, me vaj ulliri ose vaj mendre, pastaj bën thithje të thjeshtë të ajrit duke lëvizur apo rrëshqitur kupën mbi dhe rreth vendit të dëshiruar për të tërhequr gjakun dhe për ta mbledhur atë në shtresën e lëkurës. Kjo metodë paraprin shpesh herë hixhamen e lagësht, veçanërisht për sëmundjet e pashërueshme të tilla si paraliza, epilepsia, etj.

Së dyti: Hixhamja e lagësht

Hixhamja e lagësht kryhet pas konfigurimit të kongjestionit të gjakut në procesin e thithjes së thjeshtë të ajrit për të lejuar gjakun të dalë, pastaj vendoset kupa për të nxjerrë gjakun.

Lloji i hixhames që duhet kryer përcaktohet nga lloji i sëmundjes, gjendja e pacientit dhe mosha. Pacienti me Diabet, me presion të lartë, fëmijët dhe të moshuarit, të gjithë kanë trajtim të veçantë.

Mënyra e kryerjes së hixhames së lagësht

Përveç hapave të ndjekura më lart në hixhamen e thatë:

A – Përdor bisturinë për të bërë çarje të vogla dhe të cekëta (rreth 0.1mm thellësi) në pjesën e jashtme të lëkurës, sikur të ishte gërvishtje, dhe me gjatësi rreth 4 mm; bën 1 ose me shumë gërvishtje të tilla në 3 rreshta. Më pas vendos përsëri kupën mbi rrethin e kuq, dhe bllokon ajrin duke përsëritur procesin e thithjes,kjo çon në nxjerrjen e një sasie të gjakut që ndryshon sipas sëmundjes, pastaj hiqet kupa apo kupat me shumë kujdes duke vendosur një pecetë në fund të kupës dhe duke e boshatisur ajrin gradualisht përmes valvulave. Pastaj vendos një një pecetë tjetër brenda kupës për të thithur gjakun, pastaj pastrohet gjaku nga lëkura me pecetën e vendosur poshtë kupës në drejtimin nga poshtë lart. Në qoftë se vërehet dalje gjaku nga të carat, atëherë përsëritet procesi, deri në pesë herë nëse vazhdon të vërehet dalje e gjakut. Në fund, vendi i trajtuar duhet dezinfektuar direkt me mjalt ose farë të zezë të bluar apo me çdo dezinfektues tjetër natyral.

Kushtet e hixhames dhe ndalesat

Praktikimi i hixhames ka kushte të rëndësishme, pa plotësimin e të cilave mund të rezultojë fatale ose e padobishme për pacientin.

– Hixhamja nuk duhet t’i bëhet personit të frikësuar, deri sa të qetësohet dhe t’i dalë frika.

– Hixhamja nuk duhet t’i bëhet personit që ndjen të ftohtë, sepse në këto raste, gjaku fshihet thellë ne vena.

– Pacientët me kancer, hepatit apo Aids, nuk duhet të bëjnë hixhame.

– Pacientët që kanë filluar të kryejnë dializë veshkash, ose kanë dhuruar gjak, nuk duhet të bëjnë hixhame deri sa të kalojnë 3 ditë nga dhurimi.

– Gruaja shtatzënë, gjidhënëse dhe që ka kaluar në menopauz, ndalohet të bëjnë hixhame.

– Personat që konsumojnë stimulantë (kafeinë) nuk duhet të bëjnë hixhame deri sa të mos i konsumojnë ato.

– Pacientët që kanë vendosur aparat rregullator për rrahjet e zemrës nuk duhet të bëjnë hixhame mbi zemër.

– Personat që konsumojne alkool nuk duhet të bëjnë hixhame pa kaluar 24 orë nga pirja; ata që tymosin marjuanë duhet të presin 48 orë; ata që kanë pirë pije të ftohta, duhet të presin 24 orë; pas marrëdhënieve intime bashkëshortore duhet të pritet 24 orë; vendi ku bëhet hixhamja në trup duhet të qëndrojë i mbuluar dhe i ngrohtë për 24 orë.

– Hixhamja preferohet vetëm për vendet me klimë të nxehtë dhe është më e dobishme në stinën e verës se sa të dimrit; kurse për vendet e ftohta preferohet Fasdi (nxjerrja e gjakut direkt nga vena e krahut) dhe jo Hixhamja. Shkakun për këtë e kanë përmendur dijetarët që në kohët e hershme dhe e ka vërtetuar shkenca mjekësore sot; Ibnul Kajjim, në librin “Zadul Miad”, thotë: “Dallimi mes Hixhames dhe Fasdit është se ato ndryshojnë nga njëra-tjetra në varësi të vendit, kohës, moshës dhe natyrës së pacientit; për vendet e nxehta, stinët e nxehta dhe njerëzit me natyrë të nxehtë, gjaku i të cilëve ka aritur kulmin e pjekjes, hixhamja është ajo që duhet të praktikohet dhe jo fasdi, sepse gjaku i njerëzve në këtë rast piqet, hollohet, dhe del në sipërfaqen e brendshme të trupit, kështu që hixhamja nxjerr mbetje që nuk mund t’i nxjerrë fasdi në këtë rast. Fjala ku i Dërguari i Allahut (Paqja e Zotit qoftë mbi të!) thotë: “Mënyra më e mirë që mund të kuroheni, është hixhamja”; ka për qëllim banorët e Gjirit dhe të vendeve të nxehta, sepse gjaku i tyre është i hollë dhe më pranë sipërfaqes së trupit për shkak se temperatura e tërheq gjakun drejt sipërfaqes së trupit dhe e bashkon e atë në anët e lëkurës, dhe sepse poret e lëkurës së tyre janë më të gjera dhe fuqitë e tyre të palidhura me njëra-tjetrën, kështu që Fasdi do të ishte i rrezikshëm për ta. Kurse Fasdi ka dobi të caktuara në varësi të vendit ku bëhet.”

