Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Hemidesmus Indicus

//Hemidesmus Indicus

Hemidesmus Indicus

Hemidesmus Indicus; Për pastrimin e gjakut nga helmet, aneminë, pastrimin e mushkërive, astmën, inflamacionin, fuqizues i trupit

 

Arabisht:  سارساباريل الهندي

Anglisht: Indian Sarsaparilla, Sariva.

Emri shkencor: Hemidesmus indicus L.

Familja: Apocynaceae

Hemidesmus indicus është bimë shkurre, shumëvjeçare, me gjethe të kundërta, me rrënjë të trasha me nyje dhe shumë aromantike, aroma e rrënjëve është e ngjashme me kamforin, me lule të gjelbër nga jashtë dhe të verdhë nga brenda, me fara të shumta, të sheshta e të zgjatura.

Origjina e bimës është Azia Jugore dhe India. Ajo njihet më shumë me emrin sariva. Rrënjët e bimës janë përdorur tradicionalisht në mjekësi dhe në gatime të ndryshme. Rrënja e bimës përmban komponentë që luftojnë inflamacionet, pastrues të gjakut. Ajo përdoret edhe si pije freskuese në dyqanet e vogla në Indi. Ajo konsiderohet si bima më e mirë për detostifikimin e trupit dhe nxjerrjen e helmeve.

Pjesët që përdoren: Gjethet, kërcelli dhe rrënjët.

Elementët aktiv: Rrënjët përmbajnë: Hexatriacontane, lupeol, octacosanoate, α-amyrin, β-amyrin, acetate, sitosterol,  coumarino-lignoid-hemidesminine, hemidesmin I and hemidesmin II50, six pentacyclic triterpenes including two oleanenes, and three ursenes.

Kërcelli përmban:  Calogenin acetylcalogenin-3-0-β-D-digitoxopyrannosyl-0-β-D-digitoxopyronsyl-0-β-D-digitoxopyranoside. It also afforded 3-keto-lup-12-en-21 28-olide along ëith lupanone, lupeol-3-β-acetate, hexadecanoic acid, 4-methoxy-3-methoxybenzalaldehyde and 3-methoxy-4-5methoxybenzalaldehydglycosides-indicine and hemidine.

Gjethet përmbajnë:  Tannins, flavonoids, hyperoside, rutin and coumarino. Leucoderma lignoids such as hemidesminine, hemidesmin I and hemidesmin II.

 

Dobitë mjekësore të Hemidesmus indicus

– Lufton inflamacionet.

– Ka efikasitet për trajtimin e ulçërave në gojë, stomak dhe zorrë.

– Lufton infeksionet, temperaturën dhe ethet.

– Stimulon oreksin.

– Menaxhon refluksin e gastritit.

– Qetëson kollën, hap rrugët e frymëmarrjes dhe lufton simptomat e Astmës.

– Ndalon diarrenë.

– Pastron gjakun,  neutralizon helmet dhe forcon cilësinë e lëkurës.

– Përdoret gjatë shtatzanisë për të parandaluar abortin.

– Parandalon simptomat e Diabetit.

– Gjithashtu ekstraktet nga kjo rrënjë ndihmojnë në rritjen e numërimit të spermës dhe menaxhon çrregullimet e sistemit riprodhues tek femrat.

– Menaxhon shumë probleme gjinekologjike në femra, të tilla si: menorrhagia, leucorrhea, dysmenorrhea, etj.

– Punon si diuretik dhe emetik.

– Ka veti anti-inflamatore.

– Rifreskuese e trupit dhe i jep djersës aromë të këndëshme.

– Sariva ka efekte të mahnitshme në pastrimin e gjakut, prandaj përdoret në trajtimin e pickimit të gjarprit, akrepit dhe rasteve të tjera helmuese me insekte.

– Për çrrënjosjen e sëmundjeve vdekjeprurëse mikrobiale si gonorrea, leucorrea, etj.

– Është e dobishme për trajtimin e anemisë.

– Sariva është një tonik i përgjithshëm.

Shënim!

Bima është e sigurtë dhe nuk ka efekte anësore.

By | 2017-09-18T22:49:41+00:00 May 13th, 2017|Bime dhe Peme|Comments Off on Hemidesmus Indicus
error: Alert: Content is protected !!