Gjëra që nuk duhet t’i bëni pas ngrënies
Gjëra që nuk duhet t’i bëni pas ngrënies
Pas ngrënies, një numër i madh i njerëzve kanë një tendencë për t’u qetësuar dhe të shikojnë një film ose të pinë një pije të ftohtë, pa e ditur se këto janë zakone jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin e tyre të përgjithshëm.
Këtu kemi një listë për gjërat që nuk duhet t’i bëni pas darke apo dreke
– Duhani; Shumë njerëz janë të vetëdijshëm se pirja e duhanit është jashtëzakonisht e dëmshme për shëndetin e tyre, e megjithatë ata vazhdojnë me këtë zakon të tmerrshëm, dhe e bëjnë këtë pas një vakti. Është shumë e rëndësishme që të prisni disa orë. Cigaret përmbajnë nikotinë, e cila mund të lidhet me oksigjenin dhe vështirëson tretjen, duke lejuar trupin për të absorbuar më shumë lëndë kancerogjene se zakonisht. Sipas disa studimeve, pirja e duhanit menjëherë pas një vakti, është e barabartë me pirjen e 10 cigareve në të njëjtën kohë. Përveç kësaj, kjo mund të rrisë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe të zorrës së trashë.
– Ngrënia e frutave; Koha më e mirë për të konsumuar fruta është para ngrënies, me stomak bosh, për shkak të faktit se frutat kërkojnë enzima të ndryshme në mënyrë që të treten. Gjithashtu, sheqernat që gjenden në fruta, ju duhet më shumë kohë që të treten plotësisht. Nëse konsumoni fruta me stomak bosh, ju do të merrni përfitimet më të mira nga të gjitha lëndët ushqyesve, fibra dhe sheqerna. Ngrënia e frutave pas një vakti, nga ana tjetër, mund të shkaktojë urth, dispepsi, dhe gromësira.
– Gjumi; Nëse shkoni në shtrat menjëherë pas ngrënies, ka më shumë gjasa të përjetojni siklet, fryrje dhe çrregullime nervore. Një studim ka provuar se njerëzit që kanë pritur një kohë më të gjatë për të shkuar në shtrat pas një vakti, kishin më pak rrezik për të përjetuar goditje në tru. Pra, sigurohuni që të mos hani disa orë para se të shkoni për të fjetur.
– Shmangni ushtrimet e rënda; Ecja është ushtrim ideal pas ngrënies. Ushtrimet e rënda nuk janë një opsion i shëndetshëm dhe mund të rritin mundësinë për dhimbje ose shtrëngim në stomak.
– Dushi; Larja e trupit pas ngrënies nxit qarkullimin e gjakut në këmbë dhe duar, duke reduktuar kështu rrjedhjen e gjakut në stomak. Kjo do të dobësojë sistemin e tretjes dhe do të çojë në dhimbje stomaku.
– Çaji; Ju nuk duhet të pini çaj menjëherë pas ngrënies, por duhet të prisni së paku 30 minuta para se të pini një çaj. Çaji përmban acid tannic i cili lidhet me hekurin dhe proteinat në ushqimin tonë, mungesa e hekurit mund të shkaktojë anemi, duke shkaktuar lëkurë të zbehtë, oreks të dobët, lodhje, etj.
Çfarë duhet të bëni pas ngrënies
– Pini ujë të vakët; Pini një gotë me ujë të vakët 30 minuta para një vakti për të ndihmuar tretjen.
Pas ngrënies , prisni për të paktën një orë dhe pastaj pini një gotë me ujë të vakët. Ky ujë pastron stomakun dhe ndihmon trupin për të absorbuar lëndët ushqyese.
– Bëni një shëtitje të shkurtër; Pas ngrënies, bëni një shëtitje të shkurtër 15 deri 20 minuta.
Ecja është ushtrim i mirë për të gjithë trupin. Kjo do t’ju ndihmojëpër tretjen e ushqimit dhe për të parandaluar fryrjet dhe dhimbjet e barkut.
– Vishni rroba të lirshme; Pas ngrënies duhet të vishni rroba të lirshme dhe të rehatshme. Rrobat e ngushta vënë presion mbi bark dhe kjo mund të kontribojë në urth.
Përveç kësaj, rrobat e lirshme lehtësojnë qarkullimin e gjakut dhe ju ndihmojnë të flini më mirë.
– Mos hani sa të gopeni; Hani në masë të caktuar dhe mos u ngopni, kështu nuk do të shkaktoni presion në stomak dhe zorrë .