You are here:---Heqja e pikave dhe njollave të zeza nga fytyra

Heqja e pikave dhe njollave të zeza nga fytyra

2017-12-01T19:44:37+00:00December 1st, 2017|Categories: Lëkura|

Mënyra natyrale për të hequr pikat dhe njollat e zeza nga fytyra

 

Shumë pika të zeza, apo arna të errëta, mund tëeliminohen lehtë për të rivendosur njëhsim të ngjyrës së lëkurës. Pikat e errëta, arnat dhe shenjat e tjera në fytyrë mund të jenë për shkak të sekretimit të tepërt të melaninës në lëkurë.

Disa faktorë që mund të çojnë në këtë gjendje mund të jenë edhe këto:

– Ekspozimi i gjatë në diell,

– mosbalancimi hormonal,

– shtatzania,

– disa ilaçe kimike,

– mangësi të vitaminave,

– mungesa e gjumit,

stresi.

Për fat të mirë, ka shumë trajtime të mundshme natyrale që mund të ndihmojnë në njëhsimin e ngjyrës së lëkurës. Ja disa prej tyre:

– Lëngu i limonit; Një zgjidhje e shpejtë dhe e lehtë mund të gjendet në kuzhinën tuaj, ose në dyqanin ushqimor më të afërt. Limonat kanë vitaminë C që mund të largojnë njollat e errëta nga fytyra juaj.

Është i lehtë për t’u aplikuar:
1. Vendos lëng limoni të freskët në një top pambuku, dhe fërko me të direkt zonën e prekur të lëkurës.
2. Lëreni deri sa të thahet dhe pastaj lajeni me ujë të vakët.
3. Vazhdoni të aplikoni në këtëmënyrë për të paktën dy javë, për të marrë rezultatin e dëshiruar.
Nëse keni lëkurë delikate apo të ndjeshme, mund t’a holloni lëngun e limonit me ujë të vakët, me ujë trëndafili, ose mjaltë.

– Kosi i rrahur; Kosi i rrahur është gjithashtu i dobishëm për të shpëtuar nga njollat e errëta. Ashtu si lëngu i limonit, edhe kosi gjithashtu ndihmon në zbehjen e pikave të zeza dhe njollave të errëta, por pa shkaktuar ndjesi djegie.
1. Merrni katër lugë kos.
2. Shtoni dy lugë lëng të freskët domate.
3. Përzieni të dy përbërësit (të dy kanë veti të shkëlqyera zbardhuese).
4. Lajeni atë pas 15 minutash.
Acidi laktik te kosi i rrahur do të reduktojë gradualisht pigmentimin e lëkurës, dhe rregullon shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Përsëriteni këtë procedurë dy herë në ditë për katër deri në pesë javë.
Ju gjithashtu mund të përgatisni një përzierje me qumësht dhe mjaltë dhe ta aplikoni në zonat e errëta, duke e lënë për 10 minuta.

– Tërshëra; Pluhur i tërshërës konsiderohet i mirë për lulëzimin e lëkurës. Për këtë arsye, ju mund të aplikoni një maskë prej tij në fytyrë dhe qafë, për të hequr lëkurën e vdekur dhe pikat e zeza.
1. Merrni gjysëm gote me pluhur të tërshërës.
2. Shtoni tre deri në katër lugë lëng limoni për të bërë një pastë (mund të shtoni edhe ujë).
3. Vendoseni atë në lëkurën tuaj dhe lajeni me ujë të vakët, kur ajo të thahet.
Ndiqeni këtë trajtim një ose dy herë në javë.

– Bajamet

  1. Merrni 8-10 bajame dhe vendosini në qumësht për disa orë.
  2. Hiqni lëkurën e tyre dhe i shtypni.
  3. Shtoni një lugë çaji nga pluhuri i Dru sandalit dhe një gjysmë lugë çaji mjaltë.

Aplikonjeni në fytyrë dhe lëreni për rreth 30 minuta, pastaj lajeni .

– Patatet; Sirtari juaj i perimeve është një tjetër burim për largimin e pikave të zeza apo njollave të errëta. Patatet mund të aplikohen në dy mënyra:
• Një fetë patate vendoseni direkt mbi njollat ​​e zeza, dhe lëreni për disa minuta, pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët.
• Ju gjithashtu mund të bëni një maskë duke i kombinuar patatet të shtypura me mjaltë.

– Aloe Vera; Aloe Vera ka shumë veti shëruese dhe ndihmon në heqjen e njollave dhe pikave të zeza.

  1. Aplikoni lëng Aloe Vera ose xhel, direkt mbi njollat dhe pikat ​​e zeza.
  2. Butësisht masazhoni zonën me majë të gishtave për disa minuta.

Përsëriteni një apo dy herë në ditë për disa javë deri sa të zbehen njollat e lëkurës.

– Shafrani i Indisë; është një tjetër agjent i lëkurës që mund të përdoret për të hequr qafe pikat e zeza nga fytyra juaj. Ai  gjithashtu është efektiv për të hequr njollat ​​e diellit dhe puçrrat e moshës.

  1. Bëni një paste të trashë nga shafrani i Indisë, me qumësht dhe lëng limoni.
  2. Aplikojeni mbi lëkurë, lëreni për disa minuta, pastaj lajeni me ujë të vakët.
    Një tjetër alternativë është që të bëni një pastë me shafranin e Indisë, mjaltë dhe vaj ulliri dhe butësisht të masazhoni në zonën e prekur të lëkurës. Lëreni  derisa ajo të thahet plotësisht, pastaj lajeni fytyrën me ujë të vakët.

– Papaja; Enzimat që gjenden te papaja mund të ndihmojnë në rregullimin e tonit të lëkurës dhe në venitjen e pikave të zeza.
• Aplikoni tulin e papajas së pjekur në lëkurë dhe lëreni për rreth 20 minuta.
Ju gjithashtu mund të përdorni lëkurën e papajas si një pastrim i shkëlqyer për gjunjët dhe bërrylat.

– Lëngu i qepës; nxirreni  duke përdorur një shtrydhëse frutash e perimesh dhe mund të aplikohet në disa mënyra.
• Zhytni një top pambuku të pastër në lëng të freskët qepe dhe vendoseni  direkt në zonën e prekur të lëkurës.
• Një tjetër alternativë është që të zbatohet një kombinim i një lugë gjelle lëng qepe dhe dy lugë mjaltë dhe vendosini në fytyrë për rreth 20 minuta. Nëse keni lëkurë me yndyrë, ju mund të shtoni disa pika uthull.

Shënime të rëndësishme!

– Në varësi të një numri faktorësh, këto mënyra natyrale mund të ndihmojnë për të zbehur njollat dhe pikat e zeza.
– Nëse shkak për këto njolla është një sëmundje e caktuar, atëherë duhet kuruar sëmundja që i shkakton këto çrregullime të lëkurës.