Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Hidhëtira e gojës

Hidhëtira e gojës

Cilat janë arsyet për hidhëtinë e gojës dhe të gjuhës? Si ta kuroni në mënyrë natyrale?

 

Mund t’ju ketë ndodhur shumë herë që kur zgjoheni në mëngjes të keni shije të hidhur ose acid në gojë.
Hidhëtia e gojës dhe e gjuhës, që nuk është nga një burim i veçantë i ushqimit, mund të formohet si rezultat i arsyeve të ndryshme.

Ndjenja e hidhëtisë në gojë ndodh kur ka një defekt në sensor. Informacionin në lidhje me shijen e  ushqimit që ne hamë e marrim nëpërmjet dy rrugëve nervore: nervat shqisore në gjëndrat e shijes dhe nervat e nuhatjes. Informacioni nga këto rrugë transmetohet në tru, ku interpretohet si shije në gojë.

Gjëndra e shijes mund të dallojë shijen e ëmbël, të kripur, të hidhur, etj. Njeriu  lind me rreth 10.000 gjëndra shije. Ky numër bie me avancimin e moshës, dhe kjo është një nga arsyet pse njerëzit e moshuar preferojnë ushqim me shije më të fortë se fëmijët.

Cilat janë simptomat që mund të shoqërojnë shijen e hidhur?

Shija e hidhur mund të jetë e vetme ose me simptoma të tjera. Këto simptoma përfshijnë:

  • Erë e keqe e gojës
  • Gjak nga mishrat e dhëmbëve
  • Ndryshime në lëvizjet e fytyrës për shkak të një defekti nervor të fytyrës
  • Gojë e thatë
  • Rritje e sekretimit të pështymës
  • Humbje e oreksit
  • Bllokim i hundëve
  • Ënjtje ose inflamacion i bajameve
  • Vjellje

Çfarë e shkakton shijen e hidhur në gojë

Kjo gjendje e zakonshme mund të tregojë një numër të lartë të bakterieve në trupin tuaj, ose dietë të dobët.

Shumë faktorë lënë një shije metalike ose të hidhur në gojë, dhe hapi i parë për ta hequr qafe këtë shije është gjetja e asaj që e shkakton.

  1. Bakteret
    Shija si acid dhe e hidhur zakonisht prodhohet nga bakteret anaerobe që janë prapa gjuhës dhe lëshojnë sekrecione të vogla të squfurit. Nëse nuk e keni këtë ndjenjë të pakëndshme gjatë ditës, kjo është për shkak se pështyma juaj i bën ata të zhduken ose i shkatërron ato. Por, gjatë natës, prodhimi i pështymës zvogëlohet në mënyrë drastike dhe këto elemente mbeten në gjuhë dhe japin këtë shije të pakëndshme. Është diçka që u ndodh të gjithëve.
  2. Problemet e mëlçisë
    Ju tashmë e dini se mëlçia ka një funksion thelbësor në pastrimin e trupit nga toksinat, elementet e dëmshme dhe helmuese, përveç kryerjes së mekanizmave të tjerë të veçantë në metabolizimin e enzimave. Por kur kjo shkakton hidhëti në gojë, tregon se trupi ka helme dhe ju keni nevojë për detoxifikim.
  3. Higjena e dobët e gojës
    Injorimi i higjenës të gojës mund të çojë në sëmundje të dhëmbëve dhe infeksion të dhëmbëve parodontiti dhe gingiviti, të cilat mund të lënë një shije metalike në gojë.
  4. Vitaminat dhe shtesat
    Multivitaminat dhe shtesat prenatale përmbajnë sasi të lartë të metaleve të rënda si zinku, bakri ose kromi, dhe shkaktojnë shije të hidhur në gojë. Shtojcat e kalciumit dhe hekurit kanë të njëjtin efekt.
  5. Substancat e thithura
    Pirja e duhanit, alkoolit dhe lëndëve nikotike ndikojnë në shije, dhe shkaktojnë shije të hidhur në gojë. Ju do të vuani shijen e hidhur në gojë edhe në qoftë se thithni disa kimikate mjedisore të tilla si pluhur gome, benzinë ​​ose naftë.
    Thithja e niveleve të larta të këtyre substancave shpesh mund të prodhojë shije metalike.
  6. Reflux Acid
    Refluksi i acidit ndodh kur acidi i stomakut shkon deri në ezofag, duke lënë një shije të hidhur dhe një frymë të urryer në gojë. Ju mund ta trajtoni këtë gjendje duke kufizuar ushqimet me yndyrë.
  7. Shtatëzania
    Pabarazitë hormonale mund të shkaktojnë të vjella ose të përzier në disa faza të shtatzanisë, të cilat lënë shije të keqe. Kjo gjendje është e zakonshme tek gratë shtatzëna dhe pastrohet brenda pak ditësh. Përtypni karafil ose nenexhik për të pastruar shijen e keqe.
  8. Demenca; Njerëzit me demencë shpesh kanë shenja anormale. Shija është e lidhur me nervat në tru. Anomalitë e shijeve mund të ndodhin kur pjesa e trurit që lidhet me shijen nuk funksionon siç duhet.
  9. Shkaqe të tjera të shijes së hidhur në gojë
    – Një shije e hidhur mund të vijë nga dehidrimi, goja e thatë, alergjitë, infeksionet e gjëndrave të pështymës, mungesa e zinkut dhe vitaminës B12 dhe polipet në hundë.

