Postimet e Fundit

Më të lexuarat sot

Refluksi Gastro-Ezofageal

/, Aromaterapia/Refluksi Gastro-Ezofageal

Refluksi Gastro-Ezofageal

Trajtimi i Refluksit Gastro-Ezofageal me Vajra Esencial

 

Refluksi Gastro-Ezofageal i referohet një gjendje ku acidi i prodhuar në stomak kthehet prapa në ezofag. Kjo përjetohet si një ndjesi djegie poshtë gjoksit, dhe rezulton me një numër të simptomave, si: fryrje, vështirësi të gëlltitjes, dhe vështirësi në tretje.

Përveç kësaj,  thartira estomakut mund të shkaktohet  nga faktorë të ndryshëm, si: qëndrimi shtrirë pas ngrënies së një vakti të madh, alkooli, konsumimi i ushqimeve që përmbajnë shumë acid, shtatëzania, dhe çrregullimet në zorrë.

Lajmi i mirë është se ekziston mundësia për të lehtësuar zbaticën e acidit të stomakut me ndihmën e disa vajrave esencial. Vajrat esenciale janë përdorur për qëllime terapeutike dhe shëruese për shekuj me radhë.

Ja disa mënyra për lehtësimin e thartirës së stomakut me vajra esencial

Vaj Xhenxhefili

Vaj xhenxhefilit merret nga rrënjët e xhenxhefilit. Ai bllokon prodhimin e acidit dhe lufton bakteret H.pylori. Ai gjithashtu parandalon formimin e ulçerave.

Mënyra e përdorimit për të lehtësuar thartirën e stomakut:

Përbërësit:
– 2 – 4 pika vaj xhenxhefil
– 1 filxhan me ujë të nxehtë

Procesi:

– Shto 2 – 4 pika vaj  xhenxhefil në ujë të nxehtë.

– Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta.

– Përzjeni pijen.

– Pijeni përzierjen 20 minuta para ngrënies.

Vaj Mendre

Vaj mendrës ka tendencë të jetë më i koncentruar (përqëndruar) në krahasim me vajrat e tjerë esencial. Ai jo vetëm që është i mrekullueshëm për thartirën e stomakut, por është gjithashtu i mirë për tretjen e ushqimit dhe dhimbjet e stomakut.

Përbërësit:
– 2-3 pika vaj mente
– 1/2 lugë çaji uthull molle.
– 1 lugë çaji mjaltë
– 1 gotë me ujë të ngrohtë

Procesi:

– Përzjeni përbërësit mirë së bashku.
– Pijeni ngadalë çdo mëngjes para se të hani ose pini ndonjë gjë tjetër.

Vaj Limoni

Vaj limonit ndihmon në sekretimin e acideve, ndihmon tretjen e ushqimit, lehtëson urthin. Ky vaj ka gjithashtu disa veti anti-bacteriale që luftojnë bakteret H.pylori në stomak si dhe në traktin e tretjes. Limoni është i mrekullueshëm për pastrimin e stomakut dhe detoksifikimin.

Përbërësit:
– Një gotë ujë (mesatare)
– 1-2 pika vaj limoni

Procesi:

– Vendos vajin në gotën me ujë.
– Pijeni këtë përzierje gjatë ditës për funksionimin optimal të stomakut sidomos para dhe gjatë ngrënies.

– Vaj portokalli

Vaj portokallit jo vetëm që ështëi shkëlqyer për thartirën e stomakut, por ai mund të ndihmojë gjithashtu me detoksifikimin, kapsllëkun, dhe kur ndjeheni të fryrë.

Përbërësit:
– 4 pika vaj portokalli
– 1 lugë çaji vaj i farave të rrushit

Procesi:

– Përzjeni vajin e portokallit me vajin e farave të rrushit
– Masazhoni me të gjoksin.

Kujdes! Shmangni rrezet direkte të diellit për 12 orë, pasi ta keni aplikuar mbi lëkurë.

By | 2017-06-13T00:04:17+00:00 June 12th, 2017|Aparati Tretjes, Aromaterapia|0 Comments
error: Alert: Content is protected !!