Hithra Indiane – Acalypha indica

 

Arabisht: القراص الهندي

Anglisht: Indian nettle, three-seeded mercury.

Emri shkencor: Acalypha indica L.

Familja: Euphorbiaceae.

Hithra indiane është bimë barishtore shumëvjeçare me lartësi deri në 75cm, me gjethe ovale, me lule të vogla me ngjyrë të gjelbër.

Orgjina e hithrës indiane është India, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Jemeni dhe Pakistani. Në Perëndim dhe në Afrikën Lindore janë përdorur si bimë medicinale, në disa zona të Afrikës janë përdorur edhe si perime në gatim. Kjo bimë është mbajtur me nderim të lartë në mjekësinë bimore, pasi siç besohet, ajo është nga bimët që rinovon trupin.

Pjesët që përdoren: Gjethet.

 

Dobitë mjekësore të hithrës Indiane

– Forcon imunitetin dhe rrit energjinë trupore.

– Ndihmon në rinovimin dhe formimin e indeve të trupit.

– Forcon dhe pastron muret e stomakut.

– Dëbon krimbat dhe parazitët e dëmshme të zorrëve, parandalon hemorrogjitë e zorrës së trashë.

– Ndihmon në kurimin e hemorroideve.

– Ndihmon në rinovimin dhe forcimin e lëkurës.

– Ndihmon në kurimin e ekzemës dhe psoriasis.

– Ndihmon në trajtimin e pneumonisë, bronkitit, astmës dhe reumatizmës.

Shënim

Hithra indiane nuk ka efekte anësore dhe mund të përdoret nga të gjithë, por pa e tepruar me përdormin e saj.