– Të tjera përfshijnë: frymëmarrjen përmes gojës, dhe sëmundje autoimune si sindroma Sjogren dhe paraliza e fytyrës.

– Pajisjet dentare, çdo operacion në vesh, hundë, dhëmbë ose fyt, dhe terapi rrezatimi në qafë ose në kokë, shkaktojnë një shije të hidhur në gojë.

– Pezmatimi i gjëndrave të pështymës.

– Infeksionet në kanalet e frymëmarrjes si ftohjet, sinusiti, dhimbjet e fytit ose gripi.

– Helmimi ose ekspozimi ndaj kimikateve toksike të tilla si pesticidet.

Disa ilaçe kimike shkaktojnë idhëtim të gojës të tilla si:

– Ilaçet kimike që përdoren për sëmundjen Alzheimer.

– Bronchodilatorët që përdoren për trajtimin e astmës dhe sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, COPD.

Captopril për trajtimin e presionit të lartë të gjakut dhe të zemrës congestive.

– Disa lloje të antibiotikëve.

Kimioterapia.

– Litiumi për të trajtuar çrregullimin bipolar.

– Penicillamine për artritin reumatoid  dhe sëmundjen Wilson.

– Rifampicin që përdoret për tuberkulozin ose parandalimin e meningjitit bakteror.

– Ilaçet e tiroideve.

Mënyra natyrale për luftimin e shijes së hidhur në gojë

Një shije e hidhur në gojën tuaj mund të jetë dëshpëruese, sidomos kur nuk e dini shkakun ose mënyrën e trajtimit.

1. Përdorni sodë buke në furçën e dhëmbëve

Shto pak sode buke (gjysmë lugë çaji) në furçën tuaj të dhëmbëve para se të aplikoni pastë dhëmbësh. Lani dhëmbët dhe gjuhën tërësisht për rreth dy minuta e gjysmë. Mos harroni se duhet të lani dhëmbët dy herë brenda një dite dhe të përdorni fije dhëmbësh për të kontrolluar akumulimin e baktereve.

2. Hani frutat agrume

Ju mund të stimuloni prodhimin e pështymës duke ngrënë fruta agrume, sepse ato pastrojnë shijen e hidhur në gojë. Merrni lëngje të tillë si: lëng portokalli dhe limoni për të hequr shijen e keqe.

3. Praktika e higjenës së mirë orale

Higjiena e dobët e gojës është shkak kryesor i një shije të hidhur në gojë. Sigurohuni të pastroni mishrat e dhëmbëve dhe gjuhën kur pastroni dhëmbët.

4. Mënyra të tjera natyrale

– Pini ujë mjaftueshëm për të zvogëluar nivelet e acidit në stomak dhe për të pastruar toksinat nga goja juaj.

– Përtypni nenexhik dhe karafil pas ngrënies.

– Kufizoni konsumin e ushqimeve të skuqura dhe me erëza që shkaktojnë acid të stomakut.

– Hani ngadalë dhe  përtypeni mirë ushqimin.

– Shmangni pirjen e duhanit dhe alkoolit.

– Hani 3-4 orë para fjetjes.

  • Pije detox që duhet ta pini para gjumit

Mos harroni këtë recetë të thjeshtë që, për mirëqenien tuaj, duhet të pihet pas darke për të paktën 8 ditë në muaj:

– Një panxhar

– Dy thelpi hudhër (të pastruar)

– Një limon të shtrydhur

– Gjysmë gote me ujë

– Dy degë majdanoz

– Një lugë çaji mjaltë

Vendosi të gjithë përbërësit në blender, deri sa të jenë përzier mirë.

Kjo pije do t’ju ndihmojë të pastroni trupin tuaj, të eleminoni toksinat dhe bakteret dhe të zgjoheni me një shije më të mirë në gojë.

 

By | 2017-06-04T18:25:57+00:00 June 4th, 2017|Te ndryshme|Comments Off on Hidhëtira e gojës
error: Alert: Content is protected !!