Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

HEPATITI B

HEPATITI B; SIMPTOMAT, SI MERRET, TRAJTIMI NATYRAL, KURA BIMORE

 

Rreth Virusit të Hepatitit B (HBV)

Hepatiti B është një nga infeksionet serioze më të zakonshme të mëlçisë në mbarë botën, i cili shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Virusi i hepatitit B hyn në trup dhe udhëton në mëlçi nëpërmjet qarkullimit të gjakut. Në mëlçi, virusi i ngjitet qelizave të shëndetshme të mëlçisë dhe shumohet. Ky shumim i virusit shkakton më pas një përgjigje nga sistemi imunitar i trupit. Njerëzit shpesh nuk janë në dijeni se janë infektuar me hepatit B në këtë fazë.

Mëlçia është baza kryesore e shumëzimit viral të hepatitit B, por gjithashtu është prezent në gjak dhe në lëngje të caktuara të trupit. Kur një person merr fillimisht Hepatitin B, thuhet të ketë një infeksion akut.

Infeksioni i hepatitit B mund të çojë në cirrozë, kancer të mëlçisë ose dështim të mëlçisë në qoftë se nuk është diagnostikuar dhe menaxhuar.

– Dy miliardë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me hepatit B në nivel global.

– Rreth 600 mijë njerëz vdesin çdo vit për shkak të pasojave të hepatitit B.

Hepatiti B ka prevalencë ë më të lartë në Afrikën sub-Sahariane dhe Azinë Lindore. Shumica e njerëzve në këto rajone infektohen me virusin e hepatitit B gjatë fëmijërisë (WHO Hepatitis B Fact Sheet).

Normat e larta të infeksioneve kronike janë gjetur edhe në Amazon dhe pjesët jugore të Evropës Lindore dhe Qendrore. Në Lindjen e Mesme dhe nënkontinentin Indian, rreth 2-5% e popullsisë së përgjithshme ka infeksion kronik (WHO Hepatitis B Fact Sheet).

Grupe të tjera me rrezik të lartë të infektimit nga hepatiti B përfshijnë Indigjenët Australianë, njerëzit që marrin pjesë në aktivitet seksual me rrezik të lartë dhe njerëzit të cilët injektojnë droga.

Në vendin tonë (Shqipëri), Hepatiti Viral që takohet më shpesh është Hepatiti Viral A dhe B. Ne hyjmë ndër vendet me prevalence më të lartë për format A dhe B të hepatiteve. Nga studimet e seroprevalencës, të ndërmarra në vite nga ISHP, llogaritet se në vendin tonë rreth 200.000 individë të jenë infektuar nga Hepatiti Viral B, me një prevalencë që shkon nga 7-9%, si dhe rreth 30.000 persona me Hepatit C, me një prevalencë që shkon nga 0.5 në 1.5%.

Prevalenca nga Hepatiti C është shumë më e lartë në disa grupe të popullatës, si meshkujt që kryejnë seks me meshkujt, apo përdoruesit që marrin droga me injeksione. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2011, incidenca e Hepatitit Viral është 54.00 për 100.000 banorë, (moh.gov.al).

Hepatiti sot përbën një problem për shëndetin publik edhe në Shqipëri. Prevalenca e hepatitit B raportohet të jetë 7%, ndërsa ajo e hepatiti C 1%.

Shqiptarët janë një ndër popujt e Evropës të prekur më shumë nga hepatitet virale B dhe C. Shqipëria mbetet një nga vendet e para në evropë për sëmunshmërinë nga hepatitet. 6 në 100 persona në shqipëri kanë hepatit B. 20% e të prekurve nga hepatiti C humbin jetën.

Rastet me hepatit B dhe C janë shumë të shpeshta edhe në Kosovë. E veçanta është se të prekur ka edhe në moshat e reja. Sipas statistikave të nxjerra në kosove rezultojnë rreth 60 % prej të prekurve janë femra, kurse meshkuj 38% , kryesisht të moshës 16-66 vjeç.
Vdekjet nga kanceri primar i mëlçisë janë në rritje më shpejt se çdo shkak tjetër i vdekjes nga kanceri, dhe Hepatiti B kronik i patrajtuar është një kontribues i madh i kësaj. Shumica e njerëzve të diagnostikuar me kancer të mëlçisë vdesin brenda një deri në dy vjet – shumica në muajin e parë pas diagnozës.

Çfarë ndodh kur infektohesh nga hepatiti B?

Menjëherë pasi virusi HBV hyn në trup, ai infekton qelizat e mëlçisë të quajtur hepatocytes. Në përgjigje të këtij infeksioni, sistemi imunitar synon virusin dhe hepatocytet e infektuara bashkë me të. Kjo shkakton inflamacion të mëlçisë (hepatit).

