Hithra

 

Arabisht: القراص الكبير

Anglisht: Common nettle, Stinging nettle

Emri shkencor: Urtica dioica L.

Familja: Urticaceae

Hithra është bimë e egër barishtore, shumëvjeçare, me lartësi 1-2 m,  me lule të shumta e të verdha, me gjethe të dhëmbëzuara që kanë  një push të imët djegës.

Origjina e hithrës është Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika e Veriut. Hithra ka një histori të gjatë përdorimi në mjekësi dhe si ushqim. Gjethet e reja përdoren në gatime të ndryshme dhe të thara si çaj bimor për kurimin e disa sëmundjeve. Në Shqipëri përdoren si byrek, dhe supë me oriz, në disa vende të tjera është përdorur si aromatizues në prodhimin e disa llojeve të djathit. Në mjekësinë bimore është përdorur për kurimin e çrregullimeve të veshkave, traktit urinar, hemorragjitë, gripin, reumatizmën dhe përdhesin. Hithrat janë përdorur edhe për prodhimin e uniformave të ushtrisë gjermane gjatë luftës së Parë Botërore për shkak të mungesës së pambukut.

Veçoritë e hithrës: Diuretic, astringent, pectoral, anodyne, tonic, rubefacient, styptic, anthelmintic, nutritive, hermetic, anti-rheumatic, anti-allergenic, decongestant, expectorant, anti-spasmodic, and anti-histamine, anti-lithic/lithotrophic, herpetic, galactagogue, and an anti-histamine.

Dobitë shëndetësore të hithrës

– Hithra stimulon sistemin limfatik dhe  rrit imunitetin.

– Redukton simptomat e artritit.

– Forcon fetusin dhe parandalon defektet e lindjes.

– Nxit prodhimin e qumështit tek gratë gjidhënëse.

– Ndihmon në kurimin e çrregullimeve të menopauzës.

– Shpërbën gurët në veshka dhe ndihmon në kurimin e pezmatimeve të rrugëve të urinës.

– Ul tensionin e lartë të gjakut.

– Ndihmon në kurimin e sëmundjeve të traktit respirator.

– Ndihmon në kurimin e astmës.

– Zvogëlon incidentin e kancerit të prostatës.

– Ndihmon në kurimin e alegjive.

– Lehtëson diarrenë dhe kuron kapsllëkun.

– Ndihmon  në trajtimin e sëmundjes Alzheimer.

– Ndihmon në qetësimin e çrregullimeve neurologjike MS, ALS, si dhe dhimbje të nervit shiatik.

– Shkatërron krimbat e zorrëve dhe parazitët.

– Mbështet shëndetin endokrin duke ndihmuar tiroidet, shpretkën dhe pankreasin.

– Gjethet e hithrës përdoren kundër anemisë.

– Për ndalimin e hemorragjisë.

– Nxitëse e urinimit dhe ndihmon në kurimin e Diabetit.

– Hithra është një mjet ndihmës kundër sëmundjeve të mëlçisë dhe të tëmthit.

– Përdoret për  reumatizmën si mjet që nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë (veprimi djegës dhe kruajtës).

– Përdoret edhe nga jashtë për të nxitur rritjen e flokëve dhe  kundër zbokthit.

– Ndihmon në mjekimin e ekzemës, psoriasis, puçrrave të fytyrës, etj.

Kujdes!

– Gjatë përdorimit të hithrës duhet pasur kujdes që të mblidhet në vende jo afër rrugës, sepse mund të jetë e ngarkuar me materiale të dëmshme për shkak të pluhurave.

– Nuk duhet të përdoret nëse keni probleme me sasinë e lëngjeve në trup.

– Çaji i hithrës nxit largimin e ujit nga organizmi.