Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

GJËNDRA PINEALE

//GJËNDRA PINEALE

GJËNDRA PINEALE

GJËNDRA PINEALE / SHQISA E GJASHTË / SYRI I TRETË; ÇFARË ËSHTË, ÇFARË ROLI KA, SI FUNKSIONON

 

Gjëndra Pineale është një gjëndër e vogël me diametër 7.2 mm, e cila gjendet në qendër të trurit. Kjo është gjëndra e parë që krijohet te njeriu në embrion, por e fundit që i zbulon sekretet e saj para shkencës mjekësore.

Funksionin e kësaj gjëndre e hasim që në tekstet e filozofëve të lashtë. Grekët e kanë përkufizuar atë si pika e lidhjes mes botëve të njohurive, kurse Dikarti e ka quajtur qendër të shpirtit.

Në tekstet Islame, këtë e zbulojnë vetëm ata që Zoti u ka dhënë dije dhe urtësi për të kuptuar tekstet, të cilat në këtë rast i hasim të na zbulojnë sekretet e aktivizimit dhe produktivitetit të kësaj gjëndre në mënyrën më të përsosur, çfarë do të thotë se trupi qëndron më larg sëmundjeve të rrezikshme, dhe truri ka produksion dhe nivel më të lartë të menduari, kuptuari dhe zbuluari; sepse është e vërtetë që njerëzit nuk shfrytëzojnë nga truri i tyre veçse një përqindje shumë të vogël të aftësisë së tij, dhe kjo është në varësi të asaj se me çfarë e kalon secili shumicën e kohës dhe të jetës së tij.

Pra, kjo gjëndër rregullon çështje shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me ditën dhe natën, pasi që ajo vepron në mënyrë automatike vetëm në disa orë të caktuara, ka lidhje me ndjesinë e etjes, urisë dhe dëshirës seksuale, si dhe luan rol të rëndësishëm në orët biologjike të cilat janë përgjegjëse të kalimit të moshës së njeriut.

1. Dita dhe Nata

Kjo gjëndër është përgjegjëse për gjashtë çështje periodike që kanë të bëjnë me ditën dhe natën, e ato çështje janë:

  1. Gjumi dhe zgjimi.
  2. Prodhimi i Kortizolit, të cilin e prodhon me përqindje më të lartë në kohën e agimit.
  3. Perfomanca e trurit dhe e të menduarit; këtë e bën më mirë në kohën e drekës.
  4. Temperatura e trupit; gradën më të lartë e arrin pas drekës.
  5. Prodhimi i Prolactinës; sasinë më të madhe e prodhon natën.
  6. Prodhimi i hormonit Melatonin, të cilin e prodhon vetëm natën dhe e arrin kulmin e prodhimit të tij vetëm në një orë të caktuar.

2. Ora Biologjike e trupit

Ora biologjike punon në organizimin e orareve për të cilat është përgjegjëse gjëndra Pineale. Ora biologjike është pikërisht në varësi të hormonit Melatonin, i cili quhet gjithashtu hormoni i natës; pasi ora biologjike e njeh kohën nëpërmjet këtij hormoni dhe nëse ky hormon nuk prodhohet, si pasojë ndodhin çrregullime deri sa ai t’i kthehet trupit në rrugë artificiale ose nëpërmjet gjëndrës pineale. Nga simptomat e mosprodhimit të këtij hormoni janë: pagjumësia, dobësia e përqendrimit dhe kuptimit të gjërave, dhimbjet e kokës, etj.

Është vërtetuar gjithashtu se Hormoni Melatonin ka lidhje të ngushtë me perfomancën e sistemit imun, nxit anti-oksidet dhe proceset shkatërruese të elementeve të lira (Free Radicals) të cilat shkaktojnë formimin e kancereve.

Hormoni Melatonin çlirohet gjatë natës dhe gjithnjë në të njëjtën kohë shtohet edhe numri i qelizave immune në gjak, gjë që rezulton në rritjen e imunitetit në trup.

3. Ndryshimet që shoqërojnë moshën

Përmasa e Gjëndrave Pineale është më e madhe te fëmijët sesa te të rriturit. Besohet se kjo gjëndër ka rol të rëndësishëm në zhvillimin seksual te njerëzit dhe te kafshët, pasi që është vënë re se përqindja e hormonit Melatonin te fëmijët është më e madhe, dhe nëse ajo zvogëlohet, atëherë ndodh pubertiteti i hershëm dhe çrregullime të tjera hormonale. Ky hormon ka lidhje edhe me shëndetin seksual.

4. Ndryshimet që lidhen me stinët e vitit

Me hyrjen e dimrit, dita zvogëlohet, veçanërisht në zonat veriore të rruzullit Tokësor, dhe nga ndryshimet më të rëndësishme me të cilat preket njeriu në këtë stinë janë: brengosja, mërzia, stresi, oreksi i tepërt sidomos për ushqimet me karbohidrate, dhe humbja e dëshirës seksuale.

