Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Gjëmbi i butë

//Gjëmbi i butë

Gjëmbi i butë

Gjëmbi i butë

 

Arabisht: الأقنثا الناعمة

Anglisht: Bear’s breeches, oyster plant.

Emri shkencor: Acanthus mollis L.

Familja: Acanthaceae.

Gjëmbi i butë është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 30- 80cm, me lule të rregulluara në tufa dhe me ngjyrë të bardhë, rozë, vjollcë dhe blu. Frutet janë vezak dhe përmbajnë 3-4 fara të mëdha e të zeza. Periudha e lulëzimit është nga marsi deri në qershor.

Origjina e bimës është Levantis, Maroku, Malajzia, Afrika dhe disa zona të Mesdheut. Ajo bën pjesë në një familje me 2500 lloje. Rritet në zona të thata dhe është tolerante ndaj thatësirës së gjatë. Gjethet e bimës kanë qenë frymëzim për historianët e arkitekturës greko-romake. Gjethet e bimës përdoren si erëz në ushqim dhe në mjekësi.

Veçoritë e bimës: Antifungal, cytotoxic, anti-inflammatory, anti-pyretic, antioxidant, insecticidal, hepatoprotective, immunomodulatory, anti- platelet aggregation dhe anti-viral.

Pjesët që përdoren: Gjethet, rrënjët.

Komponimet kryesore: Glycosides, flavonoids, benzonoids, phenolic compounds, naphthoquinone and triterpenoids.

Dobitë mjekësore të gjembaçit të butë

– Lufton inflamacionin dhe ndihmon për forcimin dhe normalizimin e muskujve.

– Zbutës i stomakut, ndihmon tretjen.

– Nxit urinimin dhe pastron rrugët urinare.

– Ndihmon për kurimin e inflamaconit në nyje.

– Largon mukozën në sistemin tretës dhe atë urinar.

– Gjethet e grimcuara janë përdorur për të lehtësuar dhimbjet e djegies dhe për kurimin e shpejtë të plagëve.

– Pastron gjakun nga yndyrat e tepërta dhe toksinat.

– Anti-kancer; Të gjitha ekstraktet dhe fraksionet janë testuar dhe kanë treguar aktivitet të rëndësishëm anti-kancer.

– Anti-ulçer; Ekstrakti i bimës redukton ndjeshëm aciditetin e stomakut dhe ndihmon në kurimin e ulçërës në stomak dhe zorrë.

– Anti-mikrobial; Ndihmon në pasrimin e zorrëve, rektumit, dhe viruset në sistemin e frymëmarrjes.

– Largon lagështirën e tepërt të trupit dhe kuron tuberkulozin.

Shënim!

Bima nuk ka efekte anësore nëse nuk e tepron me përdorimin e saj.

By | 2017-09-18T22:39:51+00:00 August 17th, 2017|Bime dhe Peme|Comments Off on Gjëmbi i butë
error: Alert: Content is protected !!