Gabimet e rënda spitalore, shkaku i tretë kryesor i vdekjeve; Ja parimet themelore të shëndetit optimal që ju mbajnë larg spitaleve

 

Dëmi dhe vdekja e shkaktuar nga gabimet mjekësore janë një problem i madh, dhe një arsye e madhe pse aktualisht, paradigma defektive fatale mjekësore është në nevojë dëshpëruese për transformim total.

Gabimet e parandalueshme mjekësore, në të vërtetë, janë shkaku i tretë kryesor i vdekjes në SHBA, menjëherë pas sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, duke kërcënuar jetën e 210,000 amerikanëve çdo vit. I marrim për shembull statistikat në Amerikë, sepse në vende të tjera këto as që regjistrohen, ose mbahen shumë të fshehta.

Nëse do të shtonim gabimet në diagnostikimin e sëmundjeve, gabimet e mosveprimit, dhe dështimin për të ndjekur udhëzimet, shifrat do të fluturonin në rreth 440.000 vdekje të parandalueshme në spitalet amerikane, çdo vit.

Sipas vlerësimeve më të fundit, të botuar vitin e kaluar (2013), gabimet parandalueshme mjekësore përbëjnë rreth një të gjashtën e të gjitha vdekjeve që ndodhin në SHBA çdo vit. Kjo është më shumë se 4.5 herë më e lartë se vlerësimet e vitit 1999.

Nëse do i konsideronim rastet ku gabimet mjekësore shkaktojnë një formë të dëmit, por jo domosdoshmërisht vdekjen, shkalla e incidencës mund të jetë aq e lartë sa arrin në 40.000 në ditë!

Si një rregull i përgjithshëm, duke qëndruar jashtë spitalit, është një nga mënyrat më të mira për të parandaluar vdekjen e panevojshme, dhe kjo është një nga arsyet pse ne jemi aq të pasionuar për ndarjen me ju të strategjisë shëndetësore parandaluese dhe kuruese, në të gjithë artikujt që publikojmë për sëmundjet e ndryshme.

Natyrisht, rastet e traumave aksidentale apo emergjencat kirurgjikale, nuk janë përfshirë në këto stastitika të gabimeve spitalore.

Qeveritë  kanë gjetur një zgjidhje: Duke i dhënë fund bërjes publike të gabimeve mjekësore!

Në vend që të trajtojë çështjen, qeveritë e vendeve të ndryshme të botës, kanë vendosur të heshtin për të “zgjidhur” problemin, duke e varrosur atë dhe duke e mbrojtur nga kontrolli …

Vendet me të ardhura më të ulëta janë më të prekur nga Pakujdesia Mjekësore

Statistikat tregojnë se disa spitale janë shumë më të rrezikshëm se të tjerët, dhe kjo është arsyeja pse heqja e të dhënave për kushte të caktuara  spitalore të shmangshme është një hap në drejtimin e gabuar.

Mesatarisht, ju keni një rrezik 54 % më të ulët për të vdekur në një spital të vlerësuar me “pesë yje”, në krahasim me mesataren kombëtare. Spitalet e kujdesit shëndetësor shtetëror, priren të jenë ndër më të këqijat.

Infeksionet e fituara në spitale janë në rritje të vazhdueshme

Spitalet janë bërë veçanërisht të njohur për përhapjen e infeksioneve vdekjeprurëse. Në Shtetet e Bashkuara, më shumë se dy milionë njerëz janë të prekur nga infeksionet e fituara në spital, çdo vit, dhe diku nga 75.000 në 100.000 njerëz vdesin si rezultat i kësaj.

Infeksionet më të zakonshme të fituara në spital përfshijnë:

– infeksionet që lidhen me qarkullimin e gjakut

– infeksionet e traktit urinar

– infeksionet kirurgjike anësore pas operacionit

– Infeksionet Clostridium difficile

Shumica e këtyre rasteve do të ishte parandaluar lehtë me kontroll më të mirë të infeksionit në spitale – thjeshtë duke praktikuar gjëra të tilla si: larja e duarve nga mjekët dhe infermieret mes vizitave të çdo pacienti, për shembull.

Përdorimi i tepruar dhe i pavend i antibiotikëve gjithashtu mban një përgjegjësi të rëndë për krijimin e kësaj krize. Ndërsa antibiotikët janë mbi-përshkruar në mjekësi, burimi më i madh i ekspozimit ndaj antibiotikëve është edhe nëpërmjet ushqimit tuaj.

Bujqësia përbën rreth 80 % të të gjithë antibiotikëve të përdorur në botë. Qindëra miliona dollarë për antibiotikë janë të administruara për bagëtitë çdo vit, për qëllime të tjera përveç trajtimit të sëmundjeve, për të bërë që kafshët të rriten më shpejtë dhe të bëhen më të mëdha.

Mbetjet antibiotike te mishi dhe qumështi, si dhe bakteret rezistente, janë miratuar për ju nga qeveria, në ushqimet që hani. Ja një shembull: jo më pak se 80 antibiotikë të ndryshëm janë lejuar për t’u përdorur te lopët; dhe më shumë se 22 % e sëmundjeve antibiotik-rezistente te njerëzit, janë në fakt të lidhura me ushqimin.

Nga Mjekësia e Bazuar në Shkencë te Mjekësia e shkencës së anshme

Si ka mundësi që sot në botë, trajtimet konvencionale mjekësore të bëhen një nga tre shkaqet kryesore të vdekjeve?

