Gjethekadifja / Abutilon Avicennae; Për infeksionet e stomakut, zorrëve, mushkërive, veshkave, traktit urinar, ulçërat, leksativ, anti-stres, tonik…

 

Arabisht: أبو طيلون الهندي

Anglisht: Velvetleaf, buttonweed, butterprint, pie-marker, Indian mallow.

Emri shkencor: Abutilon Avicennae, Abutilon theophrasti L.

Familja: Malvales.

Gjethekadifja është bimë barishtore shumëvjeçare me gjatësi deri në 2m, me gjethe si kadife,  në formë zemre, me lule të verdha ose portokalli, me fara të vendosura në kapsulla. Lulet dhe gjethet e bimës kanë aromë dhe shije frutash.

Orgjina e gjethekadifes  është Levanti, Azia Jugore dhe Juglindore. Tamilët përdornin të gjitha pjesët e bimës për kurim. Gjethet e bimës përmbajnë sasi të larta të fibrave dhe përdoren në gatim. Është kultivuar si bimë medicinale dhe është përdorur në mjekësinë tradicionale për kurimin e ulçërave të brëndshme, lebrën, gonorrenë, fshikzën e urinës, dhimbjen e kokës, qetësim nervor, infeksionet, diuretic  dhe shtimin e fuqisë seksuale. Emrin në latinisht e ka marrë nga botanisti dhe mjeku i njohur arab  Avicena (Ibën Sina).

Pjesët e bimës që përdoren: Të gjitha pjesët.

Veçoritë e bimës: Demulcent, Diuretic,  Emollient,  Laxative, Ophthalmic, Poultice, Stomachic. anti-inflammatory; antioxidant

Elementët aktiv të bimës: Fibres, calories, proteins, Protein,  Fat, Carbohydrate,  Minerals – Calcium: Phosphorus, Iron, Magnesium, Sodium, Potassium,  Zinc,  Vitamins – A, Thiamine (B1), Riboflavin (B2), C. Niacin, mucus, contains- pentose, pentosans, methyl -pentosans, uronic- acids Saponins, uronic- acids, amino- sugar, rutinum, rlkaloids,  fat oil,acids, epoxyoleinic, phosphatides, phytinum.

Dobitë mjekësore të gjethekadifes

– Qetësuese e dhimbjeve të stomakut, lufton infeksionet, pastruese e mureve të stomakut, ndihmon në kurimin e ulçërës dhe kancerit të stomakut.

– Pastron traktin urinar, diuretic dhe lufton infeksionet e veshkave.

– Ndihmon në kurimin e gonorresë në mënyrë të shpejtë.

– Largon stresin, qetëson nervat dhe largon dhimbjen e kokës.

Lufton infeksionet e zorrëve dhe të mushkërive.

– Lehtëson tretjen, pastron dhe lufton infeksionin e zorrëve.

– Lufton dizenterinë dhe ethet.

– Tonik, laksativ, shton sasinë e spermës dhe është forcues seksual.

– Ndihmon për një shtatzani të shpejtë dhe të sigurtë.

Shënim

Gjethekadifja mund të përdoret nga të gjithë edhe nga fëmijët mbi 6 muajsh.