Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Helmimi Trurit

/, Ushqimi/Helmimi Trurit

Helmimi Trurit

Pesë përbërësit që helmojnë trurin dhe mëlçinë

Nuk ka mungesë të gjërave në ditët e sotme, por ka disa gjëra që mund tju shkatërrojnë  në një periudhë të shkurtër kohe. Këto gjëra shqetësuese, dëmtojnë dy organet kryesore të trupit; mëlçinë dhe trurin.  Më e keqja është se këto përbërës kanë ardhur nga “gjeniu” pra, nga vetë njeriu, dhe kanë shkatërruar në mënyrë të qartë aftësinë tonë për të menduar në mënyrë të qartë dhe për të jetuar shëndetshëm.

Shmangni këto 5 përbërës dhe do të shikoni se funksioni i trurit dhe mëlçisë do të jenë përmirësuar:

  1. Gluteni

Gluteni  është një molekulë e zakonshme proteine e gjetur te gruri, eli, thekra, dhe agrume të tjera. Kjo proteinë ngjitet  në murin e zorrëve të vogla, ku ajo mund të shkaktojë çrregullime të tretjes dhe sistemit imunitar. Sëmundja Celiac është gjendja më e zakonshme e lidhur me ndjeshmërinë ndaj glutenit. Gluteni shkakton edhe ndjeshmëri (NCGS), dhe ky është një faktor i madh në çrregullimet inflamatore të mëlçisë, trurit dhe sistemit nervor.
Studimet kanë treguar ndjeshmëri në mes glutenit dhe çrregullimeve në çdo pjesë të sistemit neurologjik duke përfshirë trurin, palcën kurrizore dhe nervat periferike. Gluteni ka treguar të jetë një nxitës i madh në çrregullimet psikiatrike, dëmtimin e kujtesës, çmendurinë, dhe pothuajse çdo çrregullim tjetër neurologjik.

  1. Ëmbëlsirat artificiale

Ëmbëlsirat  artificiale, edhe pse janë bërë popullore për shkak të marketingut të tyre, kanë helmuar trurin e njerëzve për dekada të tëra. Aspartame është një kombinim i kimikateve, përkatësisht acid aspartik (një amino acid me efekte ngacmues mbi qelizat e trurit), metanoli, dhe phenylalanine,të cilat shkaktojnë dëmtim të mëlçisë dhe tumor të trurit.
Konsumi Aspartame shkakton një shumëllojshmëri të simptomave, duke përfshirë sulme të ankthit, depresion, dhe migrenë. Ëmbëlsirat  artificiale mund të gjenden në pijet me gaz, çamçakëz, salcat e gatimit, drithërat dhe produkte të tjera që përmbajnë sheqer të lirë.

  1. Monosodium glutamate (MSG)

MSG është një formë e kripës që shtohet në ushqime për ti shtuar shijen. Por ajo i shkakton trurit prodhim të tepruar të shijimit dhe dopamine. Për fat të keq, ndjenjat e mira nuk zgjasin, por efektet anësore zgjasin. Përbërisit e kësaj kripe janë të lidhura me dëmtimin e mëlçisë,  trurit dhe sëmundje të tjera neurologjike duke përfshirë: Parkinson, Alzheimer, çmenduri, MS, lupus, dhe më shumë.

Kini  kujdes nga MSG, e cila gjendet në çdo produkt të përpunuar, duke përfshirë: salcat,  sallatat, supat me kube, supat e konservuara dhe perimet e konservuara.

  1. Sheqeri i rafinuar

Sheqeri i rafinuar është bërë një nga përbërësit më të përdorshëm në ushqimin tonë, dhe një nga më të rrezikshmit njëkohësisht. Konsumi  i vazhdueshëm i tij ka qenë i lidhur me shumë probleme të ndryshme shëndetësore, të gjitha kanë efekt negativ në mëlçi dhe në tru.

Konsumi i sheqerit të rafinuar tkurr mëlçinë dhe ndrydh trurin duke shkaktuar sëmundje  neurotropike, ose BDNF, një hormon i rëndësishëm i zhvillimit të trurit. Ky faktor shkakton lidhje të reja mes neuroneve në tru të cilat janë jetike për funksionimin e kujtesës. Studimet kanë treguar nivele të ulëta BDNF në pacientët me depresion dhe skizofreni, dhe konsumi i sheqerit mund t’i përkeqësojë këto simtoma.

Sheqeri i rafinuar gjithashtu rrit inflamacionin, i cili mund të pengojë tretjen dhe dobëson sistemin imunitar. Nëse është inflamacion kronik, ai mund të çojë në një rrezik më të lartë të depresionit dhe skizofrenisë.

  1. Fluori

Vendimi për të shtuar fluor në ujin e pijshëm  ka pasur ndoshta një nga efektet më të rrezikshme dhe të përhapura në shëndetin tonë të përgjithshëm, veçanërisht të trurit dhe të mëlçisë.
Uji me flour jo vetëm dëmton mëlçinë dhe trurin, por ai ka ndikim negativ në stomak dhe zorrë, duke shkaktuar një mori çrregullimesh.
Shumë studime të lidhura me fluorin, kanë zbuluar se ai ul nivelet e zgjuarsisë (IQ) te njerëzit, ndërsa studime të tjera kanë treguar se flori dëmton kujtesën, dëmton trurin e fetusit, dhe shkakton ndryshim të sjelljeve neurotike.

By | 2016-12-05T08:43:42+00:00 December 5th, 2016|Nervore & Koka, Ushqimi|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!