Një pjesë e madhe e problemit rrjedh nga fakti se ne kemi bërë një ndryshim mjaft dramatik, larg nga mjekësia e vërtetë e bazuar në shkencë. Në vend të kësaj, ajo që kemi tani është një shkencë e njëanshme mjekësore, dhe ne jemi duke vuajtur pasojat e kësaj.

Spitalet mund të jenë të rrezikshëm për shëndetin tuaj në mënyra të shumta

Nga këndvështrimi ynë, kontrolli mjekësor në një spital duhet të jetë një alternativë e fundit, kur i keni shteruar të gjitha të tjerat ,dhe ka të ngjarë të përballeni me një rezultat të mundshëm fatal në qoftë se nuk shkoni në spital.

Gabimet mjekësore dhe infeksionet potencialisht të rrezikshme për jetën, nuk janë të vetmet rreziqe që ju merrni kur kontrolloheni në spital; por spitalet janë gjithashtu të njohur për të dhënë zgjidhje të gabuar për problemin tuaj. Barnat farmaceutike dhe kirurgjia, për shembull, janë dy opsionet gjerësisht të amortizuara që mund të shkaktojnë shumë më shumë probleme sesa t’i zgjidhin ato.

Parimet themelore të Shëndetit Optimal, që ju mbajnë larg spitaleve

Padyshim, arti i të jetuarit shëndetshëm është shansi juaj më i mirë për të shmangur vizitat e panevojshme në spital. Ka disa parime themelore të shëndetit optimal që mbeten gjithnjë të vlefshme. Me ndjekjen e udhëzimeve të mëposhtme për artin e të jetuarit shëndetshëm, ju mund të shkoni gjatë me shëndet të plotë, dhe të parandaloni sëmundjet kronike të të gjitha llojeve:

  1. Zgjidhni ushqimin e duhur: Në përgjithësi, ju duhet ta përqëndroni dietën tuaj në tërësi, në ushqime ideale organike dhe në ushqime të papërpunuara. Shmangni sheqerin, dhe fruktozën në veçanti. Të gjitha format e sheqerit kanë efekte toksike kur konsumohen tepër, që shkaktojnë sëmundje të shumta në trupin tuaj, njëra prej të cilave është rezistenca ndaj insulinës (Diabeti), shkaktari kryesor i sëmundjeve kronike dhe plakjes së përshpejtuar. Ne besojmë se dy çelësat kryesorë për menaxhimin e suksesshëm të peshës janë: duke kufizuar rëndë karbohidratet (sheqernat, fruktozën, dhe drithërat) nga dieta juaj, dhe duke rritur konsumin e perimeve dhe yndyrës së shëndetshme. Kjo do të zgjidhi problemin e insulinës dhe nivelet leptin, që janë kyç për mbajtjen e një peshe të shëndetshme dhe shëndet optimal.
  2. Ushtrohuni rregullisht: Për ta bërë stërvitjen tuaj sa më efektive të jetë e mundur, sigurohuni që të përfshini aktivitete me intensitet të lartë në rotacionin tuaj. Trajnimi me intensitet të lartë në mënyrë interval, rrit prodhimin e hormonit njerëzor të rritjes (HGH), i cili është thelbësor për shëndetin optimal, forcën dhe energjinë.
  3. Reduktoni stresin: Ju nuk mund të jeni të shëndetshëm në mënyrë optimale, në qoftë se shmangni adresimin e komponentit emocional të shëndetit dhe jetëgjatësisë tuaj -sepse gjendja juaj emocionale luan rol gati në çdo sëmundje fizike – duke filluar nga sëmundjet e zemrës dhe depresionit, deri te artrit dhe kanceri. Meditimi, lutja ndaj Zotit, përkrahja sociale, dhe ushtrimi, janë opsionet e mundshme që ju ndihmojnë të mbani ekuilibrin emocional dhe mendor.
  4. Pini shumë ujë të pastër.
  5. Mbani një zorrë të shëndetshme: Rreth 80 % e sistemit tuaj imunitar qëndron te zorrët. Konsumi i rregullt i ushqimeve të fermentuara tradicionalisht, është mënyra më e lehtë, me kosto me të ulët, dhe më efektive për t’i siguruar terren optimal zorrës tuaj.
  6. Rritni nivelet e vitaminës D: Hulumtimet kanë treguar se rritja e niveleve të vitaminës D mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes nga të gjitha shkaqet. Ekspozimi i saktë ndaj diellit është mënyra ideale për ta arritur këtë.
  7. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur kimikatet, toksinat dhe ndotësit: Kjo përfshin pastruesit toksik shtëpiake, sapunët, produktet higjienike personale, freskuesit e ajrit, spërkatësit e insekteve, pesticidet dhe insekticidet; dhe i zëvendësoni ato me alternativa jo-toksike.
  8. Bëni gjum të mjaftueshëm dhe cilësor: Fjetja vazhdimisht vetëm disa orë gjumë, mund të pengojë metabolizmin dhe prodhimin e hormoneve në një mënyrë që është e ngjashme me efektet e plakjes dhe fazat e para të diabetit. Humbja kronike e gjumit mund të përshpejtojë fillimin, apo rritjen e kushteve të lidhura me moshën, si diabeti tipi 2, presioni i lartë i gjakut, trashja, dhe humbja e kujtesës.