Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Gështenja egër

//Gështenja egër

Gështenja egër

Gështenja e egër

 

Arbashit: كستناء الحصان

Anglisht: Horse-chestnut, conker tree

Emri shkencor: Aesculus hippocastanum L.

Familja: Sapindaceae

Gështenja e egër është bimë shumëvjeçare, gjetherënëse, me lartësi deri 30 m. Me lule të bardha, fruti është i mbështjellë me lëvore me gjëmba nga ana e jashtme,  me dy fara të mëdha  me njyrë të kafe të errët dhe me shije të idhët. Gjendet kryesisht në Evropën juglindore, në veçanti në veri-lindje të Greqisë, Maqedoni, dhe në Shqipëri.

Pjesët e bimës që përdoren: Farat, gjethet dhe lëvorja e drurit.

Elementët aktiv të gështenjës së egër: Aescin (a mixture of triterpenoid saponins), Aglycones (barringtogenol, protoaescigenin) , Flavonoids (rutin, quercetin, among others), Phytosterol, Hydroxycoumarins (aesculin, scopolin and fraxin ), Tannins (proanthocyanidins).

 

Dobitë mjekësore

– Ndihmon për uljen e ënjtjeve të këmbëve.

– Aktivizon gjakun nëpër vena.

– Ekstrakti nga fryti i gështenjës ndihmon për tonifikimin e venave të këmbëve.

– Rrit pigmentin e këmbëve dhe ndihmon qarkullimin e gjakut nga këmbët deri në zemër.

– Ndihmon për kurimin e venave me variçe.

– Ndihmon për kurimin e ulçërave.

– Ndihmon për kurimin e Diabetit tipi 2.

– Ndihmon për  kurimin e hemorroideve.

– Ndihmon për kurimin e djegieve dhe kruajtjeve.

– Qetëson dhimbjet menstruale dhe dhimbjet e kockave.

– Ndihmon për kurimin e reumatizmës.

– Ndihmon për kurimin e pezmatimit të prostatës.

– Ndihmon për kurimin e gurëve të veshkave.

Kujdes!!

– Gështenjat e egra me doza të larta mund të shkaktojnë helmim.

– Të sëmurët me nivel të ulët të sheqerit në gjak nuk duhet të përdorin gështenjën e egër.

– Nuk është e këshillueshme gjatë shtatzanisë as gjatë gjidhënies.

– Lëvorja e frutit dhe e trungut është helmuese prandaj nuk duhet përdorur nga goja por vetëm nga jashtë.

 

By | 2017-09-18T23:07:29+00:00 December 30th, 2016|Bime dhe Peme|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!