– Koha e duhur për bërjen e hixhames është mesi i muajit hënor dhe pas mesit të muajit, dhe jo në fund të tij; nëse do e ndanim muajin në katër pjesë, pjesa e tretë e tij është e përshtatshme për hixhamen, sepse në fillim të muajit hënor, gjaku nuk është nxehur dhe nuk është pjekur ende, në fund të muajit ka rënë në qetësi, kurse në mes të muajit dhe pak pas mesit të muajit, ai është në fund të shtimit dhe pjekjes. Në traditën profetike, datat e aprovuara për kryerjen e Hixhames, janë datat 17, 19, 21 të muajit hënor.

– Hixhamja duhet të bëhet paradite dhe në kohën e drekës, dhe jo në mbrëmje apo në darkë.

– Hixhamja nuk duhet të bëhet kur personi e ka barkun plot, dhe as kur është i uritur.

– Duhet pasur kujdes maksimal per sterilizimin e mjeteve te hixhames per te eliminuar mundesine e perhapjes se ndonje semundje qe perhapet nepermjet gjakut, si virusi i Hepatitit apo  AIDS.

Vërejtje dhe udhëzime të rëndësishme

Para bërjes së hixhames me 12 orë, duhet pasur parasysh:

  1. Marrja e një ideje rreth hixhames dhe të mos shqetësoheni për të, por të mendoni për dobitë e saj.
  2. Të bëni gjumë të plotë dhe të mos kryeni asnjë tendosje fizike, zemërim apo stresim.
  3. Mos kryeni marrëdhënie seksuale apo të pini duhan.
  4. Jo-qumështit dhe produkteve të qumështit, si dhe mos konsumoni yndyra, vaj dhe agrume.
  5. Mos bëni hixhami duke qenë të ngopur apo të uritur, dhe mundësisht të merrni një ushqim të lehtë rreth 4 orë para bërjes së hixhames.
  6. Duhet ta informoni ekspertin e hixhames nëse keni marrë ndonjë barnë mjekësore apo i jeni nënshtruar ndonjë ndërhyrje kirurgjikale.
  7. Shmangni hixhamen e njeriut të ftohur, që ka temperaturë të lartë, apo që është infektuar me grip, deri sa të shërohet nga këto.
  8. Nuk duhet të vendoset kupa mbi ligamentet e këputura.
  9. Atij që ka infeksin me ujë në gju, nuk i vendoset kupa mbi zonën e prekur, por pranë saj.
  10. Sëmundjet e mëlçisë kërkojnë kujdes shumë të madh, sepse janë me shumë rrezik.
  11. Pacientët me diabet nuk duhet të çahen në lëkurë, por vetëm të shpohen.
  12. Pas bërjes së hixhames preferohet konsumimi i ushqimit të ngrohtë dhe masazhim.

Zonat e trupit ku bëhet hixhamja

Janë nëntëdhjetë e tetë zona të trupit ku bëhet hixhame, pesëdhjetë e pesë prej tyre në anën e pasme dhe dyzet e tre në fytyrë dhe bark. Çdo sëmundje ka pozicion të caktuar të trupit të njeriut për të bërë hixhami në atë pjesë. Më e rëndësishmja nga këto pozicione – e cila është gjithashtu e zakonshme në të gjitha sëmundjet – është zona “mes shpatullave” (unaza e shtatë e unazave të qafës në nivel me shpatullat dhe poshtë qafës).

Dobitë shëndetësore të Hixhames

  1. Pastron arteriet dhe venat e mëdha e të vogla të gjakut, dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
  2. Pastron venat limfatike dhe nyjet limfatike.
  3. Stimulon dhe provokon reagime në organet e brendshme të trupit duke rritur vëmendjen e trurit ndaj organit të dëmtuar për të dhënë urdhërat e duhura.
  4. Thith dhe absorbon toksinat dhe efektet e barnave nga trupi, të cilat janë të vendosura në grumbullimet e gjakut mes lëkurës dhe muskujve.
  5. Forcon imunitetin e përgjithshëm të trupit.
  6. Rregullon hormonet.
  7. Vepron për harmonizimin psikologjik.
  8. Stimulon trurin, lëvizjen, të folurit, dëgjimin, njohjen dhe kujtesën.
  9. Aktivizon gjëndrat, veçanërisht gjëndrën e hipofizës.
  10. Rrit presionin mbi nerva.
  11. Largon disa grumbullime, përzierje dhe shkaktarë të dhimbjeve.
  12. Thith acidet e tepërta nga trupi.
  13. Rrit kortizonin natyror në gjak.
  14. Stimulon lëndë antioksidante.
  15. Zvogëlon përqindjen e uresë në gjak.
  16. Ul nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak dhe rrit përqindjen e kolesterolit të dobishëm.
  17. Rrit përqindjen e morfinës natyrore në trup.

Dhe shumë përfitime te tjera.