HBV mund të shkaktojë hepatitin akut, që do të thotë inflamacion afatshkurtër të mëlçisë, derisa sistemi imunitar është në gjendje për të pastruar trupin nga virusi, zakonisht brenda gjashtë muajve nga infektimi me virusin.

Megjithatë, HBV mund të bëhet një infeksion kronik.
Kjo do të thotë se sistemi imunitar nuk është në gjendje që ta asgjësojë virusin brenda gjashtë muajve pas infektimit. Me fjalë të tjera, virusi vazhdon të riprodhohet në mëlçinë e personit për muaj e vite pas infeksionit. Kjo mund të rrisë rrezikun e dëmtimit të mëlçisë dhe kancerit të mëlçisë. Për më tepër, dikush me infeksion kronik HBV mund të transmetojë virusin tek të tjerët.

Disa të rritur të infektuar me HBV kanë më shumë gjasa për të pastruar virusin gjatë fazës akute të infeksionit se të tjerët. Për shembull, pacientët të cilët kanë përgjigje imune të dëmtuar, të cilët janë shëruar nga transplantet e organeve, apo janë duke kaluar nëpër kimioterapi ose dializë për problemet e veshkave, apo që marrin terapi steroide për të shtypur sistemin imunitar, ose që janë HIV pozitiv, kanë më shumë gjasa për të zhvilluar HBV kronik se pacientët me përgjigje normale imunitare.

Fatkeqësisht te foshnjet dhe femijët numri i të infektuarëve që zhvillojnë infeksion kronik është i lartë. Rreth 90% e të porsalindurve zhvillojnë Hepatit B kronik, ndërsa rreth 50% e fëmijëve nuk zhvillojnë infeksion kronik.

Individët që rimarrin veten nga Hepatiti akut do të zhvillojnë antitrupa mbrojtës. Pas infeksionit të parë me virusin, trupi di të mbrojë organizmin nga një rimarrje e HBV. Themi se ata bëhen imun ndaj virusit të hepatitit B. Ndërsa ata që nuk mund të eleminojnë virusin edhe pas 6 muajsh infeksion, virusi zakonisht qëndron në mëlçi dhe gjak për të gjithë jetën. Këta individë diagnostikohen me hepatit B kronik.

Edhe pse shumica e individëve me hepatit B kronik bëjnë një jetë të zakonshme, ata janë gjithmonë në rrezik për zhvillimin e sëmundjeve serioze të mëlçisë gjatë jetës së tyre. Virusi në mënyrë të fshehtë dhe të vazhdueshme sulmon mëlçinë për shumë vite pa u vënë re nga njeriu.

SIMPTOMAT DHE TRANSMETIMI I HEPATITIT B

Simptomat e HBV ndahen në varësi të llojit të Hepatitit, nëse është akut apo kronik, si më poshtë:

Simptomat e Hepatitit B akut

Shumica e të infektuarëve nuk zhvillojnë simptoma gjatë fazës akute të infeksionit me hepatit B. Ndonjë simptomë që mund të shfaqet, është e ngjashme me simptomat e gripit, ku përfshihen: ethet, lodhja, dhimbja e muskujve dhe kyçeve, humbja e oreksit dhe të vjella. Vetëm 1% e individëve të infektuar shfaqin probleme serioze ndërkohë që trupi i tyre është duke luftuar me virusin.

Simptomat serioze përfshijnë nauzenë, të vjellat, zverdhje të lëkurës dhe të syve të quajtur ikter (verdhëz). Stomaku i këtyre pacientëve mund të zmadhohet. Kjo gjëndje është kërcënuse për jetën dhe kërkon vëmendje të menjëhershme mjekësore.

Simptomat e Hepatitit B kronik

Hepatiti B ndryshe quhet dhe infeksion i heshtur sepse shumica e individëve nuk dinë që janë të infektuar. Personat me Hepatit B kronik mund të jetojnë për dekada pa patur asnjë simptomë. Edhe pse nuk kanë simptoma, virusi i Hepatit B shkakton në heshtje dëmtime të mëlçisë per vite me radhë.

Në mëlçi, infeksioni me hepatit B kronik mund të çojë në cirrozë, e cila ëshë një gjëndje ku qelizat e mëlçisë infiltrohen nga indi fibrotik. Kjo e bën mëlçinë më pak efektive, ndërsa në cirrozën e avancuar mëlçia nuk funksionon më duke zhvilluar insufiçiencë hepatike.

Pacientët me hepatit B kronik janë në rrezik për zhvillimin e kancerit të mëlçisë. Simptomat në këto raste nuk janë specifike. Pacientët mund të mos kenë simptoma ose mund të përjetojnë dhimbje abdominale dhe mëlçia e tyre mund të jetë e zmadhuar dhe e enjtur, si dhe mund të kenë humbje në peshë dhe ethe.

Si mund të merret Hepatiti B?

Hepatiti B transmetohet nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e një personi të infektuar, lëngut seminal (spermës), sekrecioneve vaginale, dhe lëngjeve të tjera të trupit.