5. Sekreti i gjëndrës Pineale

Shkenca mjekësore dhe mbarë bota e zhvilluar i janë dhënë tërësisht studimeve dhe zbulimeve rreth kësaj gjëndre: mënyrës si funksionon, kur prodhon, çfarë prodhon, a mund të zëvendësohen në mënyrë artificiale ato që ajo prodhon, e sidomos hormoni Melatonin, aq i rëndësishëm për shëndetin dhe rininë e njeriut?!

Dhe rezultatet e arritura prej tyre nuk shkojnë më larg se prodhimi artificial i hormonit Melatonin, gjë që nuk përmbush as një të njëmijtën e asaj që prodhon gjëndra Pineale dhe rëndësia jetike që ajo ka. Shkaku i kësaj dobësie është se mjekësia kimike moderne është materialiste, dhe me materializmin e saj nuk mund të arrijë kurrë të kuptojë si funksionon kjo gjëndër, e aq më pak të zëvendësojë punën e saj apo të prodhojë lëndë të ngjashme me ato që ajo prodhon.

Si mund të detoksifikohet, të aktivizohet dhe të stimulohet gjëndra pineale në mënyrë natyrale?

Gjendra Pineale është e toksikueshme dhe kalcifikueshme; detoksifikimi dhe aktivizimi i saj kërkon vëmendje të veçantë, duke ndjekur mënyrat natyrale të sakta për realizimin e kësaj; me anë të ushqimeve të posaçme dhe bimëve mjekësore të studiuara për këtë qëllim.

  1. Ushqimet kyçe për të forcuar gjëndrën pineale dhe bilancin hormonal; ndalesat dhe këshillat që duhen ndjekur

Ushqime për të forcuar dhe aktivizuar gjëndrën pineale

Uthulla e mollës;  është e njohur për vetitë e shumta kuruese, por ajo që ju nuk mund të dini është se ajo është e madhe për dekalcifikimin e gjëndrës pineale  për shkak të përmbajtjes së saj acidike. Ajo vepron si një detoksifikues natyror për trupin dhe trurin tuaj. Vetëm sigurohuni që ajo që keni blerë është orgjinale dhe në enë qelqi.

– Rigoni; është një agjent pastrimi për gjëndrën pineale  dhe trupin tuaj në përgjithësi. Ai ka treguar për të forcuar sistemin tuaj imunitar dhe është një antibiotik natyral.

Algat blu-jeshile;  këto ushqime janë si zarzavate me gjethe shumë të koncentruara. Ato janë një paketë me sasi të pabesueshme ushqyese  dhe përmbajnë klorofil, i cili ndihmon për detoksifikimin e gjëndrës pineale.

Vitamina K1 dhe K2; shpërndan kalciumin në mënyrë të barabartë në të gjithë trupin si tek dhëmbët, kockat, etj. Parandalon atherosclerosis dhe osteoporozën, si dhe aktvizon gjëndrën peneale. Gjendet kryesisht tek; vezët, farat, brokoli, spinaqi, shpargu mjekësor (Asparagus officinalis L), etj.

Panxhari dhe kumbullat e thata – të dyja përmbajnë boron, i cili ndihmon për të shpëtuar  trupin tuaj nga fluoridet.

Kakao; është e pasur me antioksidantë, të cilat mund të dekalcifikojnë gjëndrën pineale dhe ndihmojnë për ta nxitur atë.

Ndalesat dhe këshillat

– Eleminoni mishin e kuq; sidomos mishin e viçit, lopës, derrit, pasi përmbajnë shumë acid.

– Shmangni floroidet; flouri është toksik për sistemin nervor të njeriut. Përdorni pastë dhëmbësh që nuk përmban flour dhe pini ujë të distiluar, uji i distiluar largon toksinat dhe metalet e rënda jashtë trupit të njeriut.

– Shmangni merkurin; mërkuri është jashtzakonisht toksik për trupin tuaj. Shumica e vaksinave dhe mbushjeve të dhëmbëve përmbajnë mërkur. Sigurohuni që mbushjet e dhëmbëve të mos përmbajnë mërkur.

– Ruani mendimet dhe veprimet pozitive. Mendimet pozitive kanë fuqi të madhe në gjendjen tuaj të mendjes. Mendimet negative janë toksike.

  1. BIMËT MJEKËSORE

Studimet e mprehta kanë zbuluar një sërë bimësh mjekësore kryesisht shkretinore, që kanë vërtetuar të kenë efekte të mëdha pozitive në detoksifikimin, dekalcifikimin, aktivizimin dhe stimulimin e gjëndrës pineale, që mundëson shfrytëzimin më të madh të trurit dhe mendjes së njeriut. Këto bimë, Mjekësia Bimore Arabe i ka kombinuar me profesionalizëm në produktin natyral “PINEAL GLAND NATURAL SUPPORT FORMULA”, që e shihni më poshtë.

[ecwid_product id=”78868401″ display=”picture title price options addtobag” version=”2″ show_border=”1″ show_price_on_button=”1″ center_align=”1″]

 

By | 2017-01-25T18:03:03+00:00 January 25th, 2017|Arti Jetesës|Comments Off on GJËNDRA PINEALE
error: Alert: Content is protected !!