Disa rrugë nga ku mund të merret hepatiti B janë:

– Marrëdhëniet seksuale me një person të infektuar; kjo ndodh zakonisht vetëm në marrëdhëniet jashtë-martesore;

– Përdorimi i të njëjtës shiringë droge;

– Bërja e tatuve dhe vendosja e pirsing duke përdorur mjete josterile ose të përdorura më parë nga shumë njerëz;

– Shpimi me age të kontaminuara (nga kjo mënyrë infektimi janë më të rrezikuar punonjësit e shëndetësisë);

– Bashkëjetesa me persona që kanë hepatitis B; kjo ndodh rrallë.

– Përdorimi i të njëjtës furçë dhëmbësh ose brisku rroje me persona të infektuar;

– Udhëtimi në vende ku Hepatiti B është shumë i përhapur;

– Mosrespektimi i rregullave të sterilizimit te aparaturave tek dentisti;

– Një grua e infektuar mund t’ia kalojë Hepatitin B fëmijës gjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.

Ju nuk mund ta merrni hepatitin B nga:

– Shtrëngimi i duarve me një person të infektuar;

– Përqafimi me një person të infektuar;

– Ulja afër me një person të infektuar.

Lexo Gjithashtu

Trajtimi i Hepatitit B nga Mjekësia Bimore Arabe

Mjekësia e sotme konvencionale gati sa nuk e deklaron të humbur betejën kundër Hepatitit B kronik, megjithëse aktualiteti e ka deklauar tashmë këtë; nëse dikush mëson rishtazi se është prekur nga Hepatiti B dhe gjendet pikërisht në fazën e tij fillestare të sëmundjes, zbulimi i hershëm i Hepatitit në këtë rast nuk do i bënte asnjë dobi, sepse për të nuk ka asnjë lloj ilaçi të rekomanduar; kështu që çfarë kuptimi ka diagnozimi i hershëm i HBV kur trajtim për të nuk ka veçse në fazat e avancuara të tij, kur virusi shumohet dhe mëlçia dëmtohet?!  Edhe në këtë fazë, ku në fakt arrin më shumë se 90% e pacientëve të prekur rishtazi nga Hepatiti B, ilaçet e deritanishme kimike janë të paafta ta kurojnë atë, madje i shkaktojnë virusit mutacion dhe e hedhin pacientin nga një ilaç në tjetrin, pastaj kombinojnë po të njëjtat ilaçe së bashku, dhe kështu deri në fund të jetës, që në realitet, në qoftë se pacienti nuk do t’i merrte ato ilaçe dhe ato terapi kimike, do të kishte bërë gjithësesi një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme se sa me marrjen e tyre.

Pra, pyetja është: A mundet të fitohet beteja kundër Hepatitit B?

Përgjigja: Sigurisht që PO!

  1. Zoti i Madh, Krijuesi i njeriut dhe i çdo gjëje që ekziston, nuk ka zbritur sëmundje, veçse ka krijuar edhe ilaç për të, dhe ky është Ligji i Zotit në Tokë, se ndryshe njeriu do të zhdukej!
  2. Pacientët e shumtë të shëruar totalisht nga HBV me ilaçet tona bimore natyrale janë një provë e pamohueshme për mundësinë e fitimit të betejës kundër Hepatitit B dhe shumë shpejt kjo sëmundje nuk do të jetë më kërcënuese, sepse njerëzit do të ndërgjegjësohen dhe do të zgjedhin rrugën e tyre të duhur për kurimin e sëmundjes dhe padyshim se nëse e ndjek rrugën e duhur, do të arrish në destinacion!

Qëllimi kryesor i Mjekësisë Arabe është arritja e shërimit total të sëmurit, jo vetëm pa i shkaktuar efekte anësore, por duke i mundësuar një jetë sa më të shëndetshme me stimulimin e organeve të trupit për dhënien e maksimumit të performancës së tyre, pa marrë parasysh pengesat në rrugë dhe pa synuar pozitën apo shfaqjen publike të rivalitetit ndaj terapive kimike.

“E rëndësishme është që i sëmuri të shërohet dhe ai që vuan t’i largohen dhimbjet ose së paku t’i pakësohen ato!”

Formula e deritanishme e Mjekësisë Arabe për trajtimin e Hepatitit B kronik, përbëhet nga 5 ilaçe natyrale të sigurta, të cilat duhet të merren të gjitha nga 2-3 herë në ditë, për një periudhë kohore që shkon nga  6-12 muaj, me qëllim të asgjësimit të bërthamës së virusit me arritjen e rezultatit HBV DNA NEGATIVE dhe HbsAg Negative.

Perberesit e kesaj kure i gjeni ketu.

By | 2017-07-15T19:02:44+00:00 May 3rd, 2017|Hepatiti & Mëlçia|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!